Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/
Nëse dishroni me pa një popull pa t’ ardhme, “shkatrroni shkollat”(F.R.)/
Nga Fritz RADOVANI: Pjesa II/
Nga ky dokument i botuem nga anadollaku “ dr. prof.” Jup Kastrati “Parathanje” e librit të Rakip Beqaj: “Veprimtaria Antikombëtare e Klerit Katolik Shqiptar”, kam besimin se, do të bindeni sesi merreshin tituj e grada shkencore në institucionet përkatëse të Shqipnisë. Titulli i këtij shkrimi (me një modifikim të vogël, nder kllapa), asht marrë nga një pasues i tij, Gjovalin Shkurtaj. …Edhe ky i “konvertuem akademik” ndër arkivat e “shokut” Rakip Beqaj.
PARATHANJE
Vepra e shokut Rakip Beqja, “Veprimtaria antikombëtare e klerit katolik shqiptar”, asht e para e kësaj fare, që po botohet në vendin tone. Libri ka randësi politike, ideologjike dhe shkencore. Ky botim që po del me rastin e 25- vjetorit të çlirimit të Atdheut, asht rezultat gjurmimesh dhe hulumtimesh, prej disa vjetësh, nga ana e auktorit. Përpara se të merrte këtë formë që ka sot, vepra u paraqit si punim diplome në Fakultetin e historisë së USHT me 1964. Gjatë kësaj kohë, u përpunue fillim e mbarim, tue iu largue karakterit shkollor, që kishte në variantin e parë. Në këtë mënyrë iu dha trajtesa e një studimi shkencor me karakter monografik. Punimi asht konceptue drejt, tue u nda në katër kapituj kryesorë.
Në kapitullin e parë, auktori e ka pa të arësyeshme të flasë për kushtet historike e shoqënore të lindjes së kristianizmit dhe për futjen e përhapjen e tij në Shqipni. Në disa paragrafë, auktori ban fjalë edhe për fenë, shikue në dritën e shkencës marksiste-leniniste, për shtetin e Vatikanit, për kishën katolike dhe kapitalet e saj. Kjo hymje ishte e nevojëshme për të kuptue rranjët e thella historike të fesë katolike, e cila, në vendin tone, gjithëmonë “ka qenë ideologji e pushtuesve romakë, italianë dhe austriakë” siç na mëson shoku Enver. Kisha katolike ka veprue, gjithëherë, si shtypëse e çdo lëvizjeje përparimtare, demokratike, popullore. Ajo ka qenë vazhdimisht kundër mendimit të lirë. Ajo ka mbetë gjatë gjithë ekzistencës së saj, në pozita antikombëtare dhe reaksionare. Auktori, me anë dokumentash dhe faktesh të pamohueshme, ka arritë të zbulojë degjenerimin dhe korrupsionin e klerit. Në fund të kapitullit të parë, hartuesi i monografisë ban një përgjithësim me randësi, në lidhje me kishën katolike shqiptare, tue na tregue se ajo, në çdo kohë ka qenë e predispozueme dhe e gatëshme të përdorë pozitën e vet politike për qellime të këqia, tradhëtare në shërbim të të huejvet, kundër interesave të Atdheut tonë.
Në kapitullin e dytë, auktori, mbasi shqyrton gjëndjen e Shqipnisë në pragun e pushtimit nga Italia fashiste si dhe gjendjen ndërkombëtare në pragun e shpërthimit të luftës së dytë botnore, ndalohet tek roli i shtetit të Vatikanit. Në mënyrë të veçantë ai sjell fakte konkrete, që dëshmojnë se si krenët e klerit katolik shqiptar kanë qenë gjithmonë në shërbim të të huejvet; kështu p.sh., nga 1870 deri në mbarimin e luftës së parë botnore u shërbyen austro-hungarezëve; gjatë periudhës 1919-1943 qenë në shërbim të italianëve; kurse, nga shtatori 1943 deri në çlirimin e Shqipnisë, 29 nandor 1944, qenë të lidhun kambë e krye me gjermanët nazistë. Këto lidhje me të huejtë siç e spjegon bukur autori rrjedhin, së pari, nga fakti se këta agjentë të Vatikanit në Shqipni, gjithëherë, kanë përmbushë detyrat, që u ka ngarkue ai; së dyti, sepse kleri katolik shqiptar ka pasë kurdoherë, të njejta qellime politike dhe ideologjike me pushtuesit e huej. Fondet e ndryshme, që u derdhën në vendin tonë nga Austro-Hungaria dhe Italia fashiste për të mbajtë gjallë institucionet fetare sollën si rrjedhim, nënshtrimin pa kushte të klerit katolik ndaj pushtuesve imperialistë. Ma anë dokumentash arkivale, autori i veprës tregon qartë dhe në mënyrë bindëse se si kleri katolik shqiptar punoi për pregatitjen e pushtimit të Shqipnisë nga Italia fashiste. Për të parën herë në botimet tona shkencore i bahet e njohun publikut të gjanë veprimtaria antikombëtare dhe reaksionare e njanës nga organizatat e klerit katolik shqiptar, pra “Veprimit Katolik” (Aksionit Katolik).
