Nga Ndue BACAJ
Hyrje
Prej shekujsh në Malin ,Flamurin apo sot Treven e Hotit (të ndarë në mes kufijeve politik të Shqiperisë dhe Malit Zi ), ekzistojnë toponime , rrënoja dhe vlera qytetrimi , zhvillimi dhe identiteti Iliro- Arbënor… Keto trashigimi historike banoret e sotem të Hotit i “thërrasin” Kala apo Qyteza.. Këto trashigimi ndonse rrënoja vertetojnë historinë e njejtë me trevat e tjera Ilire ,ku qendrat urbane ,qyteza apo qytete (me kalatë apo kështjellat) kishin rol civilizimi , por edhe mbrojtje nga sulmet e armiqve të ndryshem. Është pikrisht kjo aresyeja që shumica e qendrave urbane , kalave apo kështjellave ,ndertoheshin në vende dominante vrojtimi ,si dhe me mundesi rrethimi me mure ,duke zhfrytezuar shpesh edhe shkembinjet apo guret e medhenj natyral …Kjo në pergjithsi realizohej duke ndertuar qendren e banuar në maje apo rrfshnalta të sigurta të Kodrave apo Maleve.. Keto i dokumenton historia e shkruar ,por edhe ajo çfarë trashigohet sot edhe në Malesi të Madhe ,nga vendet ku ishin ndertuar Qytezat-Kala të Marshenjit ,Ballexes (Rrjoll), Potgorës , Klementiana (Vukel ),Dinoshë (Grudë) e tjer.. Është interesant se per Kalanë apo Qytezen e Hotit , është shkruar fare pak ,por perkundrazi në mes banoreve të sotem ruhen prej shekujsh Toponimet , nga të cilat sot ka disa rrenoja muresh, guresh dhe themeli , të cilat vertetojne plotesisht ekzistencen e një qendre urbane ( qyteze) dhe qendre ushtarake (kalaje) me moshë Iliro – Arbënore që kanë “perballuar” baticat e zbaticat e shekujve. Siç dihet trojet e Hotit ,si edhe ato te Malesisë Madhe , kanë qenë vendbanime të rendesishme të fisit Ilir të Labeateve . Teritori Labeat që nga antikiteti ka qenë edhe Udhkeyqi i rrugeve Jug-Veri e Perendim-Lindje, Shkoder – Diokle ( qytet Ilire i shuar ,afer Potgorices se sotme) , Shkoder – Meteon (në Kuçin e sotem nën Malin e Zi , N.B.),dhe Lugina e Cemit në Lindje . Prodhimet e bollëshme , zejet e zhvilluara dhe komunikacioni i favorshem kanë bërë të mundur tregtinë e zgjeruar me fqinjët. Gjithashtu lundrimi per krye liqenit te Shkodres e lumit Buna ka bërë që Labeatia të kenë qenë e lidhur me daljen në detin Adriatik…1.
