BRUKSEL (AIP) – Maja Kocijancic, zëdhënësja e shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, baroneshës Catherine Ashton, duke shprehur keqardhje për situatën e krijuar në Preshevë, ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”, se zhvillimet e fundit në Luginën e Preshevës, Brukseli po i ndjek me mjaft vëmendje, pas kërcënimeve dhe heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga forcat e xhandarmërisë serbe.
Sipas znj.Kocijancic, “problemet duhet të zgjidhet me dialog dhe se një gjë e tillë nuk duhet të reflektohet në bisedimet Prishtinë-Beograd”. Znj.Kocijancic, duke folur për sutuatën në Luginën e Preshevës në vazhdim ka pohuar se, “neve nga Brukseli na vjen shumë keq për situatën e krijuar në rajon dhe që nuk hasi në mirëkuptim dhe kompromis nga ana e palëve të përfshira në këtë çështje. Për ne ka mjaft rëndësi që tani e tutje që të gjithë t’i kthehen dialogut dhe të mos vijë deri tek përshkallëzimi i sitautës apo konfrontimeve të panevojshme..”
“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve në rajon për të rivendosur dialogun, për të shmangur konfrontimet e panevojshme, për të trajtuar çështje të rëndësishme me prioritet, veçanërisht zhvillimin social dhe ekonomik të Serbisë Jugore”, ka thënë znj.Kocijancic duke shtuar, se Beogradi duhet të përmirësojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.( Kortezi “Presheva Jonë”)