Në kapitullin e tretë auktori flet për pushtimin e Shqipnisë nga Italia fashiste dhe për bashkëpunimin e klerit katolik shqiptar me pushtuesit. Krerët e klerit katolik së bashku me tradhëtarët e tjerë të vendit sanksionuen humbjen e pavarësisë së Shqipnisë. Me anë dokumentash të panjohun ose pak të njohun, auktori tregon veprimtarinë tradhëtare të klerit katolik gjatë hovit të ri të Luftës Nacinal – Çlirimtare. “Kur Shqipëria lëngonte nënë thundrën e fashizmit gjakatar dhe populli luftonte për t’u çliruar, – shkruen shoku Enver – këta klerikë kryesorë katolikë muarrë flamurin e antishqiptarizmës dhe u treguan shumë aktivë në luftën kundër popullit shqiptar. Ata muarrë pozita të rëndësishme politike nën fashizmin dhe me egërsinë më të madhe u hodhën në luftë kundër popullit. (1)
Në kapitullin e katërt, auktori studion pushtimin e Shqipnisë nga trupat gjermane dhe bashkëpunimin e klerit katolik me pushtuesit nazistë. Përmes së dhanash së shumta flitet për forcimin dhe zgjanimin e Luftës Nacional – Çlirimtare gjatë vitit 1944, për disfatën e reaksionit të mbrendëshëm dhe të klerit katolik, për luftën e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare për çlirimin e plotë të Shqipnisë si dhe për veprimtarinë antikombëtare të klerit katolik në këtë periudhë.
Në këtë mënyrë mbyllet libri i parë i kësaj monografie. Për veprimtarinë reaksionare dhe antikombëtare të klerit katolik mbas çlirimit të Shqipnisë, gjatë pushtetit popullor, auktori do të hedhë në shtyp, së shpejti, librin e dytë.
Tue e rrokë me një vështrim vëllimin e parë, të bijnë në sy një seri veçorishë pozitive të këtij libri. Karakteristikë e përgjithëshme e veprës që kemi në dorë, asht çfrytëzimi i një literature të gjanë, tue fillue nga veprat e klasikëvet të marksizëm – leninizmit, tue vazhdue me materialet historike të Partisë së Punës së Shqipnisë si dhe raportet dhe fjalimet programatike të shokut Enver. Hartuesi i këtij studimi asht mbështetë mbi burime të shumta dhe të ndyshme; së pari, burime arkivale të panjohuna deri më sot dhe të pabotueme, të cilat ruhen në Arkivin Qendror të Shtetit – Tiranë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme – Tiranë; së dyti, në libra, broshura, revista, gazeta, buletine, të botuem, në mënyrë të veçantë në artikuj të shtypit periodik të vetë klerit katolik; së treti, në organet reaksionare, që botohen jashtë shtetit nga tradhëtarët e vendit tonë. Tue u mbështetë në këtë bibliografi të gjanë, auktori ka ditë të interpretojë drejt ngjarjet dhe fenomenet, ka arritë të zbulojë rranjët e vjetra dhe të reja të veprimtarisë antikombëtare dhe reaksionare të klerit katolik. Mbi bazën e një dokumentacioni të shumtë ka ba analizën e faktevet, ka nxjerrë konkluzionet e duhuna logjike, ka sqarue mjaft çështje të panjohuna nga publiku i gjanë. Në këtë drejtim, ai i ka sjellë një shërbim të vyer historisë së Shqipnisë. Mbasi përfundon së lexuemi veprën, lexuesi e mpreh edhe ma shumë vigjilencën e vet revolucionare. Këndej del edhe ana edukative e veprës. Ngjarjet e ndryshme politike, auktori i ka shikue me objektivitet, tue u mbështetë në partishmërinë proletare.
