Protesta masive në Kiev, kërkohet dorëheqje e kryeministrit dhe presidentit të shtetit /
KIEV – UKRAINE : Disa qindramijëra protestues janë tubuar në Sheshin e Pavarësisë në kryeqytetin Kiev në Ukrainë, për ta kundërshtuar vendimin e presidentit të këtij vendi, Viktor Janukoviç, për të mos e nënshkruar marrëveshjen për afrim me Bashkimin Evropian dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Sipas organizatorëve, në protesta ka rreth një milion njerëz, ndërsa policia pohon se janë rreth njëqind mijë.
Ish-kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila gjendet në burg, në një letër, që para protestuesve u lexua nga vajza e saj, Evgenia, ka kërkuar largimin e presidentit Janukovich nga ky post.
Arsenij Jacenjuk, nga partia Batkivshçina e Timoshenkos, ka premtuar zgjerimin e protestave dhe ka kërkuar nga demonstruesit bllokimin e hyrjes në gjithë kompleksin e qeverisë në Kiev.
Ndërkohë që sot CNN raporton se të Dielen në mbrëmje, protestuasit në Kiev, Ukrainë, kanë rrënuar edhe përmendoren e Leninit, e cila ishte dhe simboli i fundit që i kishte rezistuar trazirave të Revolucionit të Portakalli.
Statuja u thye e tëra në momentin kur goditi tokën. Turmat filluan të bertasin “Ju Lumt” dhe të kërcenin mbi statujën që e tërhiqnin zvarrë me një kamion.
Protestuasit sot kishin bllokuar gjithashtu edhe sheshin qëndrorë në qytetin e Kievit. Ata u mblodhën përballë ndërtesës së qeverisë, ku edhe u përleshën me policinë.
Sheshi i Pavarësisë në kryeqytetin e Ukrainës është qendër e protestave të përditshme gati trijavëshe.
Demonstratat filluan pasi Janukoviç, muajin e kaluar, e pezulloi punën në arritjen e Marrëveshjes për asocim dhe tregti të lirë me Bashkimin Evropian, duke thënë se marrëveshja do t’i dëmtonte lidhjet e afërta tregtare me Rusinë.
Gjatë protestës masive fundjavën e kaluar, përleshjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, nxitën goditje të dhunshme të policisë, me ç’rast një duzinë njerëzish ishin plagosur
Ndiqni disa nga pamjet e protestave të popullit të Ukraines ditëve të fundit ! /Beqir Sina/