Shkruan:Eugen SHEHU/
Fratari,ai vend i thyer në cep të Mallakastrës së egër,ka bërë emër jo vetëm në jug,por në krejt viset e shtetit amë.Burrat e atij vendi ishin mbështetja e parë e Rrapo Heklait,i cili ngase kundërshtoi trimërisht Portën e Lartë në mesin e shekullit të 19-të,u dënua me vdekje.Nga Fratari janë me dhjetar burra që u qëndruan trimërisht tufanave të kohës.Dhe në mesin e këtyre burrave,qëndron nacionalisti i shquar,ai që e deshi atdheun dhe monarkinë njësoj si shtëpinë e vet, Rauf Fratari.Lindi në Fratar,në vitin 1908,në Mallakastër ku kishin nisur të frynin erërat e autonomisë shqiptare.Nënë Sabires,asaj gruaje trime nga dera e shquar e Frashërllinjëve të Përmetit,i shkuan plot miq e dashamirës për ta uruar.I mungonte vetëm i shoqi Hajredini.Po kush ishte Hajredin Fratari?
I diplomuar në Stamboll në universitetin e Hylqies,Hjaredini ende 24 vjeçar dërgohet në Janinë.Aty mëson nga administrimi praktikisht dhe pas disa provimesh të tjera në Stamboll,në vitin 1906, dërgohet nga Porta e Lartë me detyrën e nënprefektit,në një prej nënprefekturat e Mamisit,të Vilajetit të Izmirit në Turqi.Aty ndonëse punon deri në vitin 1910 ka qenë i lidhur ngushtë me krerët kryesorë të lëvizjes autonomiste shqiptare.Është ndër nismëtarët e Komitetit Shqiptar të Beratit,të cilët mbështetën fuqimishtë Ismail Qemalin,Shahin Kolonjën dhe Hasan Prishtinën për të ngritur zërin në parllamentin turk,lidhur me alfabetin dhe gjuhën shqipe.Në fillim të vitit 1912,Hajredin Fratari e braktis përfundimisht karierën e lartë në administratën turke.Ai shkon në Mallakastër e berat dhe duke mos kursyer as forcat e mendjes dhe as pasurinë e tij,viret në ballë të lëvizjes për pavarsinë e trojeve shqiptare.Natyrisht një personalitet si Hajredin Fratari e kishte të qartë se Pavarsia e Shqipërisë mund të arrihej vetëm në saje të bashkimit të ideve dhe forcave të krejt shqiptarëve,drejt qëllimit të përbashkët,për këtë qëllim ai merr pjesë në Kuvendin e Junikut,më 25 maj 1912 si përfaqsues i popullit të Mallakastrës dhe beratit.Fjala e tij do të dëgjohej plot me respekt në mes të 250 burrave të mbledhur në Junik,të cilët përfaqsonin krejt vilajetet shqiptare. Nisur nga aktiviteti i madh patriotik,nga mençuria dhe guximi i tij,populli i Mallakastrës e zgjedh Hajredin Fratarin si delegatë të saj në Kuvendin historik të Vlorës,në nëntorin e vitit 1912.Në këtë mënyrë,burri i Mallakastrës u radhit ndër 33 firmëtarët që shpallën me aktin e tyre,pavarsinë e trojeve amtare.Në vitet 1912-1914,Hajredin Fratari do të punonte si nënprefekt i Skraparit.Si do të vinte në jetë njohurit e tij,duke dashur të çojë sa më parë idetë dhe punën e madhe të qeverisë së parë shqiptare,dalë nga Kuvendi i Vlorës.Pas mijëra halleve që kishin shqiptarët e asaj kohe,Hajredin Fratarit iu desh të përballej edhe me elementë anadollakë të cilët ende shpresonin se e ardhmja e Shqipërisë,ishte Stambolli.Edhe kur në Shqipëri shkoi Princ Vidi,ndonëse pati shumë kërcënime,Hajredini nuk e la detyrën.Por