Një meritë tjetër e veprës qëndron në faktin se ajo nis një luftë të hapët me historiografinë borgjeze shqiptare. Auktori i ka ikë me mjeshtri trajtimit në mënyrë të përgjithëshme të fenomeneve të ndryshme. Çështjeve nuk i ka qëndrue në sipërfaqe, por i ka thellue. Tue pasë për bazë ’’metodologjinë marksiste-leniniste, tue u mbështetë në metodën e materializmit dialektik dhe historik, auktori ka dërmue njëherë e përgjithmonë mitin e “patriotizmit” të klerit katolik, ka rrëzue tezat e absolutizueme nga disa historianë klerikë, në lidhje me të ashtuquejturën “veprimtari kombëtare” të klerit katolik. Si rrjedhim, Rakip Beqja e ka shikue me sy kritik historiografinë klerikale të Shkodrës dhe asht ngritë me guxim kundër saj. Ka mbajtë qëndrim të patundun, të premë dhe parimor ndaj disa figurave klerikale, që në historinë e letërsisë shqipe janë quejtë “kontradiktorë” ose “kompleksë”, si, bie fjala, shkrimtarit reaksionar Fishta.
Ky asht një qëndrim aktiv i studiuesit, i cili nuk asht vetëm hetues, gjurmues, përshkrues dhe regjistrues i faktit, por edhe interpretues i drejtë dhe i palëkundun i fenomenit.
Një tjetër veçori e veprës asht fakti se auktori ka vu, në radhë të parë, atë që asht kombëtare mbi atë krahinore. Ai mban qëndrim kritik ndaj konservatorizmit, partikularizmit, regjonalizmit dhe ndaj çdo çfaqjeje regresive të së kaluemes. Vepra tingëllon si një thupër e fortë ndaj auktorëve të historisë kishtare shqiptare, që kishin idealizue dhe ba “idhuj të paprekshëm” disa krenë të klerit katolik. Vepra, që nga kreu e deri në fund, shquhet për frymën e thellë klasore.
Në vepër ndeshën dy botë: e reja me të vjetrën, rryma përparimtare me atë që asht reaksionare, fetare, prapanike, anakronike. Në njenën anë, një vijë e kuqe spikatë në mbarë veprën: asht rruga e atdhetarëvet të vërtetë, rryma e partisë, e komunistëve, e Luftës Nacional-Çlirimtare. Kjo ka të ardhëmen përpara, i përket së resë, asaj që asht përparimtare, progresive, demokratike, popullore; prandaj triumfon mbi të vjetrën. Nga ana tjetër, një vijë e zezë bie në sy në veprimtarinë e klerit katolik shqiptar: asht vazhda e tradhëtisë, e falsitetit, e demagogjisë, vija e reaksionit ma të tërbuem, e antishqiptarizmit, e asaj që asht regresive, e mykun, e dalun boje; prandaj asht e destinueme të vdesë.
Asht siç provohet mjaft mirë në vepër, baza politike, ekonomike dhe ideologjike e klerit katolik në Shqipni ka qenë, gjithmonë, e huej për botën shqiptare. Tue iu referue materialeve të botueme nga vetë kleri, po sjellim këtë të dhanë historike, që dëshmon qartë se, pothuej, të gjithë misionarët, organizatorët dhe krenët e klerit katolik në Shqipni në shekujt e kaluar kanë qenë me kombësi të huej. Mjafton t’u hedhim një sy françeskanëve dhe jezuitëve, tue mos u ndalue tek benediktinët e domenikanët.
Historikisht dëshmohet që në vitin 1248 Urdhëni françeskan filloi me u vendosë në Shqipni, me zgjedhjen e françeskanit Giovanni de Plano Carpini arqipeshkëv i Tivarit. (2) Ky prelat bani me ardhë në Shqipni françeskanët dhe domenikanët, tue zevendsue , kështu, benediktinët, të cilët, që nga kjo kohë, kishin fillue me braktisë manastirët e tyne. Në veprën “Schizzo Storico sull’opera dei Franceskani in Albania”, asht dhanë lista e françeskanëve, që u zgjodhën peshkopë ndër dioqeze të ndryshme, (3) Kështu, p.sh., në arkidioqezin e Tivarit dhe të Durrësit, në dioqezin e Shkodrës, Lezhës, Sapës, Pultit, Krujës, Sh’Shtjefnit (në Mat), Arbërit, Shazit, Bardhecit, Drishtit, Ulqinit, Shurdhahit, Sapës e Sardës, d.m.th. ndër dy arkidioqezë dhe trembdhjet dioqezë janë të regjistruem rreth 80 peshkopë të huej. Çdo njeni nga këta ipeshkvij ka sjellë në vendin tonë frymën e nënshtrimit ndaj politikës austriake dhe italiane. Me një ideollogji të tillë u rritën dhe u edukuen edhe klerikët katolikë vendas.
