KA NDËRRUAR JETË VETERANI I GJEODEZISË SË KOSOVËS GJEKË SINISHTAJ NË NEW YORK, Më 18 Maj, 2015/
Sot Shqiptarët janë më të varfër për një expert të shquar të Gjeodezisë, pa nje koleg të çmuar, pa nje prind, shok dhe mik, pa Gjeke Sinishtën, i cili papritmas ndërroi jetë në New York. Gjeka rrjedh nga një familje bujare e Këshevës së Malësis sëTuzit. Ky është i vetmi Shqiptar që muar titullin e inxhinierit të diplomuar te Gjeodezisë në Universitetin e Beogradit. Ishte drejtori i parë Shqiptar i cili drejtoi më sukses ish Drejtorinë Komunale te Gjeodezisë dhe Kadastrin të Prishtinës për dy mandate, deri në vittin1984, kur u emërua zavendës drejtor në ish Drejtorin Gjeodete të Kosovës ne te cilën punoi gjerë ne okupomin serb, ne Vitin 1990. Kontributi i Gjekës në leminë e Gjeodezisë është I njohur duke filluar, me aplikimin e gjuhës shqipe në planet, regjistrat, dhe dokumentacionin zyrtar, përmirsimin e struktures kadrovike te drejtorise më ekspertet shqiptar, që në at kohë ishin deficit, me perkushtim në edukimin e brezave te rinjë, dhe ngitje profesionale te gjeodetëve. Më dinjitet rezistoi presionin e përditëshem te politikës hegjemoniste serbomadhe, në tentimin e dhunimit te kulturës dhe te historisë Shqiptare. Nuk lejoi qe Serbija plani perfidë I Serbisë të realizohej ne ndryshimin e toponimet shqipe, në plane, harta dhe evidenca tjera kadastrale.
Gjeka ne Kosovë gëzonte respekt, kishte autoritet, ishte i dashur, gëzohej kur e e quanin Malsor, ishte i dashur per Kosovar, mburrej me trimërin dhe veprat e trimit Ded Gjon Luli, Herojin e Kombit, nga Malësia e Madhe. Ne New York jetoi në dy dekadat e fundit, dhe ishte mjaft aktiv në jetësimin e kauzës Shqiptare. Për shumë shqiptar të cilët patën rast ta takojn Gjekën, ngadhënjyan mbi shumë veshtirësi që kishin, besim e mbi të gjitha.
Gjeka sa jetoj ishte model për një shqiptar, se te jete shok e veqanërisht prind i rall, që shkolloj te tre fëmijet, deri ne titujt me te lart ate “phd”.
Ne do ta kujtojn personalitetin dhe shembëlltyrën e Gjekës si një model të rrallë.
Në amëshim!
Hasan Berisha, Californi
Marjan Cubi says
Gjeka ishte nje personalitet I shquar, shume I matur dhe tradicional. Pushofte ne paqe dhe Zoti e bekofte shpirtin e tije . Familjes se Gjeke Sinishtaj I shprehim ngushllimet me te thella nga zemra.
Xhafer Nushi says
Gjeka ishte nje burr, qe veshtir takohet!
Ishte I sinqert dhe i respektuar.
Ngushllime familjes dhe farefisit!
Xhafer Nushi says
I respektuar, I matur,dhe mikeprites I madh ishte Gjeka!
I qofte dheu I lehte,
Ngushllime familjes Sinishtaj dhe farefisit!
Zoti e bekofte!
Mark K. Shkreli says
Gjeken pata fatin ta njoh vetem ketu ne New York. Megjithate, ai la nje pershtypje te mire ne mua dhe tere komunitetin. Bashkeshortes dhe femijeve te tij ju shprehe ngushllimet me te sinqerta. Gjeka paste drite ne amshim.
Sabri Zylfiu says
Lajmin e hidhur per vdekjn e kolegut tone shume te rrespektuar e perjetuam shume rend.
Gjeka ishte Drejtori im I pare nga Drejtorija per Kadaster dhe Gjeodezi e Prishtines.
Ne mandatin e tije kemi ardhe nje numer I madhe I kolegve ne Kadastrin e Prishines qe ishte nje kontribut shume I madhe ne shqiperimin e Kadastri te Prishtines.
Me Gjeken punova edhe ne edukimin e gjeneratave te reja ne ish SHMT “Miladin Popoviq” ne Prishtine ne vitin 1981/1982 ku edhe isha shume I privilegjuar qe pata rast aty te njihem per here te pare me te cmuarin koleg.
Kjo eshte nje humbje se pari per famijen e tije dhe per te gjithe ne qe punuam dhe rrugetuam se bshku ne profesionin e cmuar te Gjeodezise.
Kujtimi per Gjeken do te jete I perjetshem.