Nga KOLEC TRABOINI /
E pashëmbëllt ajo çfarë ndodhi në këtë Krishtlindje 2016. Një akt historik mund të themi. Kisha Katolike e bindur më së fundi edhe ajo se shkaktarët e shkatrrimit të Shqipërisë janë politikanët shqiptarë, vendosi që të mos pranojë asnjë politikan në festimin e Krishtlindjes, dhe ta festonte atë me besimtarët e vet, njerëzit e thjeshtë. Dhe ashtu ndodhi. Mirëpo djajtë për të janë djaj. Dreqër me brirë. Ata i nxjerr nga dera dhe hyjnë si lukuni nga dritarja. Po kësaj radhe kjo kastë e fëlliqur politike, këta hajdute që vunë pasuri përrallore, ja mësyni Kishave Orthodokse, të bindur se shërbetori i grekëve që ka uzurpuar kryesinë e Autoqefales së Fan Nolit do ti pranonte. Dhe kishin të drejtë në pandehmën e tyre. Greku dinak i pranoi djajtë e politikës, u bëri jatak,u foli fjalë miradie, ua bëri mendjen çorbë greke, sepse ata në të vërtetë punojnë në të njëjtën linjë me politikat e tij dhe ato të Greqisë që duan greqizimin e Jugut të Shqipërisë dhe shkatrrimin e Veriut. Kësisoj në këtë festë Krishtlindjesh festuan edhe djajt. Djajt e politikës dhe misionari i Greqisë që ka uzurpuar Kishën Orthodokse dhe ka shkatrruar Autoqefalinë me ndihmën e po këtyre djajve antishqiptare Janullatosi është një gozhdë e ngulur në zemër të shqiptarizmës. Ne Krishtlindje ngriti meshë greqisht sikur të ishim shtet raja i Greqisë. Përmbys Noli në varr atje në Forest Hill të Bostonit. Po shqiptarët edhe në kohë të turkut ngrinin meshë shqip e ky na solli grekofoninë. Është një agjent i mirefilltë i inkuadruar në qëllimet shoveniste të skuadroneve ultranacionaliste greke. Ai duhet të shporret nga Shqipëria. Mjaft më! Qëndrimi i tij edhe më tej në krye të Kishës Orthodokse Shqiptare është një katastrofë kombetare. Në foto flamuri i vjetër grek mbi Katedralen e Janullatosit në qendër të Tiranës për të cilën kemi shkruar kohë më parë. Dhe portreti i grekut Janullatos me mbishkrimin 25 vjet në Shqipëri në meshë nuk flet shqip, por greqisht sepse kështu është urdhëruar nga Megaloidheja shoveniste e Athinës.
25 dhjetor 2016
Nick says
Zoti Traboini,si gazetar profesionist,nuk duhet ti lejoje vetes qe te genjeje lexuesit:shkruan se Janullatosi e beri meshen ne greqisht!!Une isha prezent dhe mesha nga fillimi ne fund ishte ne shqip.Kryepeskopi predikimin e beri ne greqisht dhe me perkthim shume te mire ne shqip.Gazetari ose ka qellim te shpifi ose ka kultur fetare te dobet..Viti ka dite te tjera kur mund te shkruhet aq rend per nje udheheqes shpirteror
Eshref says
I nderuar zoti Kolec,
Ju përshëndes për këtë pamflet të shkurtër. Ju, me shumë të drejtë, bëni thirrje që Janullatosi duhet të shporret nga Shqipëria. Por kush ta shporrë, ore zotëri i nderuar? Shqipëria është vend pa zot. Prandaj Athina shoviniste, Janullatosin, kur të largohet për në atë botë, do ta shpallë shenjtor në Tiranë ose në Durrës, si djall Kozmain në Kolkondas të Fierit, dhe së bashku me djall Vladimirin në Qafëkërrabë, do të formojë treshen e “shenjtorëdjajve” grekosllavë në territorin e Shqipërisë Londineze. Shqipëria nuk është e aftë të pjellë burra si Ahmet Zogu, i cili, në bashkëpunim të ngushtë me Nolin e Madh dhe me krerët e tjerë të shquar të ortodoksisë shqiptare, themeloi Kishën e Pavarur Ortodokse Shqiptare dhe deklaroi burrrisht: “Këtu jam unë mbret, nuk është patrikana e Stambollit”.
Ju uroj gëzuar Vitin e Ri 2017.
Eshref Ymeri
agimi says
Prifti politikan grek, shejtan po na poshteron neve ne tere shqiperin .
Ai te shporret pa vones nga vendi yne .
Dhimiterberati says
Z.traboini:une te falnderoi per artikullin,dhe neper mjet ketije falnderoi,kishen katolike dhe vendimin e saje per Mose pranimin e krimineleve politik,te cilen gjeten mirseardhjen ne porten e hapur e te shqyere ,te kisha e janullatos ! Se ortodokesit shqipetare nuke kane pase tempull,sote e 26 vjete qe politikanet kriminele e te korruptuare , ja shiten greut qe vendosengjeneralin e asfalise greke hanunullaqit,dhe per kete nder janullaqi ,nuk ja u mbylle dote deren ,politikaneve tane kriminale ete koruptuare ,pore une kame besime ,teke amerika dhe gjermania qe I detyruane gj.kushtetuse qe e cboklloi qe une e falnderova,per kete levizje te zgjuare qe bene,per mose tu strukur dhe fsheur si minjet Kure bie termeti ne minieren e gjykates kushtetuse qe une I beje te pa fajshem,sepse I ka detyrure politika e inkriminual dhe e korruptuare e sidomos e frontit demokratik e p.d se 12/27/16
Zef Balaj says
Te nderuar Nick Eshref dhe Agim… nuk pajtohem me ju me ato fjale teper banale per nje udhheqes fetare te fese ma te vjeter Kristiane qe ashte Ortodokesja dhe qe besimtaret ortodoks te Shqiperise e kane pranuar dhe i binden, e nderojne dhe e vleresojne.Perderisa ata besimtare shqiptare e pranojne, Ju c’hall u ka zane? Janullatosi ashte nji misionar Kristian i njoftun nderkobetarisht, ka tituj dhe vleresime nderkombetare, eshet i vleresuar edhe per vepra bamirsije ne te peste Kontinenetet e botes, ashtu edhe ne Shqiperi.
Une jam pjese e bordit te Liges Qytetare, por edhe anetar i Keshillit Drejtues bte Vatres.Ne, si Vater kemi protestu, dhe kemi ba demonstrata kur ishte nevoja per ate “te tharme Greke” qe e ka futun ne kishen Ortodokse Shqiptare dhe tuj e lanune mbase dore FANOLIN e autoqefalis Shiptaro Ortodokse.Edhe sot kerkojme qe Fan Nolit t’i jepet vleresimi i merituar per cfare ka ba per Kishin Autoqefale Shqiptare.Mire do te ishte qe tash qe eshte ne pleqni te terhiqej ne pension dhe te vihej nej shqiptar ne Krye et Kishes Autoqefale Ortodokse sepse per 25 vjet kuadrot kishtare jane te pergatitur dhe nuk asht ma viti 1990!
Por gjithesesi nuk jam dakord me ofendime, shrje, per t’u dukur patriot. Per nej lider fetar duhet te gjykojne, vleresojne, besimtaret ortodoks se ata e kane prijes, jo ne te tjeter.Prandaj me gjithe mirkuptim, ju baj vrejtje te mso fyeni kreun e Kishes,me fjalet tuaja shume te pavend, per nji udheheqes Kristjan me njoftje nderkombetare per misijon BAMIRSIJE ne te gjithe boten .