Në kete temë historike, janë kapur ato periudha që për rëndësinë e tyre në saje të një studimi, analize e sinteze të thellë të ngjarjeve e fakteve mbi klerin katolik shqiptar, jepet qartë figura reaksionare, antikombëtare e atyre veladonezezëve, që për shekuj duke qenë përfaqësuesit e pushtetit shpirtëror të njerëzve, kanë luajtur ashtu siç thotë autori vetëm rol merimangash në vendin tonë, në endjen e atyre fijeve të njohura të errësirës mesjetare.
Vepra duke qenë një sintezë e konfliktit të ashpër klasor të shkallës kombëtare e ndërkombëtare, lot një rol të rëndësishëm për studime shkencore në fushën e historisë së vendit tonë dhe ka një vlerë të madhe për edukimin revolucionar të masave punonjëse.
Jup Kastrati
1. ENVER HOXHA: Fjalime të mbajtura para popullit të Shkodrës, Mirditës, Leshit, Milotit, Mamurasit, Urës së Zezë, (15 Shtator 1949) N.SH.B.Sh. Tiranë, 1949, faqe 14.
2. Schizzo Storico sull’opera del Francescani in Albania (pró manuscripo). Scutari, Tipografia Francescana. 1930, faqe…
3. Po aty, në faqe 16 – 21.
Tiranë, 1969.
Shenim nga FR: Materiali “Parathanje” asht botue i plotë dhe pa asnjë ndryshim nga origjinali. Bashkpuntori i sigurimit i “shokut” Rakip Beqaj, Jup Kastrati, që në vitin 1967 me “Revolucioni Kultural”, si njeri i besimit i ideatorit tē “Muzeut Ateist” Ramiz Alia, ishte i ngarkuem edhe me detyren e “Kryetarit tē Komisionit të Pērzgjedhjes së Leteraturēs Fetare Kishtare”. (Vazhdon…)
Melbourne, 2014.
shqypjet dardani says
Dr Jup Kastrati, ka qenë një ndër kolosët dhe historikët e letërsisë shqype më të mirë në Shqypni. Ai u dallua, menjëherë pas demokracisë, i cili mblodhi gati të gjitha punimet e Faik Konicës dhe të tjera. Po t’i lejonte jeta më e gjatë do të bënte edhe shumë punë të tjera në të mirë të letërsisë tonë kombëtare. Vitet e monoizmit, të lutem mos i përmend, se për një fije kashte, zhdukej nga kjo botë. Ti i di mirë edhe më mirë sepse ke lindur në Shkoder.
sami repishti, USA says
Fritz
Kam ndigjue per veprimtarine e Jup Kastratit, por kam lexue pak. Kjo parathanje me jep nji id e edhe ma te qarte per personalitetin e tij te shtrembnuem te cilin ai e ruejti edhe mbas shembjes se komunizmit ne Shqiperi.
E kam njohe mire Jup Kastratin dhe asnji here nuk me ka terheqe qofte si shok shkodran, qofte per qendrimet e tia politike. I korruptuem nga perkedheljet e PPSH, i paguem mire per sherbime, i llastuem me privilegjet qe i kane dhane. ai ka pnue( edhe shume!) me sherbye padronin e tij pa asnji bremje ndergjegjje. Megjithate, roli i klerit katolik shqiptar ka qene dhe do te mbete nji faqe e lavdishme ne historine e popullit tone. Koha do ta provoje kete.
Sadik Elshani says
Tipike bolsheviko – komuniste. Ata per ato gjera dhe persona qe nuk u pelqejne, gjejne ndonje episod te vecuar e te rralle dhe i pergjithesojne gjerat duke i futur te gjithe ne nje thes. Perse autoret komuniste nuk e shkruan librin: “Roli i klerit katolik ne zhvilimin e gjuhes, letersise dhe kultures kombetare shqiptare”? Dhe kishin cka te shkruanin: dokumenti i pare ne gjuhen shqipe (Formula e Pagezimit, 1462) eshte shkruar nga nje prift katolik, libri i pare ne gjuhen shqipe (Meshari,1555) eshte shkruar nga nje prift katolik, duke vazhduar me veprat tjera te gjitha te shkruara nga prifterinj katolike. Prifterinj katolike kane qene poetet e mrekullueshem Ndre Mjeda, Ate Gjergj Fishta, etj. Ka patur shume prifterinj katolike qe jane marre me mbledhjen e folklorit, studime gjuhesore, etj.Lista eshte shume e gjate, por po permend vetem disa: Shtjefen Gjecovi, Bernardin Palaj, Lazer Shantoja, vicenc Prenushi e shume te tjere. Disa prej ture diktatura i burgosi, i torturoi dhe i vrau. Prifterinjt katolike zhvilluan edhe shume veprimtari te tjera: botonin libra e revista, kompozonin kenge e pjese orkestrale muzikora. Thene shkurt, per ndihmesen e madhe qe i kane dhene letersise, kultures sone dhe fushave tjera krijuese, ata vendin e kane ne Panteonin e Kombit tone.
