Analizë nga Rafael Floqi/
Zëvendëspresidentja Harris e bëri më së fundi intervistën e saj të parë zyrtare si kandidate demokrate për presidente të vitit 2024, por ajo u përball me tallje në internet të enjten, pasi i tha CNN-it se pavarësisht kundërshtimeve të politikës, “vlerat e saj nuk kanë ndryshuar”. Kështu në intervistën e saj të parë si kandidate presidenciale, ajo u shoqërua si në ditën e parë të shkollës tok me kandidatin e saj, guvernatorin e Minesotës, Tim Walz, pranë saj, Harris iu kërkua të shpjegonte shumë ndryshime të mëdha politike.
Harris e bënë copë për pretendimin se “vlerat e mia nuk kanë ndryshuar” në mes të kritikave të politikave: “është ende një radikale”
“Në përgjithësi, si duhet t’i shohin votuesit disa nga ndryshimet që ju keni bërë?” e pyeti drejtuesja e emisionit të CNN, Dana Bash, Harrisin. “A është kjo, për shkak se keni më shumë përvojë tani dhe keni mësuar më shumë për informacionin? A është kjo sepse po kandidoje për president në zgjedhjet paraprake demokrate? Dhe a duhet të ndihen zgjedhësit rehat dhe të sigurtë se ajo që po thua tani, do të ecë përpara si politika juaj?”
“Unë mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se vlerat e mia nuk kanë ndryshuar,” i tha Harris prezantueses të lajmeve. “Ju përmendët Marrëveshjen e Re të Gjelbër. Unë gjithmonë kam besuar dhe kam punuar për të, se kriza klimatike është reale, se është një çështje urgjente për të cilën ne duhet të aplikojmë metrika që përfshijnë ruajtjen e vetes ndaj afateve në kohë. E bëmë atë me ligjin për uljen e inflacionit”.
“Ne kemi vendosur synime për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe si rrjedhojë, globin, kur duhet të përmbushim disa standarde për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë,” vazhdoi Harris.
“Kjo vlerë nuk ka ndryshuar. Vlera ime rreth asaj që duhet të bëjmë për të siguruar kufirin tonë, kjo vlerë nuk ka ndryshuar. Kam kaluar dy mandate si Prokurore e Përgjithshme e Kalifornisë, duke ndjekur penalisht organizatat kriminale transnacionale, shkelje të ligjeve amerikane në lidhje me kalimet, e paligjshme, kalimin e armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përtej kufirit tonë, nuk kanë ndryshuar”, tha ajo.
Shumë komentues në internet argumentuan se pretendimi i Harris, se ajo ruan të njëjtat vlera do të thotë se ajo është po aq radikale sac ishte në vitin 2019, ndërsa përpiqej të sillet si e moderuar për të fituar zgjedhjet.
Senatori Roger Marshall, R-Kans., tha: “Vlerat progresive të Kamala Harris së San Franciskos nuk kanë ndryshuar dhe nuk do të ndryshojnë kurrë. Një zebër nuk i ndryshon vijat e saj.”
“Kamala as nga larg sa nuk pretendoi se po shpjegonte, pse gjërat që ajo pretendonte se besonte kur kandidonte në 2020 tani janë gjëra, që ajo pretendon se nuk po i beson më,” tha gazetari i pavarur Glenn Greenëald. “Dhe në të gjitha përgjigjet se nuk pati asnjë përpjekje për të insistuar në një përgjigje sqaruese. Ndaj për këtë arsye ata zgjodhën Dana Bashin.”
Kolumnisti i Las Vegas Review-Journal, Victor Joecks sugjeroi se “Kur KamalaHarris thotë, “Vlerat e mia nuk kanë ndryshuar”, ajo që ajo do të thotë është sikur “Unë vetëm po pretendoj t’i moderoj, sa për të fituar zgjedhjet”. Kamala Harris është ende një liberale radikale e San Franciskos!
Ish-këshilltari i fushatës së Trumpit, Steve Cortes u përgjigj: “Uau. Kamala Harris thotë se i qëndron çdo pozicioni radikal të politikës që ka mbajtur ndonjëherë”. Pra, po, ÇDO politikë e 2020-ës që ajo ka propozuar është një lojë e ndershme në Zgjedhjet e 2024-ës.” Pra deklarata e Harris në fund të fundit përkthehet “Pra, duke mos ‘moderuar’ pikëpamjet e saj radikale të majta”.
