Shkruan:Iris HALILI*-
Sa here duam te sjellim nje shembull akti heroik, mendja na shkon tek mitet. Sa here duam te bejme percaktimin e liderit frymezues dhe realizues mendja serisht na shkon tek heronjte mitik. Ata mbeten te tille jo vetem per nga forca dhe bukuria trupore, por se pari per nga forca e karakterit qe u drejton trupin dhe mendjen. Heronjte mitik i bashkon nje tipar i perbashket: Forca e karakterit!
Cfare eshte karakteri ?
Origjinen e fjales karakter e gjejme tek Greqishtja e vjeter “kharassein” qe do te thote “te gdhendesh, te skalitesh”. Aristoteli do t’a konsideronte karakterin si nje proces qe lind se pari ne mendimet tona, me pas fillon e shfaqet ne veprimet tona deri sa kthehet ne hobi qe na drejton totalisht ne cdo hap qe hedhim. Edhe studimet moderne mbeshteten kryesisht tek Aristoteli dhe e shikojne karakterin si nje proces ne zhvillim te panderprere qe do ta quanim- te skaliturit e vetvetes, nje rrugetim “gdhendje dhe “skalitje” vlerash tek individi. Ne kete proces bashkohen dhe nderthuren emocionet, intelekti dhe morali. Cdo person eshte unik fillimisht per nga pamja dhe personaliteti i tij, por me se shumti ai pranohet apo refuzohet ne mjedisin social per nga karakteri qe zoteron, dhe kjo pasi te gjitha marredheniet njerezore perfundojne ne thelb ne marredhenie te karakterit. “Talenti eshte dhurate, por karakteri eshte zgjedhje” na keshillon John Maxwell.
Kur themi – ka karakter apo eshte me karakter, ne mendje na vijne te gjitha ato vlera qe e dallojne nje karakter te mire. Mes tyre rreshtojme: ndershmerine, besnikerine, mirenjohjen , kurajon per te thene e vepruar drejt, tolerancen, empatine, pergjegjesine, aresyen, respektin ndaj rregullave dhe respektimin e tyre, mendjen e hapur dhe pa komplekse, mos perdorimin e njerezve per perfitim personal, koherencen mes fjaleve dhe veprave, altruizmin, perkushtimin ne pune e dije, perkujdesjen pa interes, te mosberit keq askujt dhe ne asnje rrethane etj etj.
Cdo individ qe ka keto vlera eshte pa dyshim nje karakter i shkelqyer. Cdo karakter i shkelqyer mund te drejtoje shkelqyer veten dhe te tjeret rreth tij. Prandaj, mes gjithe tipareve te lidershipit, karakteri eshte dhe mbetet paresori. Sic theksonte John Mac Arthur:“Virtualisht, cdo tipar qe vertet e kualifikon nje person ne lidership eshte direkt i lidhur me karakterin” !
Lideri me karakter gezon besim total dhe imponon respekt !
Lidershipi eshte nje forme e shfaqjes se marredhenieve njerezore. Cdo forme e shfaqur dhe ushtruar lidershipi eshte nje forme e shfaqur dhe ushtruar karakteri. Kur duam, admirojme apo percmojme nje lider ne ne fakt me se shumti duam, admirojme apo percmojme ne thelb karakterin e tij. Kur ndjekesit fillojne te shikojne mangesi karakteri tek lideri ata natyrshem e braktisin ate se pari emocionalisht. Ketu fillon edhe shembja e marredhenies lider- ndjekes.
Lideri me karakter eshte nje nder dhuratat/sukseset me te rendesishme qe nje shoqeri mund te kete. Asnje lloj vlere, qofte kjo vlere personaliteti, intelekuale, inteligjente, fetare apo ushtarake nuk mund te kompensoje vleren e karakterit. Eshte kjo vlere qe i jep liderit me se shumti forcen e bindjes tek ndjekesit; e ben ate te besueshem dhe imponon respektin duke i mbajtur keshtu te dyja palet te lidhura fuqimisht. “Aftesite mund te cojne ne maje, por duhet karakteri qe te mbetesh aty”, nenvizonte John Wooden .
Lideri eshte ne prove karakteri qe nga casti qe ka vendosur te udheheqe deri ne castin qe ka vendosor te dorehiqet. Shekspiri na iluminon : “Vlera me e madhe e nje njeriu shfaqet kur ka ne dore te bej keq dhe nuk e ben”. Fatekeqesisht, jo rralle here historia e njerezimit ka ndeshur lidere qe fitoren e kane konsideruar personale dhe te gjitha aktet e mevonshme i kane mbeshtetur ne mbrojtje te pushtetit personal.
Lideri me Karakter eshte si Perseu !