Fritz Radovani says
I Nderuem Profesor Sami Rrepishti!
Ju jeni dishmitar okular i Burgut te Kishes se Fretenve.
Aty Ju keni lane ne torture disa vite te Rinise s’ Uej.
Me kete koment qe keni shkrue ketu, per shekuj te shekujve Emni i Juej shume i Nderuem do te mbesin i daltuem nder Gurt e Asaj Rozafe, nen “hijen” e se ciles fituem vetem VIRTYTE!
Ju uroj edhe 100 vjet tjera jete e shndet.
Me shume respekt, Fritz Radovani.
Fritz Radovani says
Falnderim per vlersimin e artikullit nga z. Elshani…
Nuk jane pak ne Bote qe e dijne Historine e Vertete.
Fatkeqesisht jane shume pak ata qe thone te verteten.
Ju falnderoj fort per vlersimin e punes sime, dhe u jam ma mirnjohes per vendosjen me Doren Tuej te Atij brezi te madh Shqiptaresh qe u sakrifikuen per Atdhe, ne vendin ma te nalte te Historise: “PANTEONI I KOMBIT TONE”.
Me shume respekt, Fritz Radovani.
Shkambi says
Zotni Elshani je tuj folë saktë tuj u bazue vetëm në dokumenta e jo në pallavrat e neo-komunistave që asht mbushë plot e për plotë Amerika dhe gjithë ministritë e brendshëm të Europës sidomos asaj Perëndimore. Do të sugjeroja miqsisht që me i permend me tituj fetarë që ishte shkaku i ksaj torture, gjenocidi e deri në ekzekutimi prej tërbimit shpirtnor komunisto.sllave të bandës terroriste të enver-mehmet-kadri-ramiz-hysni-spiro koleka-spahiu,…….Si të duket ty t’i thrrasin hoxhëve vetëm me emën? Kjo do të ishte e gabueme dhe shum fyese për shërbestarët e nderuem të Xhamive. Mendsia komuniste ushqehu ndjenjën e mosrespektit ndaj meshtarve tuj i thirrë me emën sikur të ishin njerëz që nuk e perfaqsojnë institucionin e besimit fetar.
Ju kujtoj se diktatura dhe bijtë e tyne edhe sot i thrrasin pa tituj të thjesht At apo Meshtar. Ndërsa njerzve që i shërbyen dhe po vazhdojnë t’i sherbejnë propogandes antishqiptare komuniste duke i quejtë profesora dhe akademikë thirren me tituj profesora, doktora e akademikë edhe sot. Pse për klerikët katolikë perdoret standarti i kulturës komuniste duke i thirrun me emën. Ju bani si të doni, por do sugjeroja që në nderin tand do ishte si gja ma të vogël e njerzore t’i permendësh me fjalët At ose Don ose edhe meshtarë. Ju lutem më nirkuptoni.
Sadik Elshani says
Komentuesi Shkambi,
Per ata emra qe i permenda ne komentin tim dhe shume te tjere qe nuk i kam permendur, kam respektin me te madh. Gjithmone kur shkruaj per Ate Gjergj Fishten, shkruaj sic e shkrova tani. Kete e bej edhe per te tjeret. Komentin ne fjale e kam shkruar heret ne mengjes, kur isha duke u bere gati per te shkuar ne pune, keshtu qe nuk kam patur kohe te mendoj per keto gjera. Nga permbajtja e komentit tim shihen qarte pikepamjet e mia kombetare dhe respekti per emrat e permendur. Mos u shqetesoni, thjesht eshte nje pakujdesi e imja ne rrethanat qe pershkrova me lart dhe asgje tjeter. Keshilla e juaj eshte me vend dhe e pranoj si te tille. Besoj se u sqaruam mire. Te gazeta “Panorama” e kam bere nje koment per Reshat Arbanen dhe ne nje fjali eshte e shkruar, Ate Gjergj Fishta.Per mua, pervec shqiptarizmit, cdo ideologji tjeter eshte e huaj. Pershendetje vellazerore!