“Është e pabesueshme ta shikosh Bash duke ofruar pyetje të buta dhe më pas t’i ofronte Harrisit opsione të ndryshme se si t’u përgjigjej tyre,” duket si një organizim patetik që të gjithë e dinim se si do të ishte.”
Autori dhe kontribuesi i lajmeve, Andy McCarthy, e përvëloi intervistuesen e CNN, po të qe “Në një sallë gjyqi, unë do të kundërshtoja veprimin si tentativë për ndikim të dëshmitarit”
Kolumnisti konservator T. Becket Adams me shaka e parodizoi intervistën: “Dana Bash: ‘Pse ke [fut eufemizëm për flip-flop ndryshimin e pozicioneve]? A është për shkak se tani je më e mrekullueshme tani se atëherë?”, tha ai. Duke vënë në lojë shprehjen se “Koha është një temë në të cilën ne besojmë se ne jemi mbajtësit, duke mbajtur kohë për ngjarje të tilla që ne e dimë se sa është ora.”, që po e njëjta sallatë fjalësh tipike për të.
Redaktori i DC Examiner, Kaylee McGhee White e përqeshi intervistën si një provë që shkoi “tmerrësisht keq” për nënpresidenten. “Edhe kur Dana Bash përpiqej ta vendoste Harris me një justifikim të lehtë, kjo ndodhte tmerrësisht për Harrisin. Fushata e saj fjalë për fjalë thjesht pretendoi se ajo nuk i mbështet mandatet e EV, dhe këtu ajo po pranon se mbështet afatet kohore të përcaktuara nga ato mandate. Po.”
Në një shembull të spikatur të rrokullisjes së politikave të Harris, është një reklamë e fundit e fushatës që e paraqiste murin kufitar të epokës Trump, po të njëjtin mur, që ajo e dënoi më parë si “jo-amerikan” dhe mesjetar.
Fracking është një shembull tjetër i spikatur, pasi fushata e Harris njoftoi muajin e kaluar se zëvendëspresidentja nuk mbështeti një ndalim të teknikës së nxjerrjes së naftës me ujë me presion që gëzon mbështetje të gjerë në shtetet e fushëbetejës si Pensilvania. Megjithatë, ky pozicion është e kundërta e vërejtjeve të saj si kandidate kryesore gjatë një ngjarjeje fushatës në CNN në vitin 2019, kur Harris tha se “nuk ka dyshim se unë jam në favor të ndalimit të fracking”.
Harris është distancuar gjithashtu nga programet “Medicare për të gjithë” dhe programet e blerjes mbrapsh të pushkëve gjysmë-automatike, pasi reklamoi publikisht të dy programet gjatë fushatës së saj të dështuar të zgjedhjeve parësore gjatë ciklit 2020.
Po për çfarë duhet ta kishte pyetur, Dana Bash?
Pyetja 1: Ju mbështesni taksimin e fitimeve të parealizuara mbi fitimet kapitale. Disa kritikë thonë se kjo do të dëmtojë tregun e aksioneve. Shpjegoni pse e kanë ata gabim?
Pyetja 2: Ju keni shprehur mbështetjen tuaj për qytetet e vakëfe për emigrantët. Pse besoni se ato funksionojnë?
Pyetja 3: Ju mbështesni kujdesin shëndetësor falas për ata që hyjnë ilegalisht në vend. Si do të paguhet kjo dhe pse ata që janë këtu në mënyrë të paligjshme duhet të marrin të njëjtat përfitime si ata në vend ligjërisht?
Pyetja 4: Ju mbështesni ligjet për lirimin me kusht pa para në kohën kur krimi po i dëbon qytetarët nga qytetet blu nga Nju Jorku, Çikago, Minneapolis dhe San Francisko. Pse mendoni se ligjet për lirimin me kusht pa para janë më të mirat për komunitetin?
Pyetja 5: Ju mbështesni që burrat biologjikë që konkurrojnë kundër grave biologjike në sport. Pse mendoni se është e drejtë, duke pasur parasysh avantazhin e qartë që paraqet rrezik për atletet femra?
Pyetje bonus: A mund të mbeten burrat shtatzënë?
