Nga Albano Kolonjari/
Atletja shqiptare Luiza Gega fitoi diten e diele mendaljen e arte ne garen e 1500 metrave, ne Kampionatin Ballkanik qe po zhvillohet ne Pitesti te Rumanise. 24 ore me pare Luiza Gega garoi ne garen e 800 metrave duke fituar mendaljen e argjente, duke bere keshtu nje paraqitje te shkelqyer ne Kampionatin Ballkanik. Luiza Gega ishte e vetmja atlete shqipare ne kete kampionat qe morri medalje. Atlete e tjere u paraqiten shume dobet, duke treguar edhe nje here krizen e atletikes shqiptare. Keshtu ne 200 metra Liljana Beqiri ne 200 metra per femra garoi ne baterine e trete duke u renditur e 18-ta mes 21 rivaleve. Ne hedhjen e shtizes sportistja jone Koleta Prenga u rendit ne vendin e fundit. Por edhe ne ekipin e meshkujve Shqiperia zhgenjen dhe renditet ne vendet e fundit. Keshtu ne garen e 200 metrave per meshkuj Anton Dedej u rendit i 16-ti ndersa Mario Shestani i 18-ti. Luiza Gegen mund ta quash pa frike “mbretereshen” e atletikes shqiptare per kete vit. Pas lojrave Europiane ne Baku 2015 ku Gega fitoi vendin e dyte ne 800 metersh dhe te parin ne 1500 metresh, ajo perserit suksesin e saj ne Kampionatin Ballkanit duke bere bis ne te dyja garat, por kete rradhe ajo ka permisuar ndjeshem kohen e saj ne 1500 metra me tre sekonda.