Të dhëna për kalanë e qytezën e Hotit
Foto nga disa rrënoja të kalasë së Hotit…
Duke parë pozicionin e këtyre ndërtimeve të hershme në Hotit , menjeherë të shkon mendja se keto kanë qenë ngritur pikrisht në një vend që i plotesonte kushtet per të siguruar një pozicion stretegjik mbrojtje të banorëve Ilire të asajë kohe, por edhe të vrojtonte levizjet e rrugeve (toksore e ujore) ,të madhrave , karvaneve dhe ushtrive ,per më në Veri të Ilirisë , per të vijuar rrugen per tu lidhur me Europen e kohes… Organizimi ushtarak i provincës duket qartë pas vitit 395 kur Prevali , bëhet provincë kufitare e Perandorisë dhe sidomos kur ajo gjendet në kufi me shtetin e Gotëve të Lindjes . Më vonë e dëshmon indirekt një leter e Papës Gregori i parë , ku ndërmjet të tjerash permenden edhe persona që janë detyruara të sherbejnë në ushtri . Fortifikimet e kesaj kohe të qytetit të Shkodres ,të Pukes , të Klementianës ,që i permendë Prokopi i Çezaresë , fortifikimi i ri i Shurdhahut (Sardës) dhe fortifikime më të vogla të gjurmuara në Podgorë dhe kalanë e Hotit..2. Në kohen e sundimit të Justinianit ,(shekulli VI mbas lindjes Krishti) ,Iliria ….perjetoi një rigjallrim të tradites antike ,gjë të cilen na e provojnë burimet e shkruara dhe deshmitë arkeologjike . Ka edhe një listë të tërë të keshtjellave të ndertuara e rindertuara nga Justiniani,por ende një pjesë e mirë e tyre është e pa lokalizuar…3. Nga keto rindertime (apo ndertime) ka perfituar edhe Kalaja apo Qyteza e Hotit, e cila pamvaresisht nga madhesia , kishte një pozicion të rendesishem strategjik… Iliret kanë banuar në bashkesi të medha ose të vogla ,në hapsira malore ose fushore ,në qendra Urbane –Qyteza (Çitadela). Fisi Ilir ka qenë i organizuar në bazë të struktures tradicionale – patriarkale ,në të cilen çdo antar pa dallime moshe ,ose gjinie ka qenë i mbrojtur ( ius gentium) me të drejtat fisnore. Per qellime mbrojtje e sigurie Iliret neper kuota e lartësira defanzive ndertonin qytezat e fortifikuara…4. Dy arkeologë austriak, (K. Prashniker dhe A.Shober), mbi njëqindë vite më parë, pasi vizitojnë vendet ku kishin qenë të ndertuara kalaja e qyteza Ilire e Hotit, përshkruajnë vendin , trashigimin historike dhe arkeologjike që konstatojnë, përshkrim të cilin mendova ta citoj: “…Në vazhdim të udhëtimit , vizituam gërmadhat e quajtura Kalaja e Hotit të vendosur mbi një kodër të pjerrët , në pjesën perendimore të ekstremit verior të Liqenit të Hotit….Kodra është 178 m e lartë , ka në pjesën e siperme një rrafsh të rrethuar nga 4 maja: në lindje ruhen gërmadhat e një muri rrethues në formë elipsoidale. Në faqen veriore duken tri kulla katërkëmbëshe me faqe ballore të dalë jasht murit. Nga muri që zbret shpatin lindor qendron ende në këmbë një trakt i madh rreth 100 m larg. Muret e ruajtura në lartësi kanë faqe të brendëshme dhe të jashtme të punuara me gurë të gdhendur dhe të lidhur me shtresë të trashë llaçi, ndersa hapsira në mes faqeve është mbushur me gurë të vegjël të thyer….Ndersa rruga e re automobilistike kalon nga Hani i Hotit pergjatë bregut të liqenit nëpër Bozhaj deri në Nënhelm, rruga e vjetër e karvaneve ndjek linjën më të shkurtër dhe kalon nga Kalaja e Hotit përgjatë rrafashnaltës së quajtur Drume…. Në bregun perendimorë të Liqenit të Hotit , bishti ujor në formë fjordi , moçalor dhe i vështirë pë t’u kaluar tërhiqet në verë duke i lënë vend tokës. Në bregun e tij perendimorë shquhet nga larg maja e izoluar