
Prof. Dr. Romeo Gurakuqi/
110 vite më parë, më 25 janar 1915, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, në mes kaosit politik të Shqipërisë, shpërbërjes së shtetit, rivalitetit esadist dhe kryengritës për kontrollin e kryeqendres së vendit në Durrës, të ndërhyrjeve agjenturore të Malit te Zi etj., në Shkodër, qytetin e vetëm në botën shqiptare ku ishin strehuar nacionalistët nga Shqipëria tjetër, nga Kosova, u inaugurua zyrtarisht me një ceremoni, themelimi i Klubit “Lidhja Kombëtare”.
Parija e organizatës mbarëqytetare shkodrane ka qenë e përbërë nga Nikolla Ivanaj, Riza Dani, Karlo Summa, Taip Shkodrani, Hilë Mosi, Malo Bushati, Kolec Deda, Rifat Kopliku, Rrok Berisha, Visho Bushati, Luigj Naraçi dhe Hamid Gjylbegu.
Nacionalistët e bashkuar shkodranë ringritën flamurin kombëtar, rivendosen gjuhën shqipe në komunikimin zyrtar, rivendosen stemen e Klubit me shqipen e stemës shtetërore shqiptare, promovuan muzikën qytetare shkodrane, priten në selinë e improvizuar me këtë rast anëtarët e bashkësisë nga të gjitha lagjet e qytetit.
Kjo ngjarje ka qene zhvillimi më i rëndësishëm në këto ditë të erreta të vitit 1915, në aspektin e unitetit politik dhe qytetar, vendosjes në një linjë politike të qendrës më të rëndësishme të kulturës së lartë kombëtare, qytetit te Shkodres dhe bashkesise perkatese.
Nuk ishte nje ngjarje e thjeshte, e zakonshme, por nje produkt i mahnitshem i ndikimit te Rlindjes dhe Pavaresise mbi te gjithe, prova ma ere e formesimit te vetedijes se perbashket të shoqërisë qytetare shkodrane ne modernitet, vetedije që nga kjo kohë, filloi të prirej, jo më mbi linjat e ngushta parciale, por mbi bazën e nje vetedije civile, te interesave komunitare, te percaktuara nga parime te rakorduar,te drejtuara nga nje Paresi, qe nuk shtyhet dhe rrahe gjokset e kotesise per te dale ne krye pa merite, por qe spikat per shkak te kualitetit intelektual, reputacionit ne komunitet, besnikerise ndaj qytetit, krahines dhe interesave publike nacionale.
Nuk është e tepërt të them se Klubi “Lidhja Kombëtare” parapriu “Vllazninë”, që do të themelohet 4 vite më vonë.
Nga kjo kohë dhe për disa dekada me radhë në kohën e normalitetit shteteror, Shkodra ka ecur mbi disa parime, që nuk ia diktuan të fortët e qendrave te ndryshueshme për interesa të veta private ose familjare, por Paresia e vet e Iluminuar
Eshte ky një model që duhet respektuar.
Duhet te kihet parasysh, se Shkodra ia ka dalë shpesh herë te mos merret rrshane nga komandante turmash, qe sajojne metoda te genjeshtra kinse perzgjedhore, per krijimin e perfaqesive lehtesisht te kontrollueshme, ne skemat e qenderzuara dhe skenaret e perjetesimit te elitave, permes trashëgimit të udhëheqësisë ndër të njëjtat familje.