
Nga Prof.Lush Susaj/
Objekti më i vjetër e më i dukshëm i vëndbanimit të sotëm të Vuksanlekajve është ajo që quhet “Kështjella e Vuksan Lekës”.
Vizitorët që vijnë në këtë zonë, kan dëshirë për ta vizituar e përshkruar nga afër këtë ndërtim, që është një banesë tipike Iliro-Dalmate. Për më tepër është një objekt familjarë, i ndertuar me gurë të latuar e me mure të trasha, e menduar dhe ndertuar edhe për funksione mbrojtëse, e që mendohet që ka vlera të mëdha historike, arkitekturore dhe turistike.
Kështjella e Vuksan Lekës, është e vetmja e këtij lloji në Malësinë e Madhe dhe më gjërë.
Është një banesë – kështjellë, e ndertuar rreth 250 vjetë më parë, sikurse thuhet diku nga vitet 1770-1800. Koha e ndertimit të kësaj kështjelle mund të llogaritet duke u bazuar në brezat e familjeve, nga sotë e deri tek Vuksan Leka që e ka ndertuar këtë objekt, e që i ka dhënë edhe emërin kësaj vllaznie dhe kësaj qëndre banimi.
Duke u nisur nga brezi i 25 vjeçarëve të sotëm, e duke vazhduar hap pas hapi me brezat e gjinealogjisë, mund të themi që Vuksan Leka ka zbritur nga Traboini fiks 9 breza më parë, apo rreth 250-270 vjetë më parë.
Ka edhe një dëshmi tjetër interesante, e shkruar nga konsulli i përgjithshëm i Austro-Hungarisë në Shkodër mbi një shekull më pare, e ku fjalë për fjalë ai dëshmon që: “Djaloshi nga fisi i Hotit, Vuksani i një farë Leke, ka jetuar këtu para pesë brezave, përafërsishtë në vitin 1788”.
Vuksan Leka është zanafillorë apo themelues i këtij vendëbanimi të ri, si dhe parardhësi i 5 vllaznive apo degëve të mëdha, që rrjedhin nga 5 djemtë e Vuksan Lekës (Figura mëposhtme).
Figura 6. Pasardhësit e Vuksan Lekës, zanafillorë të degëve të Vuksanlekajve
Të gjithë pasardhësit e Vuksanlekajve, bashkohen tek emëri i parardhët të tyyre Vuksan Leka, një burrë i zgjuar, atëdhetarë, fisnikë e shumë i zoti, e që është shpërblyer nga Perendia me pesë djem, të njohur si pasardhës e puntorë të zotë.
Sot pasardhësit e shumtë të Vuksan Lekës jetojnë në trojet e tyre në Hot, në Malin e Zi dhe në Shqipëri, krahas atyre që prej shumë vitesh punojnë e jetojnë në SHBA, dhe në shtete të tjera, duke u bërë shëmbull i mirë i punës, kontributit kombëtarë dhe njerëzillëkut.
Nga kjo kështjellë, akoma janë ruajtur mirë muret e larta rrethuese dhe dy kullat ballore.
Në lidhje me formën dhe dimensionet e kështjellës, Ndue Bacaj ka shkruar: “Forma e kështjellës është katërkëndëshe , ku gjatësia është 30 m, gjërësia 30 m dhe lartësia e murit rrethues 4 m . Ndërsa në anën ballore (lindore), në dy ekstremet e kështjelles, ka dy kulla të larta nga 6 metra secila. Muret janë prej guri të latuar (skalitur) me mjaftë mjeshtri dhe janë mure të lidhura me llaç gelqereje. Në tërë gjatësinë dhe lartesinë e murit rrethues dhe në dy kullat dallohen dhjetra frëngji, nga ku në rastë nevoje luftohej (qitej pushkë) kundër armiqeve që e sulmonin apo rrethonin kështjellen. Duke parë numrin e madh të frëngjive, në krahasim me mashkujt apo njerëzit që mund të kishte per ë qitur pushkë një shtepi sado e madhe, të shkon mendje te një taktikë e hershme e luftes të të parëve tanë, të cilet qitnin pushkë herë në një frengji herë në një tjeter, me qellim që armikut ti duken shumë luftetarë të pozicionuar në të gjitha frëngjitë”.
Duke lexuar këtë përshkrim, edhe pse unë përsonalishtë nuk e kam vizituar akoma këtë kështjellë, me sjell ndërmend përshkrimin që shkrimtarët e antikitetit dhe të mesjetës kanë bërë për mënyrën tipike të jetesës së Iliro-Dalmatëve në kulla të larta, e sikurse ata i kan përshkruar “të ndertuara me mure të trasha guri, e me oburre të gjëra, brenda të cilave ka kroje dhe puse me ujë”.
Sikurse e kemi trajtuar edhe më sipër, kjo mënyrë jetese dhe kjo formë e banesës kështjellë, i ka dalluar dhe i dallon ilirët dhe shqiptarët nga popullsitë e tjera të rajonit, që sikurse dihet, fillimishtë erdhen në këto si kalimtarë, si argatë apo edhe si pushtues, e që kurrë nuk kishin jetuar në kështjella as në kulla guri.
Historia na mëson që dalmatët jetonin në kështjella të mëdha prej guri, e të rrethuara me mure të larta, e ku në brendësi të tyre kishte puse ose burime uji të pishëm.
Prandaj, të tilla objekte duhen trajtuar si objekte historike të rendësisë së veçantë, e duhen marrë në ruajtje, e duhet investuar për restaurimin dhe mbrojtjen e tyre.
Pavarësishtë se pasardhësit e Vuksan Lekës, e kanë ruajtur dhe e kanë mirëmbajtur aq sa kan mundur këtë banesë, duke e restauruar në muret rrethuese, në kullat, e duke ja ruajtur gjithkund origjinalitetin, kjo nuk është e nuk mund të jetë e mjaftueshme.
Kjo sepse individi nuk mund të zevendësojë e nuk mund të bëjë kurrë punën e institucioneve të shtetit. Parë në këtë kontekst, për këtë objekt të historisë, detyrimi më i madh bie mbi strukturat e trashegimisë historike e kulturore të shtetit shqiptarë, ndërsa duhet theksuar që nuk ka munguar edhe interesi i kohëve të fundit nga ana specialistëve të monumenteve historike nga Cetina.
Shtojcë nga redaksia e neutrale.al:
Këto ditë një nga pinjollët e këtij fisi, ish deputet i PD, prof Gjok Vuksani ndodhet në SHBA, ku midis shumë takimeve me bashkatdhetarë dhe personalitete amerikane, ka marrë pjesë edhe në takimin vëllazëror me trashëgimtarë të tjerë të fisit Vuksan Leka.
Ja postimi i Gjokës në “Facebook”:
Takim me antaret e fisit tim Camaj (Vuksanlekaj e Hotit ) qe jetojne ne New York .
Krenar per kontributin historik dhe arritjet e tyre ne biznes , shkence dhe diplomaci.
Isha i privilegjuar te mbaja fjalen e mireseardhjes ne kete evenimet shume emocional per mua.
Faleminderoj ekipin e te rinjve : Martinit , Vinkun, Frankie etj qe organizuan gjithcka ne prefeksion..
Dy fotot e fundit janë nga ky takim.