Presidenti Bujar Nishani ka dekoruar në Çikago Jusuf Azemin me titullin ,,Nderi i Kombit,,/
Nga Skënder Karaçica/ Një nga personalitetet kombëtare ,i cili me gjithë qenien e tij shpirtërore,morale,politike dhe financiare në SHBA ia kushtoi kauzës shqiptare të Ballkan dhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,pa dyshim është edhe Hafëz Jusuf Azemi.Vendosja e atdhedashësve shqiptarë nëpër vendet e ndryshme të botës dhe në SHBA,nuk ndikoi në ndryshimin e bindjeve politike dhe kombëtare,ata në rrethanat e reja dhe sipas konventave të aprovuara në organizatat ndërkombëtare,të bazuara në të drejtat universale të lirive dhe të drejtave të njeriut,vazhduan aktivitetin e tyre kombëtar dhe politik në institucionet ndërkombëtare dhe në Senat dhe Kongres në Uashington,për afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare dhe të Kosovës.