e një koni të rregullt, Helm, me lartësi 254 m dhe, pikrisht përballë tij , deporton në fjord një kodër rreth 60 m e lartë mbi nivelin e liqenit . Kodra bart gërmadhat e një Qyteze të vjetër Ilire, Kalasë së Samaborit. Si gadishull i rrethuar me ujë nga tri anë , ku shpatet shkëmbore herë herë bien thikë , ndersa në krahun e katërt i lidhur me token përmes një qafe , kodra mund të organizohej në një kështjellë të fuqishme , me mjete të thjeshta. Në perzgjedhjen e tij ishte percaktues fakti që, krahas pozicionit mbrojtës , ajo ofronte gjithashtu kushte të dëshirueshme banimi. Kodra ka një majë më të lartë në perendim dhe një tjetër më të ulët në lindje , të cilat mes shpateve të tyre fshehin një lug mjaft të sheshtë, që ndërkohë është shesh i përshtatshëm për vendbanim… Por si shembull i rëndësishëm i një kështjelle Ilire… në thelb është ruajtur vetë muri rrethues që qarkon kalanë dhe ky, pavaresisht se linja e tij është e qartë , ka raste që është zhdukur plotësisht në distanca të gjata. Muri mbrojtës rrethon dy majat dhe lugun në mes tyre në një planimetri pak a shumë eliptike . Në vendet ku shpatet janë të thikëta , muri është vendosur në një izoips më sipër , ndersa lugu vetë ndahet përmes nga një linjë e drejtë muri….Sistemin ka gjatësi 200 m dhe gjërësinë më të madhe 90-100 m. Më mirë është ruajtur qoshja juglindore e fortifikimit , ku një trakt i vogël muri qendron ende më këmbë mbi 2 m lartësi. Ketu mund të flitet diçka edhe për tekniken e ndertimit . Blloqet e gurëve janë lënë siç kanë dalë nga gurorja, herë me forma kuadratike…deri në 1.60 m gjatësi , 0.60 m lartësi , dhe 1 m thellësi, dhe ndonjëherë në forma shumëkëndëshe , të vënë njëri mbi tjetrin pa ndonjë kujdes të veçantë. Hapsirat e gurëve janë mbushur me gurë të vegjël. Për shtresa të rregullta nuk bëhet fjalë , së paku në traktet e ruajtura , që natyrshëm formojnë vetëm pjesën e poshtme të murit. Kështu prezantohet faqja e jashtme e murit. Prapa dallohet shtresë e poshtme me gurë të vegjël , të lidhur me baltë natyrore, që shkon përpjetë buzës së malit. Askund nuk është ruajtur pjesa e sipërme e murit. Vende vende , aty ku muri është zhdukur pothuajse tërsisht , vazhdimi i tij mund të dallohet përmes çakullit të shpërndarë të bëthamës së murit. Pasi kalon qoshen e sipërpërshkruar , muri mund të ndiqet me disa gjurmë të pakta në tërë krahun jugor. Rreth 25m në perendim të qoshes ndodhet një portë , me sa duket porta kryesore e vendbanimit. Këtu del rruga antike e përshkruar nga Nopça, që vjen nga qafa për t’u ngjitur shpatit jugperendimor me gjarpërime dhe që mund të ndiqet deri tek porta së bashku me murin e saj mbështetës. Porta paraqet një sistem teknik të arritur. Ajo ndodhet në një kënd të dalë të murit , i cili me terheqjen e tij formon një lloj kulle , që perforcon porten, në krahun e majtë të sulmuesit. Për fat të keq , nuk mund të themi asgjë mbi gjërësinë dhe organizimin e portës për shkak të gjendjes shkatërruese të saj. Muri vazhdon më tej shumë i shkatërruar , me gjurmë shumë të pakta , përreth majes perendimore, që kurorzohet sot nga një ledh mbrojtës primitive i luftës së fundit ballkanike. Në bazen veriore të majës , ai zbret drejt lugut dhe, i ruajtur në gjendje më të mirë , vazhdon për gjatë buzës veriperendimore të tij deri tek maja lindore… Në krahun lindor muri paraqet me sa duket karakter tjeter. Ai është ndertuar me gurë të vegjël të thatë, ndaj Nopça dallon dy