Sporti shqiptar në festë. Një fitore e jashtëzakonshme e boksierit shqiptar Jurgen Uldedaj në mbrojtje të titullit IBF International, kundër Edin Puhalo me 24 fitore dhe nr. 10 në WBA. Boksieri Uldedaj dhuroi mbrëmë emocione të jashtëzakonshme me përformancën e tij të lartë. Me këtë fitore spektakolare Jurgen Uldedaj është i rankuar në 15 më të mirët e 4 Federatave Kryesore të boksit profesionit WBA, WBO, WBC dhe IBF, duke u bërë shqiptari i parë me këtë rezultat në historin e boksit profesionist. Jurgen Uldedaj, ka lindur në qytetin e Lezhës më 26 gusht 1997. Gjatësia: 1.87 m dhe pesha aktuale: 92 kg. Deri më tani, Jurgeni ka dëshmuar veten si një kampion i madh, duke fituar tituj të rëndësishëm si:
1) Kampion i Europës në kategorinë WBO.
2) Kampion i Rinisë Botërore në WBC.
3) Kampion i Gjermanisë në boks profesionist.
Kjo fitore spektakolare e arritur në raundin e dytë kundër boksierit profesionist, Edin Puhalo, e çon Jurgenin drejt titullit IBF International.(P.Zefi).