Dy udhëheqjet fetare, kanë biseduar që të formojnë dy grupe të përbashkëta, të cilat do të punojnë rreth transferimit të një koleksioni të fotografive të Albumit BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e tij BESA./
Kolegji Unioni Hebraik, në qytetin e New Yorkut, i dorzon foto-albumin, BESA, Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island – New York – dalip.greca@gmail.com – Gmail
STATEN ISLAND NY : Në sajë të udhëheqjes së Rabbi Bob Kaplan, zyrtarët e lartë fetar nga Hebrew Union College dhe udhëheqsit shpirtëror të Qendrës Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island u takuan sot në mjediset e Kolegjit Unioni Hebraik, në qytetin e New Yorkut, kështu shkruan në statusin e saj në rrjetin social Facebook, Qendra Kulturore Islame Shqiptare e Staten Island – New York.
Simbas, saj dy udhëheqjet fetare, kanë biseduar të formojnë dy grupe të përbashkëta, të cilat do të punojnë rreth transferimit të një koleksioni të fotografive të quajtur BESA, dhe materialeve të tjera, të mbledhura nga fotografi i njohur hebre, Norman H. Gershman, përfshirë fotoalbumin e tij BESA.
Libri fotoalbum i hebreut Norman H. Gershman që u botua në vitin 2008 nga “Syracuse University Press” në gjuhën angleze, është si rrjedhojë e ekspozitave të mbajtura në fillim në Jerusalem duke u bartë deri në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork ,me rastin e ditës ndërkombëtare të përkujtimit të holokaustit.
Libri është i ilustruar me përplot fotografi të cilat përcjellën me deklaratat e protagonistëve që kanë sakrifikua veten dhe familjet e tyre vetëm me një qëllim-ti shpëtojnë me aq forcë dhe guxim sa kanë pas familjet apo individët të përkatësisë fetare të hebrenjve të cilët ndiqeshin nga nazistët gjerman çdo vend ku kishte shkel këmba naziste gjermane, e me këtë rast në Kosovë dhe Shqipëri.
Libri është botuar nga një material i lartë kualitativ dhe ka gjithsejtë 119 faqe.
Ky libër sqaron se BESA, në shqip, do të thotë kod të nderit dhe flet për një detyrim të thellë shpirtërorë për tjetrin – sidomos të huajin kur të shkel në shtëpi t’i duhet ti japësh Besën për ta mbrojtur atë edhe duke sakrifikuar në se nevoitet .
Njoftimi në medien sociale thotë se koleksioni BESA në dokumentet e HUC në fotografit e fotografit të njohur hebre, Norman H. Gershman, tregon historira se si shqiptarët , mysliman dhe të krushter ishin shpëtimtarët komunitetit Hebre në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore , për mbrojtjen dhe kujdesin që treguan shqiptarët për komunitetin hebraik të Shqipërisë gjatë Holokaustit.
Udhëheqësit, e Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island, New York,Imam Dr. Zurkani Vardar, Imam Ferid Bedrolli dhe dr. Tahir Kukaj, të cilët kan kontribuar në afrimin e komuniteteve të ndryshme në këtë ishull të Nju Jorkut, thonë në statusin e tyre, se :”Ne falënderojmë Rabbi Bob Kaplan për udhëheqjen e tij, në qytetin tonë të madh New Yorkun, të nismës ndërfetare, dhe ne jemi të nderuar dhe të bekuar për të qenë pjesë e kësaj nisme që do të sjellë me këtë rast edhe këto fotografi dhe historinë e shpëtimit të hebrenjëve gjatë Holokaustit , nga shqiptarët, fotoalbumin BESA, për Qendrën Kulturore Islamike Shqiptare dhe Shkollën Islame Miraj që vepron në Staten Island.”
|
Jakov from Israel says
Kam pasur rastin ta njoh nga afer zotin Gershman ne Jerusalem ne netor te 2007 ku ishte organizuar nje takim me shpetues shqiptar qe banonin ne pika te ndryshme te globit .Kam paeeshume prej fotove te tij qe i ekspozoi edhe ne Shqiperi me sa dije une .Kjo eshte nje iniciative e mire per te afruar fe te ndryshme (kjo gje duhet bere edhe me fene e krishtere )e ne nje fare menyre te propagandoje kunder terrorizmit te soetem me permasa globale .Ky duhet te jete qellimi final i ketyre takimeve ,jo vetem shkembim fotosh e ekspozitash .Une them se publikimi ne SHBA i librit tim te botuar ne Shqiperi ne nentor 2014 ,ku flitet edhe per kete teme ,do te ishte i dobishem e me vlere edhe per shqiptaret e atjeshem .Me thoni ne se e pranoni prpozimin tim per librin –Mirenjohtja e Maceve –me nje fare mentre ta sjellim aty per ta vene ne qarkullim ne sherbim te shqipfolesve .Pres pergjigje nga zoti Greca ne E mailin tim qe e kini tashme te njohur .Fillimisht pranoni idene e transferimit te librit nga Shqiperia ne Amerike ,pastaj te shohim per menyren si do te kryhet .Behet fjale per me pak se 200 libra me tregime ne rreth 288 faqesh .Pres pergjigje–duke ju falenderuar paraprakisht.Jakovi