periulla ndërtimi , një të vjetër , siç e kemi përshkruar më parë dhe një të re, ku muri i ri konstatohet se është vendosur mbi një mur më të vjetër të ndertuar me gurë të mëdhenj. Ai duhet të jetë mur taracimi…. Pak a shumë në mes të krahut gjatësor muri i vjetër ka pasur një kullë me faqe ballore jasht murit, gjurmë të së cilës prej gurësh të mëdhenj natyror me forma që i ofrojnë kuadratike, duken nën murin e ri. Sa duket kjo kullë siguronte më mirë mbrojtjen e murit të drejtë të krahut lindor. Nderkaq duhet permendur edhe një mur i cili pasi shkëputet nga muri rrethues në krahun lindor të portës , ndjek shpatin lindor të majes perendimore , deri te krahu verior i kodrës, ku lidhet përsëri me murin rrethues. Me ndihmen e këtij muri , maja e lartë perendimore ishte organizuar si një hapsirë e veçantë fortifikuese. Monedhat e gjetura në numër të madh , të Korinthit, Apollonisë, Dyrrhachion dhe Scodra të viteve 225-100 para Krishtit , dëshmojnë pë kohen e funksionimit të vendbanimit. Kësaj periulle i pergjigjen edhe copat e qeramikës të grumbulluara… ku krahas fragmenteve të trasha të amforave dhe atyre të perdorimit të përditshëm , mes tyre dhe prodhime lokale , me ngjyrë të zezë nga pjekja, të lëmuara me dorë – ka edhe disa fragmente të tasave me parete fine si dhe kupa të lyera me vernik të zi mjaft të mirë, të cilat e datojnë vendbanimin në përgjithësi në të njëjten kohë me Gajtanin….5. Citova kaq gjatë këtë pershkrim të hollësishëm profesionistësh të mbi një shekulli më parë, pasi sot ka mbetur fare pak nga kjo trashigimi e kalasë apo qytezës Iliro-Shqiptare me mosh rreth 2300 vjeçare…
Trashigimi gojore “të shkruara” per kalanë e qytezen
Një hotjan erudit (Llesh Smajlaj),duke shkruar per historinë e Hotit sipas trashigimive gojore që ka “mbledhur” tregon , per dy vende ndertimesh shumë të hershme me vlera qytetrimi ,zhvillimi e mbrojtje: Së pari me kalanë apo fortifikaten e Samoborrit (siç e quan ai). Kjo fortifikatë (sipas gojëdhenave ) u ndertua që në kohen e fisit Ilir të Labeatëve , që edhe sot …i shihen gjurmet e mbetura të saj ; si muriet e kalasë , që duken shumë të trasha me një shpellë në formë strehimi. Rreth e rrotull kesaj “kalaje” ka vende të germuara dhe copa qypash të thyer qeramike. Flitet nga të vjetrit se ajo majë gjithmonë është quajtur Kalaja e Samoborrit . Kjo majë është në mes të katundit Bozhaj dhe Nënhelmit. Bozhajt nga lindja dhe Nënhelmi nga Perendimi. Perveç tjerave kjo kala kishte edhe disa maja të thepisura perreth saj ,si maja e Shkujekës apo maja e Gomiljeve . Nga ana e veriut kishte një koder që quhej Kodra e Burgut Kuq…Rrezë kesaj kalaje rrjellë një ujë i quajtur Vija e Goricës, me burim në anen e veriut. Bashkë me ketë vijë uji bashkohet edhe ujet e Vitojes dhe ndajnë Samoborrin me Nënhelmin… Por në ato kohë ka qënë edhe një urë e ndertuar me një gjatësi 120 m ,ku edhe sot ekzistojnë dy ballinat e saja të prishura. Sipas gojëdhenave kjo urë ka funksionuar deri në shekullin e 18-të…6. Po nga ky burim (gojëdhenash) mesojmë se kapedani i njohur hotjan i viteve 1416-1417 , Junç Hoti e kishte qendren e tij ushtarake në kalanë e qytezes së Hotit (që është ndertim i më vonshem se Samoborri). Kjo kala me emrin e qytezes, kufizohej nga lindja me katundin Kushe , nga veriu me Gropen e Fierkuqes ,nga jugu Liqeni i Hotit ,që dikur ky liqe ishte fushë ..pjellore per Hotin…Ndersa nga perendimi kalaja kufizohej me Bozhajt dhe Drumen..7.
