Funerali te Premten e ardhshme duke nise nga Ora 10 am ne adresen:Gallagher Funeral Home
31 Arch Street/
Greenich, CT CT.06830/
Tel i Funeralit: 203-869-1513/
….Redaksia e Diellit njofton bashkatdhetarët se ka ndërruar jetë veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, ish kryetar i degës se VATRES së Nju Jorkut, dr. Selahedin Velaj. Z. Velaj është një ndër shqiptarët nacionalist që u largua nga Shqipëria fare i ri, pas Luftës së II Botërore. Familja e tij nga Kanina e Vlorës kaloi kalvarin e burgjeve komuniste.
Fillimisht z. Velaj kaloi në kampet e refugjatëve në Itali dhe më pas erdhi në SHBA. Gjatë të gjithë jetës ai ishte një shembull i vyer për bashkadhetarët, si pikë orientimi për t’i shërbyer cështjes kombëtare. Në Amerikë ai u lidh ngushtë me Federatën Vatra dhe ishte jo vetëm pjesmarrës por edhe organizator dhe udhëheqës i veprimtarive të Vatrës, kryesisht të degës së Nju Jorkut, ndër më aktivet e Federatës.
Selahedin Velaj ishte një ndër pjestarët e delegacionit të Vatrës, që vendosi ura komunikimi mes arëbëreshve të Italisë dhe Shqiptarëve të Amerikës. Më 1968 ai së bashku me kryetarin e Vatrës Peter Chiko, Anthony Athanas, dr. Hamdi Uruci dhe të tjerë ishin të ftuarit e vëllezërve të gjakut, arbëreshëve të Italisë me rastin e vendosjes së bustit të heroit Kombëtar në 500 vjetorin e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbe në Romë, veprimtari që shënoi dhe lidhjet mes dy diasporave.
Një vit më pas , nëntor 1969, me rastin e 60 vjetorit të Gazetës Dielli, organ i Vatrës, dr. Velaj ishte pjesë e komisionit të festimeve. Është pikërisht kjo ngjarje festive, që shënoi kulmin e bashkëpunimit mes shqiptarëve të Amerikës dhe arbëreshëve. Një delegacion i madh prej arbëreshëve udhëtoi me Al Italian drejt Bostonit me 20 nëntor 1969, ku për ditë te tëra u zhvilluan veprimtari të përbashkëta, si në Katedralen e Shën Gjergjit, tek vendvarrimi i Fan S Nolit dhe Faik Konicës, Pier Four i famshem i Antoni Athanas,e deri tek veprimtaritë e kulmore të Nju Jorkut, ku përvec një seminari shkencor historik, u oroganizuan edhe ekspozita piktures me dy korifejtë e pikturës shqiptare, Ibrahim Kodra e Lin Delia, një paradë fanatastike e shqiptarëve të Amerikës dhe arbëreshëve, ku ranë në sy veshjet e bukura arbëreshe dhe të trevave shqiptare, paradë që nisi nga Rockfeler Center deri Katedralen e famshme të St Patrikut, veprimtaritë e përbashkëta fetare në Katedrale, dhe finalja u shënua me darkën përmbyllse, ku morën pjesë më shumë se 1000 vetë. Meritë në këtë veprimtari kishte edhe dr. Selahedin Velaj, që ishte pjesë e delegacionit.
Dr. Velaj njihet edhe për aktet e veta të bamirësisë si dhe përkrahjen që u ka dhënë shqiptarëve në nevojë apo përkrahjen që i ka dhënë brezi të tri. Ai ishte pjesë e shumë veprimtarive kulturore kombëtare mes shqiptarve.Ikja nga kjo jetë e dr. Selahedin Velaj është një humbje jo vetëm për bashkshorten e tij dhe djalin, por për të gjithë shqiptarët.
Lamtumirë dr. Selahedin Velaj!
Funerali te Premten e ardhshme duke nise nga Ora 10 am ne adresen:Gallagher Funeral Home 31 Arch Street/ Greenich, CT CT.06830/ Tel i Funeralit: 203-869-1513/ –
(D Greca- Gazeta Dielli)
Humbje e madhe per familjen dhe bashkesine shqiptaro – amerikane. Ngushellime familjes dhe gjithe miqve!
Humbje shume e madhe jo vetem e familjes Velaj por e gjithe Diaspores Shqiptare ketu ne Amerike. Dr.Selahedin Velaj ishte nje figure shume evecante Atdhetare. Megjithese ishte larguar prej mbi 70 vjetesh nga Shqiperia e fliste Shkelqyeshem Gjuhen eNenes Shqiperi, si asnje tjeter .AI, ME THJESHTESI TE MADHE KA NDIHMUAR DIASPOREN SHQIPTARE DHE NDERIN SHQIPTAR SI ASNJE TJETER!!
Dr.S.VELAJ ishte SHMEBULL I SHQIPTARIZMES SE VERTETE
NGUSHELLIME FAMILJES SE NDERUAR VELAJ!
U PREHTE NE PAQE SHPIRTI I ATDHETARIT Dr.SELAHUDIN VELAJ!
Kam pasur leter-kembim me z. Velaj . Zemra e tij ishte e mbushur me atdhedashuri te pa shoqe dhe te paster . Shkruante shume bukur dhe dinte te zgjithte tema sensibilizuse . Eshte I pa perseritshem , per lidhjen me nje shkencetar japonez , per Kanunin shqiptar . Kete bashkepunim do ta vecoja si nje nder veprimtarite me te rendesishme te Velaj . Qofte I pa harruar . Ngushullime familjes ! Illo Foto
Familjes Velaj, Greenwich, CT
Ngushellimet tona ma te thella per humbjen e mikut tone familjar, dhe aktivistit anti-komunist Dr. Selaudin Velaj.
