Nga Astrit Lulshi/
“Diktatura dhe letërsia autentike janë të papajtueshme… Shkrimtari është armiku natyral i diktaturës.” Me 28 janar 1936 – në Gjirokastër lindi Ismail Kadare – fillimisht tërhoqi vëmendjen si poet, por ishin librat në prozë që e bënë të famshëm.
“Tani unë ngjitem lart dhe s’kam asnjë gezim./Këtu ku kam arritur më ftohtë është, më vetmi./E dija këtë, por padurimi i vdekur/Më shtynte të shpejtoj të ky sinor i kotë.” (I.K.)
“Gjenerali i ushtrisë se vdekur” (1963), është romani i tij më i njohur, por edhe libri i tij i parë që arriti audiencën ndërkombëtare. Ndër romanet e tjera të Kadaresë që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë është “Kështjella” (1970), me ngjarje në shekullin e 15-të gjatë rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër osmanëve. E njëjta temë e rezistencës, por në një kontekst politik, rishfaqet tek “Dimri i Madh” (1977), me ngjarjet që pasuan prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.
“Ura me tri harqe” (1978) vendoset në Shqipërinë mesjetare. Veprat e mëvonshme të Kadaresë përfshijnë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981); “Dosja H.” (1990) dhe “Piramida” (1995). Libri “Tri këngë zie për Kosovën” (1999) përbëhet nga tre tregime për një betejë të shekullit të 14-të mes udhëheqësve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane (në Fushë Kosovë). “Lulet e ftohta të marsit” (2000), tregon historinë e një piktori në Shqipërinë pas-komuniste; “Pasardhësi” (2003) shqyrton fatin e një prej pasardhësve imagjinarë të Enver Hoxhës. “Darka e gabuar” (2008) ndjek jetën e dy mjekëve në një seri ngjarjesh të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër në vitin 1943. “Romani Kronikë në gur” (1976), është një libër ku Kadare flet më shumë për fëmijërinë e tij, si dhe për qytetin e vet, Gjirokastër. Tek “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori shqyrton afërsitë mes kulturave shqiptare dhe greke nga antikiteti në kohët moderne. Ndërsa në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” (1991) Kadare shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën shqiptare nga viti 1944 1990. Prej vitesh kandidat për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, banon në Paris, me Tiranën si destinacion kryesor.
Ferhat Ymeri says
Ferhat Ymeri:Eshte vertete nje kenaqesi e rralle dhe nje privilegj i vecante te jemi bashkekohanike te epokes qe po krijoni ne letersine dhe kulturen shqiptare, dhe njekohesisht te jemi deshmitare te suksesit te madh te vepres suaj ne bote.
Na ka vizituar shpesh vepra juaj kur Shqiperia ishte e mbyllur dhe kur shqiptaret ne te dy anet e kufirit po perjetonin naten e gjate te makthit totalitar. Ajo,vepra juaj letrare, me magjine e kulluar te artit te saj, na ushqente shpresen dhe endrren per nje agim te ri te jetes dhe te qyteterimit shqiptar ne gjirin e atij europian.
Tash po na vizitoni dhe ju vete dhe derisa vepra juaj po lulezon fatlumnisht, endrra dhe shpresa e rilindjes se jetes e qyteterimit shqiptar po vonohet. Po duket si nje lindje torturuese me plot dhembje te tmerrshme.
C’mendoni, edhe sa kohe do te zgjasin keto dhembje para se te lind demokracia e mirefillte ne Shqiperi?
A mos po rrezikohen te dyja: jeta e “nenes” dhe e “femijes” qe po lind?
Kadare:
Jo, mendoj se, pavaresisht se Shqiperia ka probleme serioze me demokracine ne kuptimin e saj, gjerat po levizin, ngadale, por po levizin drejt se mires. Kjo nuk eshte merite e politikaneve, njerit apo tjetrit grup politik, kjo merite eshte ne rend te pare e popullit shqiptar i cili po ben presion ne klasen e vet politike qe te rregullohen gjerat. Emancipimi i pupullit shqiptar po ecen. Populli shqiptar eshte mjaft i emancipuar, pavaresisht se ka probleme si te gjithe popujt tjere qe kane dalur nga perandoria komuniste. keto jane probleme te cilat disa here jane te shmangshme e disa here te pashmangshme. Une kam besim se, sidomos pasi te kaloje dhe kjo krize e fundit qe na ka vene ne nje pozite teper te veshtire perpara botes-problemi i shqiptareve ne Maqedoni, te gjitha do te shkojne shume mire. Duhet qe kjo krize te kaloje, qe te mos coje ne nje armiqesim te shqiptareve, e planin e gjere ne Ballkan, me popujt tjere. Do te ishte tragjike! Po luftohet qe shqiptaret te paraqiten si ata qe i vene zjarrin Ballkanit dhe jane armiq te paqes. Kjo eshte nje shpifje e rende te cilen populli shqiptar duhet te dije ta hedhe poshte. ( Fragment nga intervista me shkrimtarin Ismal Kadare, zhvilluar ne Zagreb, me 23 mars, 2001, nga Arian Sharri,ne bashkepunim (permes postimit elektronik) me Ferhat Ymerin, i cili, me kerkese te Arianit, ia dergoi atij tri pyetje per Kadarene.
Intervista e plote (3 faqe) u botua ne periodikun INFORMATORI ne Zagreb, Kroaci.
Gezuar Ditelindjen gjeniut artistik shqiptar e boteror,
z. Ismail Kadare!
Ferhat Ymeri
Kent, Washington