Ashtu sikunder Perseu ne mitin Grek qe me inteligjence e strategji arriti t’i prese koken monstres Medusa e me pas ia coi ate pikerisht Athines qe i kish dhene fuqine dhe strategjine, lideri me karaker cdo fitore ja dedikon ndjekesve. Ai kthehet ne nje lider transformues qe synon fuqizimin e ndjekesve duke leshuar perdite e me shume pushtet personal!
Lideri me Karakter eshte si Sizifi !
Sizifi ne mitin Grek i kishte premtuar njerezimit heqjen e vdekjes. Perendite e Olimpit te inatosura per kete akt te Sizifit e denuan ate te mbaje pafundesisht nje gur te rende mbi shpine, gur qe do te duhet ta shpinte ne maje te malit; Fatekqesisht sapo e vendoste ne maje, guri binte dhe Sizifi duhej t’a ngarkonte serisht ne shpine e t’a ngjiste serisht ne maje ne ate rrugetim te veshtire qe ishte percaktuar te mos rreshtete kurre. Miti na sjell nje Sizif te paperkulur dhe ne vetmohim per te arritur premtimin e mbajtur njerezve. Ne arritje te misionit ai kishte besim se nje dite do te mund te bente realitet endrren, ndaj per gjate gjithe kohes ne shohim nje Sizif me shprese dhe nje Sizif ne veprim. Sikur thote Albert Camy: “Ne duhet t’a perfytyrojme Sizifin te lumtur ”. I lumtur, pasi edhe nese deshtoi ne mision ai kurre nuk deshtoi ne karakter.
Lideri me karakter eshte si Sizifi. Karakeri i tij vihet ne prove ne momente te veshtira. Ai nuk dorezohet kurre ne mbajtje te premtimit, ka gjithmone shprese dhe besim ne arritje te tij dhe kthehet vete ne nje shembull integriteti, optimizmi dhe aksioni te panderprere.
Lideri me karakter eshte si Prometeu !
Te drejtosh me karakter do te thote gjithashtu te mos tradhetosh asnje cast kauzen e ndjekesve, edhe atehere kur pushteti personal mund te lekundet, edhe atehere kur vete jeta mund te te vihet ne rrezik. Prometeu ne mitin Grek kurre nuk e tradhetoi kauzen te cilen i kishte premtuar njerezimit, dhurimin e zjarrit. Trupi i tij pervelonte nga dhimjet e plageve e ai serisht rezistoi duke u kthyer ne simbol te sakrifices eterne. Ai u dhuroi njerezve flaken, dhe u be heroi etern i tyre.
Ndonese ky mit apo dhe te tjeret e permendur duken shume larg realitetit qe hasim rendom ne lidership, fatmiresisht njerezimi ka pasur lidere qe kane sakrifikuar cdo gje ne emer te misionit te premtuar dhe natyrshem vepra e tyre ka bere histori. George Washington, Gandi, Martin Luther King apo Mandela jane shembujt reale dhe shembelltyra te verteta te liderve me karakter. Fitorja qe ata na dhuruan e beri njerezimin dhe boten me te mire, pasi demonstroi se rruga e pershkruar me karakter con gjithmone ne fitoret me jetegjata dhe te vlefshme.
Lidershipi ne vetvete eshte nje nderthurje e strategjise me karakterin, ku cdo fitore duhet te kete ne themel nje strategji te arrire dhe nje karakter te mire, por ashtu sikunder nenvizonte gjenerali Amerikan Norman Schwarzopf : “Neqoftese do te duhet te mbeteshim pa njeren nga keto, le te mbetemi pa strategjine”! Kjo do te thote se fitorja mbetet e tille vetem kur fiton karakteri.
Lideri me karakter nderton nje shoqeri me karakter !
Karakteri i liderit merr rendesi paresore pasi eshte ky qe formeson karakterin e mjedisit ku drejton. Heroi yne kombetar Gjergj Kastriot Skenderbeu ndertoi per me shume se nje cerek shekulli nje komb krenar dhe te pamposhtur si vete karakteri i tij. Karakteri i erret i Enver Hoxhes ndertoi nje Shqiperi po kaq te erret. Demoni qe ai kishte brenda vetes krijoi nje shoqeri te ngjashme ku njeriu humbi cdo vlere humane ne emer te vlerave partiake.
Lideret e epokes post – komuniste do te duhej te perballeshin me normat e demokracise dhe te anashkalonin modelin e autokracise apo diktatorshipit me te cilin ishin rritur dhe edukuar sipas te vetmit model qe kishin pasur. Ne nje proces te veshtire transformues, mund te themi se ato vazhdojne te perballen me kete sfide karakteri. Nderkohe dramatikisht vazhdojne te perpeliten edhe me sfiden tjeter ku do te duhej te rezistonin pa kushte – grykesine.