Kalaja , Qyteza dhe vlerat historike që mbartin ato në penden e studiuesve
Trashigimia gojore (dhe ajo e shkruar si më siper) tregon , per një kujtesë të admirueshme të hotjanëve , të cilet i kanë transemtuar keto vlera qytetrimi e identiteti nga njeri brez në tjetrin , jo vetem me krenari ,por edhe me korrektesi…Ketë e “verteton” me penden e tij edhe studiuesi e Albanologu i njohur Theodor Ippen , (i cili ka qenë edhe konsull i pergjithshem i Austro-Hungarise në Shkoder në vitet 1897 -1904) , kur ndër të tjera shkruan :
“… Në Drume…në një mal mbi lagjen Vitoja ndodhet edhe rrenoja Samabor ; duket që qysh në kohen romake ketu ka qenë një fortifikim ,mbi të cilen pastaj më vonë është ngritur një Keshtjellë mesjetare. Pak më largë ,po në Drume ,është rrenoja e një Keshtjelle që quhet QYTEZA. Kjo ndodhet mbi Burimin e Krevenices ,që është diçka e veçant ngase gjendet brenda një Shpelle të madhe ,dhe ka prurje të shumta Uji, që krijojnë një basen të thellë, keshtu që fshataret thonë Krevenica është një rrjedhje e nëndheshme e Cemit…Persa i takon rrenojes Çuteza (Qyteza),ky emer nuk është në të vertet ai i sakti ,kjo fjalë (Qyteza) është më shumë emertimi per një rrenojë të vjeter historike ,diminutivi i “qytetit”, që etimologjikisht lidhet me “civitas”,fjalë me të cilen shqiptaret sot emertojne rrenojat e vjetra të keshtjelles ; në Shqiperi gjenë shumë toponime “qytet”…” .8. Keto toponime kalaje apo qyteze ,sot i njeh dhe i percakton çdo banorë i Hotit , ku po ti kerkosh të çon pa hezitim në ato vende, ku “mjegulla” e historisë qindra apo mijera vjeçare ka berë punen e sajë , por gojdhenat e trashiguara si “amanet” nga njeri brez në tjetrin, kanë arritur të na ruajn atë çfar shohim e degjojmë në të dy anet e kufirit politik të vitit 1913…Duke njohur historinë e qendreses e mbijeteses që nga Iliria e moçme e deri në Shqiptarinë e sotme ne mund të themi pa “hezitim” ,se edhe kalaja apo qyteza e fortifikuar ruajnë brenda vite e shekuj ,luftra e shkaterrime ,ringjallje e rindertime, por edhe besime e civilizime të koheve në të cilat Hoti ka lënë gjurmë të mira në historinë tonë..Ne nuk mund ta dimë me saktesi se kur kalaja dhe qyteza kanë pushuar së ekzistuari ,pasi per ketë na mungojne dokumentet e shkruara, por ne e dimë se në vitin 1330 Behet shume i forte Mali i HOTIT ( Hotina Gora) . Gjithashtu në vitin 1414 permendet perseri Fisi i Hotit (Otti , Octi , Chioti, Coti )… 9. Nga një burim tjeter mesojmë se.. Fiset e Shqiperisë së Veriut fillojnë të njihen heret, ku si shembull merret Hoti perseri qysh me 1330. 