Piro Ahmetaj: Përgënjeshtrim i “Statusit të Deputetit Çuko”!
Shumë të nderuar miq & dashamirës,
Në respekt të shqetësimit familjarëve, kolegëve (brenda & jashtë vendit) dhe miqve për statusin dezinformues të deputetit-Çuko.. , botuar te gazeta Tema & Dita dhe disa portale elektronike ndjej detyrimin të qartësoj të gjithë ata që kane “arsye/vesh të dëgjojnë” dhe u intereson e vërteta për sa adresohen në këtë status: Së pari, për sa shpifjen për “skandalin e mungesës së certifikatës së Sigurisë” = konfirmoj me përgjegjshmëri se jam i pajisur me certifikatë të nivelit “TOP SEKRET” (RSH/NATO/BE) deri 2020. Kjo është lehtësisht e verifikueshme (edhe nga udhëheqësit-shpifës) në institucionet përkatëse të shtetit në RSH! Së dyti, për “skandalin e mbajtjes së uniformës ushtarake në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”, gjatë vizitës së Presidentit në NATO, në SHBA (Ëashington DC, Çikago) dhe 100-ndra raste të tjera = konfirmoj po ashtu korrektësisht se kjo qasje është në përputhje të plotë me ligjet dhe protokollin e ngjarjeve ku merr pjesë ose drejton Kreu i Shtetit. Theksoj në të gjitha rastet sipas përcaktimit ligjor (miratim nga Autoriteti), është në diskrecionin e Presidentit, dhe për natyrën e detyrës, në vartësi të drejtpërdrejte të Komandantit të Përgjithshëm! = Për më tepër, për statusin e “gradës ushtarake” bëj qetësisht me dije, se një proces institucional dhe 3 procese gjyqësore, 2 nga të cilët me vendim të “formës së prerë” janë fituar nga ana ime. Por në përulësi ndaj përgjegjësive zyrtare dhe sensitivitetit që kanë çështjet e sigurisë kombëtare, me koshiencë nuk kam dashur ti bëj publike me gjithë kërkesat e shumë dashamirësve dhe insistimin e mediave. Së fundmi, ndjej sinqerisht keqardhje të thellë për këtë kategori mediokrish-mjeranë, përfshi udhëheqësin-çuko… në fjalë, që nuk kanë me çfarë të kontribuojnë në fushën e përgjegjësive, por ri-ciklojnë shpifje ordinere, të rëndomta (uniforma, lustrimi këpucëve, lyerja e bordurave, “shpallin armiq për agjitacion ”, etj !!! Në çdo rast, kjo kategori janë bërë për të qeshur dhe për t’u mëshiruar! Shpresoj nëpërmjet këtij statusi të qartësohen dhe qetësohen dashamirësit dhe jo vetëm!
Miqësisht
Piro Ahmetaj(Statusi i tij ne Fb)
Presidenti i Republikës mblodhi dje Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar për situaten e kanabisit ne vend. Pikërisht në këtë mbledhje Këshilltari I Presidentit të Republikës, Pirro Ahmetaj, ka kryer skandalin e rradhës duke përdorur uniformën e ushtarakut aktiv edhe pse ka dalë në rezervë (kur ne fakt per shkeljet qe ka bere duhet te ishte liruar) që prej tetorit të vitit të kaluar.
Pervec se gafë institucionale, këshilltari I Presidentit ka kyer kundravajtje penale pasi ligji “Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë” i cili dikton mbajtjen e uniformës nga ushtarakët në rezervë vetëm në rastet kur, marrin pjesë në ceremoni ushtarake, përvjetorë armësh e shërbimi, stërvitje ushtarake dhe kur përfaqsojnë organizatat e ushtarakëve në rezervë ose lirim nëveprimtari brenda dhe jashtë shtetit.
Sakaq, neni 72 I Kodit Penal Ushtarak, parashikon burgim deri në dy vjet për persona që ne shkelje te ligjit mbajnë publikisht uniforma apo shenja dalluese të gradës ushrarake si në rastin e ketij Ahmetajt. Mesa duket, Presidenti duhet ta kete ngaterruar mbledhjen e keshillit te Sigurise per kanabisin me festat e nentorit dhe i ka lejuar keshilltarit te tij te perdore uniformen me te cilen ai abuzon cdo dite..
pasi shkon me te i veshur ne zyren ngjitur me ate te presidentit, bile na ka truperuar me kete gjest duke u paraqitur deri ne USA. Presidenti jon i nderuar ka qen dhe ushtarake aktiv ne FA dhe i di mire keto gjera, nese e lejon , e ben thjesht per karshillek politik. Gjeneralet politike le ti mare me vete te PD pas gjashte muajsh, kur te shkoje dhe vete dhe mund ta veshe uniformen blu te PD, ashtu sic ka qene keto pese vite, thjesht nje kapterr I Saliut.