Flamuri kuqezi u ngrit në Këmbanoren e Kishës “Zoja Jonë e Shkodrës”/
Nga Beqir Sina/
HARTSDALE, NY: Ngritja e Flamurit tonë Kombëtar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, në Kishën Zoja e Shkodrës, kishës më të madhe të shqiptarëve në New York, u krye në kumbanoren e kësaj kishe, shoqëruar me një Meshë, të cilën e mbajti famullitari i saj Dom Pjetër Popaj.
Ngritja e flamurit kuq e zi në majën e Kumbonares, filloi me këndimin e qe të dy hyneve, atë Kombëtar Shqiptarë dhe hymnit të SHBA-së.”28 nëntori – edhe, këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, tha për gazetën tonë, Dom Pjetër Popaj, mblodhi qindra besimtarë shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, për të shënuar këtë ngjarje historike, e cila nisi me mbajtjen e një Meshe dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, që është dhe pjesa më e lartë e saj, aty ku valëvitet krenar flamuri ynë pranë flamurit amerikan”. I përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës, duke mbajtur Meshën në gjuhën shqipe, kërkoi nga besimtarët, që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria, të bëhej e pavarur. “Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Popaj gjatë meshës.“Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtëpisë janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”, është shprehur prifti shqiptar Dom Pjeter Popaj.Si për çdo vjet më 28 Nëntor kisha shqiptare në Nju Jork, bën ngritjen e flamurit kuqezi – e cila tashmë eshte bërë një traditë e bukur.Ceremonia ka filluar në ora 12 të mesdrekës me meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë dhe atyre amerikanë të të gjitha kohërave. Kanë bashkëmeshuar famullitarët Dom Pjetër Popaj dhe meshtari Dom Viktor Dedaj.
“Fill pas Meshës, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjellë me këndimin e himnit amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesemarrjen edhe të Dom Pjetër Popaj, dhe të fëmijve të grupit folklorik të vallëtarëve – Rozafati të veshur me kostumet popullore.
Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor.
Ndërkohë, grupi i fëmijeve vallëtarët e “Rozafatit”, me koregografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare.(Photo credite Nëntor Oseku)