Kjo është e qartë: kishte dhjetëra pyetje që mund të bëheshin, por e kuptoni qëllimin. Dana Bash dhe CNN e hodhën topin vetë këtu. Dhe dijeni këtë: Është një bast i sigurt që zëvendëspresidentja Kamala Harris nuk do të bëjë një intervistë tjetër përpara debatit më 10 shtator.
Tani po shkojmë në një fundjavë pushimi. Kamala Harrisit iu deshën gati 6 për të bërë një intervistë. Dhe bazuar në performancën e saj të paqëndrueshme, është e sigurt se nuk do ta shohim shumë prej saj në asnjë cilësi përpara debatit, ashtu siç nuk e pamë Presidentin Joe Biden për ditë të tëra ndërsa ai përgatitej për debatin e 27 qershorit në Atlanta.
Zëvendëspresidentja Kamala Harris për vitin 2024, guvernatori Tim Walz (D-Minn.), fajësoi polemikën e tij mbi “gramatikën e keqe” gjatë një interviste të enjten.
Ndërsa Walz fort i panjohur është përballur me reagime të konsiderueshme gjatë javëve të fundit për pretendimin e rremë se ai u tërhoq nga Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane si një rreshter komandues, edhe pse Garda Kombëtare konfirmoi se ai u degradua në një rreshter major para daljes në pension, sepse ai nuk e mbaroi kurset e kërkuara në Akademinë Major të Rreshterëve të Ushtrisë Amerikane. Walz gjithashtu pretendoi se kishte mbajtur armë në luftë, pavarësisht se nuk ishte vendosur kurrë në një zonë lufte gjatë kohës së tij në shërbim. Gjatë intervistës të së enjtes, prezantuesja e CNN, Dana Bash, e pyeti Walz-in për polemikën, duke thënë: “Ju thatë se keni mbajtur armë në luftë, por kurrë nuk jeni vendosur në një zonë lufte. Një zyrtar i fushatës tha se ke folur gabim. A keni?”
Në përgjigje, Walz tha: “Epo, para së gjithash, unë jam jashtëzakonisht krenar. Kam bërë 24 vite që kam veshur uniformën e këtij vendi. Po aq krenar për shërbimin tim në një shkollë publike, klasë, qoftë Kongres apo guvernator. Rekordi im flet vetë.” Pasi shpjegoi se ai flet “veçanërisht me pasion” për dhunën me armë dhe “fëmijët që vriten në shkolla”, guvernatori i Minesotës pohoi se populli amerikan e di se kush është ai, dhe theksoi se të dhënat e tij flasin vetë.
Pas përgjigjes në dukje evazive të Walz-it, Bash e pyeti përsëri nëse foli gabim, kur tha se kishte mbajtur armë në luftë. “Në këtë rast, kjo ishte të shtënat pas shkollës, idetë e mbajtjes së këtyre armëve të luftës,” tha Walz. “Dhe gruaja ime, mësuesja e anglishtes, më tha se gramatika ime nuk është gjithmonë e saktë.”
Pasi fajësoi gramatikën e keqe për polemikën e trimërisë së vjedhur, Walz më pas pretendoi se ishte një nga sulmet e shumta politike kundër tij përpara se të shtonte, “E vetmja gjë që nuk do të bëj kurrë është se nuk do ta ulja në asnjë mënyrë shërbimin e një anëtari tjetër. Nuk kam dhe nuk do ta bëja kurrë.”
Natyrisht, nuk kishte rëndësi pasi Biden dhe Harris kanë të dy të njëjtin problem: të dy shndërrohen në një Çernobil njerëzor, kur u hiqet një teleprompteri dhe komentet e shkruara. Miliona njerëz do të shohin klipe nga intervista e së enjtes nga tani deri në fundjavë. Por se si do të luaj kjo mbetet e paqartë, por është një bast i mirë se do të jetë një neto-negative më shumë se një neto-pozitive.
Kështu pasditja e së enjtes, i dha ish-presidentit Donald Trump një shans më të mirë për të fituar në nëntor sesa Harris. Dhe e gjithë inervista e CNN Kamala Harris dhe Tim Walz mund të përmblidhet vetëm me dy fjalë” Kamala kameleonia”
Çfarë shakaje absolute dhe fyerje për inteligjencën e votuesve amerikanë.