I perjeteshem qofte kujtimi i tij!
Diana e Sami Repishti
Me hidherim te madh edhe me lote ne sy,morem vesh sot humbjen e Dr Selahedin Velaj, Mikun e familjes tone,patriotin me Te madh vlonjat,qe ka bere kaq Shume per komunitetin shqipetaret jashte atdheut.
Ne emer te organizates MOTRAT Qiriazi,and ne emrin Tim personal, I Dergojme familjes, Ngushillimet tona me te perzemerta.
Dr Velej,do mbjetet ne zemrat tona per gjithmone.
Doktoresha Anna Kohen edhe Bordi I organizates Aawo.Motrat Qiriazi.
We are profoundly saddened to learn of the repose of Dr. Selahedin Velaj, an energetic and tireless contributor to all worthy endeavors of the Albanian community, both here and abroad. His affable demeanor, ready smile and compassionate nature won many friends for Albania, due in large measure to his ecumenical conscience and inherent skills in advocacy for the most pressing issues of our people. May his memory ever be eternal.
Ndarja nga jeta e mikut t’one Selahedin Velaj eshte humje e rende per familjen dhe gjith komunitetin Shqiptar ne
Amerike.
Ngushllimet t’ona me te dhimeshme familjes se nderuar Velaj, gjith miqve dhe te afermve ketu, dhe ne Atdhe,
Miliana dhe Tonin Mirakaj
Ngushellimet ma te thekshme familjes, te afermeve dhe te gjithe miqve, shokeve e te njohunve per vdekjen e Dr. Selahedin Velajt, nje nga veprimtaret ma aktiv te bashkesise sone.
Po permend vetem nje fakt: Ne v. 2005, I ftuem prej studiuesit japonez Kazuhiko Yamamoto, ( I pari studiues aziatik i Kanunit tone,qe argumentoi ne menyre bindese se struktura etiko-morale e Kanunit I takon nje shoqerie pa shtet . Gjithashtu, shtroi hipotezen se kjo mund te jete faza fillestare e ketij problemi ne historine e shoqerise njerezore), shkoi ne Tokio dhe ne nji auditor te nji Universiteti , I veshun me rroba kombetare, shtroi problemin e Kosoves.
I perjetshem qofte kujtimi I tij!
This is very, very sad news. It is heart-breaking to hear that my best friend Dr. Selahedin Velaj passed away. He was the great patriot who loved Albania and the Albanian people, and dedicated himself for the Albanian people. I am watching video in which he appears. It deepens my sadness and augments the sense of loss in my mind. I wish his soul rests in peace. I send my deepest condolence to his wife Rina, his son, his grand children and his daughter-in-law, and the Albanian people. I met him for the first time in 1999 in New York when my friend Gjeke Gjonlekaj organized a conference commemorating the 70th anniversary of the assassination of Father Shtjefen Gjecovi.
In late evening on 23rd of October, 1999, he drove me and my wife to the hotel which was 25 miles far from New York while drunk and joking. He always joked. He was such marvelous, intelligent, nice guy. He was like my tutor and father in USA. I may not be able to heal the sense of loss for all my life.
Sot u nga jeta njeri nder personalitetet me te randesishme te komunitetit shqiptare te New York-ut, veprimtari nacionalist dhe atdhetari i paluhatur i Çeshtjes Kombtare Dr Selaudin Vela.
Ngushellimet me te thella familjes
I perjetsheshem qofte kujtimi i tij!
Vdekja e Dr. Selahedin Velaj varfron jo vetem familjen
Velaj por tere komunitetin tone.
I pa harruashem qofte kujtimi i tij!
Gani Perolli
Sa e dhimbeshme! E mesova shume vone. Fola me Dr.Velaj te enjten e kaluar. Nga zeri i tij kuptova se nuk do ta shikoj me. Ende nuk e besoj, por nga nje here e verteta shkon pertej imagjinates.
Dr.Velaj ka shkuar, ne ruajme dhe ushqejme kujtimet e tij, ai qendron me ne, me i fuqishem, dhe me prezent se nje i gjalle. Jeta eshte e kendshme. Vdekja eshte paqesore. Ky eshte tranzicioni i mundimshem.
Vdekja le nje dhimbje qe askush nuk mund ta sheroje, respekti dhe mirenjohja lene nje kujtim qe askush nuk mund ta vjedhe.
R.I.P !
This is very, very sad news. It is heart-breaking to hear that my best friend Dr. Selahedin Velaj passed away. He was the great patriot who loved Albania and the Albanian people, and dedicated himself for the Albanian people. I am watching video in which he appears. It deepens my sadness and augments the sense of loss in my mind. I wish his soul rests in peace. I send my deepest condolence to his wife Rina, his son, his grand children, his daughter-in-law, and the Albanian people. I met him for the first time in 1999 in New York when my friend Gjeke Gjonlekaj organized a conference commemorating the 70th anniversary of the assassination of Father Shtjefen Gjecovi. In late evening on 23rd of October, 1999, he drove me and my wife to the hotel which was 25 miles far from New York while drunk and joking. He always joked. He was such marvelous, intelligent, nice guy. He was like my tutor and father in USA. I may not be able to heal the sense of loss for all my life.
Ngushelimet tona ne kete humbje te madhe te Fam. Velaj. Ishte njeri i perkushtuar per Komunitetin dhe i gatshem per gjithcka qe kish lidhje me ceshtjen shqiptare. I qofte i lehte dheu ku shkon te pushoje ne perjetesi!
Me respekt, Fam. Eduard M. Dilo