Behar Gjoka/
Po, sërish është shfaqur Kali i Trojës. Në fakt ai nuk ka ikur kurrë. Aty te portat që ruhen nga të verbërit, me sy në ballë, po të verbuar nga ethet e pushtetit, e pares, e PPP-ve, ethet më shkatërrimtare. Kësaj radhe Kali i Trojës, ka ardhur nga toka, nga deti dhe nga ajri. E di, e keni të pamundur që ta besoni, por e vërteta, sadoqë e hidhur, eshtë më e madhe se sa ne…Unë po rrëfej atë që shoh dhe jam i bindur, ju keni të drejtën që të mbyllni sytë e të kërceni të lumtur…
Që ta ngas llafen pa vonim…
– Kali i Trojës, dalë nga deti, sikur Bajlozi i zi dikur, është dërgimi nga Qeveriu i këkesës së Greqisë në gjyq për ta zgjeruar hapësirën detare me 12 milje, pra e dërgojmë ne që të fitojë Greqia, në kurriz të hapësirës ujore shqiptare…
– Kali i Trojës nga toka, vendimi për të shkatërruar bazat ushtarake, në Breg, që Greqia të mos ketë asnjë pengesë, jetë e mot. Gjithë bota ndërton baza ushtarake, e ne të futur në gjirin e Kalit të Trojës, lëmë tokën djerrë…Pa baza që të kemi turistë, sa më shumë turistë, që fshejim sa mundim pastrimin e parave të pista.
– Kali i Trojës nga ajri, që për çudi vjen me dy koka, ndonëse të një shtati, pra mezi sa formësojnë një koktar të bashkisë. Bejleri burgoset, se pati blerë vota, siç tha policia, prokuroria dhe gjykata, kur këtu votat vetëm shiten e blihen. Në Himarë, tash së fundi, thuhet se fitoi me meritë Tavo, një minoritar i shpallur, duke bërë gati udhën që Himara të emërtohet zonë minoritare, ëndërr shoviniste…
Rama thotë se u qetësuan marrëdhëniet me Greqinë. Më tepër ka gjasa të jemi në rrethanën e pranisë së Kalit të Trojës me tri koka, me gjasë në zaptimin e tokës, detit dhe ajrit… Qetësi postmoderne. Prit të presim që të hedhim vallenë palikarët e nënshtruar të politikës shqiptare.
Një Kal i Drunjtë majftoj që të rrënohet Troja. Po tre Kuaj të harbuar, të etur për gjak, për troje, çfarë mund të bëjnë?