Koment i ESPN : “Muriqi . 34 – vjeçar , i cili pati një tërheqje të tij pas periudhë të gjatë , nuk ishte në gjendje të ofrojë ndonjë formë të rezistencës”/
NGA BEQIR SINA, New York/
West Orange – New Jersey : Meçi mdis peshës gjysmë te rëndë mes boksierit kosovar me pashaport amerikane 34 vjeçarit Elvir Muriqit – Kosova Kid dhe boksierit australian me nofkën “Sallaksi- Southpaw” 27 – vjeçarit Blake Caparello, që shpresonte të shfaqte talentin e tij, para një audience të gjerë të premten me një performancë të fortë në debutimin e tij të parë, në tokën amerikane, përfundoi me suksesin e shtetasit australian i ardhur nga e ashtuquajtura”Toka e Kangurve”. Sipas komentit të ESPN 2 , shkruhet se Australiani qe më i suksesshëm pasi Caparello shënoi një fitore mbas vendimit të Jurisë në 10 – rounde të rrumbullakësuar në rezultatin unanim – 98-92 dy herë , 100-90 një herë , pra 3; 0 ishte rezultati final i këtij meçi kundër sfidantit të titullit kampion Elvir Muriqi mbrëmë në ringun e Richard J. Codey Arena në West Orange të New Jerseyt.
Pas fitores në konferencë shtypi me gazetarët e ESPN 2, kanalit më të madh sportiv në SHBA, Black Caparello, pohojë se “Ishte një luftë e vështirë , duke shtuar se ” I përdora të gjitha goditjet këndore dhe grushtat e shpejtë. Për, mua ishte një kënaqësi e madhe, sepse, isha duke boksuar në Amerikë . Tifozët, shtoi ai ishin të gjithë kundër meje , por kjo sdo të thotë gjë – ishte një përvojë e mirë.”Sidoqoftë, thekson komentatori i këtij dyluftimi Brian Campbell, Caparello ( 19-0-1 , gjashtë KO ) mund të ketë pasur edhe mungesa në boksimin e mbrëmshëm në momente të veçanta – për ndalimin e grushtave të veteranit Muriqi ( 40-6 , 24 KOS ) që kishte arritur deri në dominimin absolut . Mirëpo, Australiani i njohur me nofkën “Sallaksi” më i gjatë sesa Kosova Kid – Elvir Muriqi, zotëroi për një periudhë të mirë situatën me dorën e majtë dhe u mbështet në mbrojtjen e tij, me kombinime të goditjeve të shpejta për të mbrojtur veten nga ndonjë problem të mundshëm në qoshet e ringut, që janë të rrezikshme për çdo boksier, shkruan Cambell.
Më tej ai thotë se Caparello 27 -vjeçar , i cili nënshkroi kohët e fundit me promotorin Lou Dibella , “zbarkoi” në ring qysh në round të parë me goditjet të shpejtë. Ai gjithashtu ka arritur për të bllokuar në mënyrë të përsëritur ndonjë nga përparimet Muriqit – në momentet kur kundërshtari i tij hidhej në kundërsulm.
Momenti kyç i këtij meçi, thekson komentatori ESPN2 , Brian Campbell ishte : “Se ky dyluftim kaloi në mes të rrugës përmes luftës, Muriqi, ishte duke ia bërë të qartë, Caparellos se ai ishte i sigurt për të marrë kontrollin e “dyluftimit”, por u duk si një Muriq i frustruar, dhe nuk ishte në gjendje për të bërë ndonjë gjë të madhe . Mbas kësaj, Caparello, iu përgjigj atij duke e “ulur” atë, dhe të shënoj momentin më kyç dhe më të mirë të luftës në Raundin e 7, kur ai i goditi fort në fytyrë Muriqin me një goditje nga poshtë dhe të përkryer më të majtën – sallaksen e tij” .
Fjalë e fundit për këtë meç shkruan Cambell është se: “Lufta” u bë për atë se kush do të merrte një zotërim të plotë mbi kundërshtarin – ku ra në sy boksimi i “ndritshm” një Caparello, që është e ardhmja e tij me një nga boksimet më emocionuese në arenën e Boksit. Muriqi . 34 – vjeçar , i cili pati një tërheqje të tij pas periudhë të gjatë , nuk ishte në gjendje të ofrojë ndonjë formë të rezistencës . Ndërsa, Caparello, ishte i shkëlqyeshëm dhe i mjaftueshm, për të shpëtuar ngandonjë “vështirësi” , ai do të duhet të punojnë shumë për të provuar se ai është më dinamik, dhe të ketë një ndikim kundër disa nga rivalët e tij të ardhshëm”