NEW YORK : Komuniteti shqiptarë në Shtetet e Bashkuara – ka reguar menjëherë, të shtunën dhe të dielën pas sulmeve terroriste në Paris, ku mbetën të vrarë 129 vetë dhe rreth 350 të tjerë u plagosën.
Kudo në rrjetet sociale profilet e shqiptarëve në rrjetin social facebook, në shenjë solidarizimi me popullin francez – janë zvendësuar me flamurin trikolor – blu, bardhë dhe të kuq, të Francës.
Ndërsa, dy entet më të mëdha fetare shqiptare në SHBA, Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island – New York, dhe Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork, kanë reaguar ndaj sulmeve terroriste në Parisë, duke dënuar ato dhe lutur e shprehur me këtë rast ngushëllimet , e tyre më të sinqerta për familjet e atyre njerëzve të pafajshëm.
Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island – New York, reagojë menjëher në statusin e saj në rrjetin social – facebook , duke dënuar sulmet e tmerrshme terroriste në Paris, dhe me këtë rast ajo shpreh ngushëllimet ,e tyre më të sinqerta për familjet e atyre njerëzve të pafajshëm.
“Terrorizmi, thuhet në mesazhin e kësaj xhamie shqiptare në Nju Jork, nuk ka fe, nuk ka etnicitet, nuk ka kulturë, nuk ka gjuhë, dhe se asnjë sulm nuk bëhet në emër të fesë … Mendimet, dhe lutjet tona janë me popullin francezë”, shkruan kështu në statusin e saj në facebook AAIC – Qendra Kulturore Islamike Shqiptare në Staten Island – New York.
Ndërsa burime nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork, thanë për gazetën tonë, se Kisha katolike Zoja e Shkodrës, në meshën e së djelës ka kujtuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris.
Mesha së Dielës, e mbajtur nga famullitari Dom Pjetër Popaj, është shoqëruar me nderimin që iu dha viktimave në sulmet terroriste në Parisë, ku 129 vetë humbën jetën – kurse mbi 350 të tjerë u plagosën
Famullitari i kësaj kishe, gjatë kësaj meshe, i ka kushtuar një pjesë të saj, edhe viktimave të sulmit terrorist në Francë, ngjarje që tronditi mbarë botën prej mbrëmjes së të premtes, më 13 nëntor në Parisë.
Para qindra besmitarëve të famullisë, Dom Pjetër Popaj – kërkoi që edhe besimtarët të lutën për shpirtërat e viktimave, duke shprehur “dhimbjen e tyre të thellë për sulmet terroriste, që, në mbrëmjen e së premtes, e përgjakosën Francën”.
“Këto sulme nuk kanë asnjë lidhje me asnjë besim fetar, citohet të ketë thenë krye-famulllitari i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në Nju Jork, dhe shtoi se “Sulmi terroristë në Parisë, nuk është vetëm një sulm drejt qytetarëve francezë, por një sulm drejt krejt botës së lirë, demokracisë dhe mbarë qytetrimit” ka thënë Dom Pjetër Popaj.