10. Në regjistrin e kadastres dhe koncensioneve …të viteve 1416-1417 ,të perpiluar nga pushtuesit Venedikas të asaj kohe , mesojmë se me mbiemrin “HOTI” kishte disa proniar që ishin në krye të disa fshatrave si : në fshatin Potgorë -Andrea Hoti … (fq.59) ,në fshatin Ljushta krerë shkruhet Junk e Vlatik Hoti …(fq.63) ,në fshatin e quajtur Pesiugla ,Krye shkruhej Nikoll Hoti.. (fq.64), e tjer..11. Kryepari i keteije Fisi quhet Kapetan (capitaneus montanee Ottorum ) në vitin 1434 , Junch Hoth ( Junç Hoti ,N.B.) . 12. Ndersa në vitet e qendreses antiotomane të shqiptareve nga mali i Hotit shenohen të gatshem (në vitin 1466 ) 220 luftetare kembesore dhe 80 kalores ,në perberje të ushtrisë së lavdishme të Gjergj Kastriotit Skenderbe….13. Në vitin 1474 Ban Hoti gëzonte në Male respektin me të madh…e per ketë aresye ishte personaliteti vendimtare që mundesoi kalimin e Fiseve (Malesisë së Madhe të kohes ,N.B.) në anen e Venedikut . Në ketë menyrë shpetoi Shkodra nga pushtimi gati i sigurt prej Osmaneve…14.
Në vitin 1485 Mali i Hotit ishte i organizuar si Komunë në vehte ,ku në Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodres ,perpiluar nga pushtuesi Otoman ,shkruhet NAHIJA E MALEVE TE HOTIT, e cila perbehet nga
10 fshatra me 128 shtepi…15. Një eveniment interesant në historinë e Malit Hotit ,me karakter Ballkanik e me gjërë ,është aleanca antiturke e vitit 1614,që ne e njohim me “emrin” Kuvendi i Kuçit , per të cilin patrici i Kotorrit Bolizza njoftonte se (në vitin 1614 ) , Fiset e Veriut ;Hotet , Kuçet ,Kelmendet ,Kstratet ,Grudet, Shkrelet e tjer ,duke dhënë betimin themeluan lidhjen (Conclusero con giuemento ) ,per ndihmen dhe mbrojtjen reciproke kunder turqeve. Atebote Hotet kishin 600 luftetarë, Kelmendet 650 ,Kuçet 1500 , Kastratet 130 ,Shkrelet 80 luftetar e tjer…16. Rendësinë strategjike të kalasë apo forteses së qytezes të Hotit e njohu edhe shteti otoman ,ku si referencë po marrim vitin 1638. Në ketë vitë shkruhet se pashai i Bosnjes bënte perpjekje per të fortifikuar dhe rindertuar një fortesë në Hot..17. Mendoj se ketu behet fjalë pikrisht per kalanë e qytezës që po pershkruajmë.. Hoti është edhe në vemendjen e dy hartografeve të shekullit XVII-të Canteli e Coroneli , por ne menduam të citojmë Albanologun e studiuesin e njohur Giuseppe Valentini, i cili ndër të tjera per Hotin shkruan se është njeri ndër Fiset e Bajraket më të vjeter dhe më të rendesishme të Malesisë së Madhe… me 1614 kishte 212 shtepi e 600 burra të aftë per armë … me 1635 kishte 212 shtepi me 1100 frymë… me 1881 Hoti numronte 405 shtepi me 2500 banore ,me 500 burra të aftë per armë ,dhe me 7 fshatra me një siperfaqe prej 120 km2.. në vitin 1897 kishte 500 shtepi me 4500 banorë…Ndersa 1913 –ta shenon dorzimin e një pjese të Hotit nën Malin e Zi ,por jo shkatrrimin e ketij Fisi të njohur ,i cili edhe në vitin 1918 mbahej ende si mjaftë i bashkuar edhe pse i ndarë me kufij politik…18. Në libra dhe dekumente të ndryshme per Malin ,Fisin apo Bajrakun e Hotit ,edhe pse të ndarë thuajse pergjysem , me “simbole” ; andej kufirit Traboinin ,dhe ketej kufirit (në Shqiperinë politike ) Rapshen , ka matriale të shumta që tregojnë vlerat e mrekullueshme per të cilat e meritoi ndër shekuj që të jenë në krye të vendit në Malesi të Madhe e më gjërë…Gjë që e pershkruan aq bukur e në menyre domethenese njeri ndër gazetaret dhe publicistet më te njohur të Europes së shekullit XX ,( i cili e kishte vizituar Malesinë e Madhe dhe Hotin) ; ku nga ky pershkrim-vlersim ndër të tjera po citojmë : “..E bekoj çastin kur me erdhi ideja të shtyhesha në Malesi . Po ta kisha perjashtuar nga intineraret e mia ketë etapë të lodheshme dhe magjepse , nuk do të merrja vesh se çfarë është Shqiperia . Sepse Shqiperinë e interperton më mirë një kullë Malsore sesa të gjitha bulevardet e kryeqytetit…” 19. Gjithsesi “shtegtimi jonë historik” kishte si objekt simbolet disi të harruara të qytetrimit e zhvillimit të Trojeve të Hotit , KALANË apo QYTEZEN , vendin dhe rrenojat e të cilave qendrojnë hijeshëm , duke na thënë në heshtje mos na harroni , sepse keshtu do të harroni një pjesë të historisë , zhvillimit e qytetrimit iliro- arbënor e shqiptarë, histori e cila na bashkon prej qindra e mijëra vitesh me Europen (Perendimore), pjesë e së ciles jemi që në fillimin e jetes të njeriut me ndergjegje “Homo Sapiensit” në kontinentin plakë..
Referencat:
1.Preloc Margilaj , ILIRET FLASIN SHQIP, SHQIPTARET ILIRISHT ,fq.371.
2.Gëzim Hoxha , Muzeu Historik i Shkodres , kumtari -6- fq.66-67 , 1993.
3.Muzafer Korkuti ,PARA ILIRET ,ILIRET,ARBERIT ,Histori e Shkurter ,fq. 58.
4.Preloc Margilaj po aty … ,fq.313.
5. Kamilo Prashniker , Arnold Shober , Kerkime Arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi , fq.91-94, sh.b. “Pegi” Tiranë 2003.
6.Llesh P.Smajlaj, Hoti gjurmë të pashlyera në shekuj ,fq.64.
7.Llesh Smajlaj, po aty ,fq.66-67.
8.Theodor Ippen ,SHQIPERIA E VJETER, studime gjeografike ,etnografike,historike..fq.31.
9.Milan Shuflaj, SERBET DHE SHQIPTARET, fq.57.
10.Konstantin Jirecek , SHQIPNIJA NE TE KALUEMEN , Botua ne librin shumë autoresh të perkthyer nga Mustafa Kruja , Vezhgime Iliro-Shqiptare ,fq.13.
11.Regjistrin e kadastres dhe koncensioneve…të viteve1416-1417 ,fq.59-64.
12.Milan Shuflaj ,veper e cituar…fq.58.
13.Oliver Jens Schmitt ,ARBERIA VENEDIKE ,1392 – 1479 ,fq.496-497.
14.Oliver Jenns Schmitt,po aty ,fq.499.
15.Defterin e Regjistrit të Sanxhakut të Shkodres v.1485 , fq.126-128.
16.Milan Shuflaj ,po aty….fq.66 – 68.
17.Jahja Drançolli…Në një cep të Ilirisë ,fq.176 ,me refrerencë K.N.Kostiç “Nasi gradovina…1922 ,fq.77.
178.
18.Giuseppe Valentini ; IL DIRITTO Delle COMUNITA… fq.272-275, Firence 1956.
19.Indro Montanelli “SHQIPERIA NJË DHE NJËMIJË “,fq.22.