Lideri pa karakter eshte tipik!
E cilesoj tipik pasi ai i ngjan kaq shume personazhit tipik ne letersine e realizmit socialist, i pershkruar por jo i ndertuar me vlera te larta fizike e morale, por i vendosur skematikisht dhe me ngjarje klishe dhe fund te paraditur. Sado ta shtrydhim kujtesen zor se ne mendje na ka mbetur ndonje nga keta tipiket e asaj letersie, dhe kjo sepse ata ishin krijuar te tipizuar por jo karaktere natyrale, ata duhet te shkonin tek fundi i paracaktuar ku gjthmone fitonin por asnjehere duke u zhvilluar apo rritur ne ngjarje( ata ne fakt as nuk krijonin dot ngjarjen), pasi ngjarja ishte skeme dhe ata gjthmone do te dilnin fitimtare pak rendesi kishte se cfare do te ndodhte!!
Po keshtu dhe lideri tipik nuk eshte karakter; ate e drejton qellimi dhe jo vlera, pasi paresor per te eshte pushteti personal. Zhvillimi dhe ngjarjet ne lidershipin tipik jane skeme – cdo gje justifikohet ne arritje dhe mbajtje te pushtetit. Sikunder tipiket ne letersine e realizmit socialist, lideret pa karakter jane te gjithe nje prerje, protagoniste te ngjashem ne situata qe perserisin vetveten dhe fokus vetem tek pushteti personal, fuqizimi i ketij pushteti me cdo mjet e kusht. Edhe ata lider tipik qe bejne prapagande dhe duket sikur punojne ne funksion te ndjekesve, ne fakt nuk e bejne per interesat e ketyre te fundit por thjesht per te cimentuar pushtetin personal. Rasti me fatlum eshte kur interesat e ndjekesve realizohen dhe ne te njejten kohe kjo krijon natyrshem forcimin e pushtetit te liderit. Shume here ata shfaqen aq pasionant ne sherbim te ndjekesve sa pasioni i tyre i fshehur per pushtet trajtohet gabimisht si sherbim ndaj ndjekesve. Tipik ne veprime, ne arritje te pushtetit keta lloj lideresh jane ne gjendje te behen lideret me frymezues, por jane pikerisht keta qe e humbin kontrollin dhe etiken, behen arrogant, nervoz dhe te paparashikuar pikerisht ne castin qe ndiejne t’u lekundet pushteti. Eshte e pritshme qe aktet e tyre mund te kthehen nga me ekstremet. Shume lidere te tille i kemi pare te behen autoritare dhe diktatore. Eshte pikerisht ky momenti kur duhet te shfaqet me shume se kurre fuqia e ndjekesve dhe vihet ne prove karakteri i nje shoqerie te tere. Ne pergjithesi shoqerite e shendosha i kuptojne qe ne fillesa, i luftojne pa kompromis dhe i largojne nga qarkullimi lideret pa karakter, ndersa shoqerite e dobeta manipulohen, hutohen e me pas dorezohen. Ne momente krizash eshte karakteri i liderit por edhe ai i ndjekesit qe vihet ne prove. Ndaj eshte shume e rendesishme qe ndjekesit te mos bejne kompromise kur diktojne shenjat e para te mungeses se karakterit tek lideri. Ata kurrsesi nuk duhet te bien ne apati e renkojne fatin e keq duke u mjaftuar me psheretimat :“Ah sikur te kishim nje lider me karakter”. Ne te kunderten ata duhet te veprojne fuqishem, dhe ti drejtoje motoja : “Nuk ka shprese pozitive nese mungon ne krye lideri me karakter”.
Ne perfundim, mund te shtojme se kur merret ne shqyrtim lidershipi diskutimi per ndikimin e karakerit ne te eshte ndoshta me i gjeri. Kjo pasi lidershipi eshte pike se pari veprim dhe cdo veprim njerezor percaktohet thellesisht nga karakeri. Duket sikur mes te gjithe faktoreve qe ndertojne apo krijojne fatin e lidershipit, qofshin keta faktor personal apo social, historik, rrethanor apo natyror, asnjeri nuk mund te krahasohet me peshen qe luan karakeri. Te gjitha studimet mbi kete debat kane nje perfundim te provuar ne realitet: “99% e deshtimeve ne lidership jane deshtime te karakterit”.
*Iris Halili ka perfunduar studimet ne USA per Master ne Lidership si dhe programin e Doktorates per Lidership dhe Zhvillim Organizatash. Ne Shqiperi ka punuar Pedagoge e Letersise se Huaj ne Departamentin e Letersise prane Fakultetit Histori -Filologji , UT si dhe Shefe Kabineti e Presdentit te Republikes (2002 ne 2005). Prej viit 2009 jeton dhe punon ne Florida , USA.