me largimin e tij atëherë kur Shqipëria e mesme dhe ajo e Jugut po binin në duart e Esat Pashë Toptanit dhe Haxhi Qamilit,atëherë burri i Mallakastrës shkon në shtëpinë e vet,në Fratar dhe për tri-katër muaj merret me ndërtimin e shkollës së parë shqipe në Fratar.Por qëndrimin e Hajredinit nuk mund ta harronin rebelët mallakastriotë që në mënyrë të verbër,shkonin pas Haxhi Qamilit,kësj figure të urryer të shqiptarëve në ato vise.Në ditët e para të prillit 1915,ata shkojnë në Fratar dhe e arrestojnë Hajredinin,në shtëpinë tij.Katër ditë më pas kinse ai donte t’u largohej rojeve është qëlluar dhe vrarë prapa krahëve.Gjithsesi në telegramin për këtë vrasje thuhej : “Berat 15 prill,ora 8 e ditës.Drejtur kryesisë së Komitetit Elbasan,Tiranë,Krujë. Zoti Hajredin Fratari tue qenë nga nënprefektët e administratës së Turqisë,është mbështetës i personit të Ismail Qemalit dhe u bë nënprefekt i Skraparit.Mbas ngjarjeve të bamë së voni është burgosur në burgun e Beratit dhe mbasi nuk u pa e pëlqyeshme mbajtja e tij në burg, e pamë të udhës transferimin e tij në burgun e Kavajës.Për dijeni ju njoftohet se sot,ku po përcillesh për në Kavajë nën vërejtjen e një detashmenti… u muar vesh se rrugës ka tentuar me u arratis dhe mbasi nuk iu bind urdhërit “ndal” të dhanun dy-tri herë prej detashmentit,asht vramë nga të qitunat e pushkëve të bame nga ana e detashmentit”.(Arkivi Qendror i shtetit-Tiranë.Fondi 245,dosja 26,fleta 118).
Raufi 7 vjeçar do të shkonte të fillonte mësimet në shkollën e Fratarit,të cilën e pati ngritur që nga themelet i jati,Hajredini,madje edhe mësuesit e parë të kësaj shkolle ishin paguar nga burri i shquar i Mallakastrës.Së bashku me vëllanë më të vogël Skënderin,ata do t’i rriste me dashurinë e saj nënë Sabirja.Pas mbarimit të shkollës fillore në Fratar,Raufi shkon në Gjirokastër ku mbaron dy klasa të tjera.Më pas në vitet 1923-1927 ai shkon në Modena të Italisë dhe me ndihmën e pakursyer të familjes,mbaron me rezulltate të shkëlqyera,studimet në shkollën e mesme ushtarake,Tejet autoritar,me ambicie të vazhdueshme për t’u thelluar në studimet ushtarake,Rauf Fratari do të këmbëngulte për të vazhduar akademinë e lartë ushtarke.Për fat të tij në nëndorin e vitit 1928,mbretëria shqiptare e spalli të jatin Hajredinin “Dëshmor të Kombit” me ç’rast të birit Raufit i ofrojnë studime të larta në Itali.Në këtë mënyrë së bashku edhe me studentë të tjerë shqiptarë,në vitet 1929-1933,Rauf Fratari vazhdon studimet në Akademinë Mbretërore të Romës,në degën e Kavalerisë.Autoritetit dhe pretsigjit që gëzon ndër shokë do t’i shkonte shumë kjo degë e për më tej, Raufi do t’u futej studimeve të thella për rolin e madh të kavalerisë në betejat që kishin zhvilluar në shekuj me radhë bashkëkombasit e vet,ndërkaq ai nuk do të qëndronte indiferent edhe ndaj politikave italiane për fashistizimin e jetës së studentëve shqiptarë në krejt Italinë.Kundërshton me forcë nderrimin alla romane dhe në bisedat me miqtë e vet shprehet hapur se studentët shqiptarë duhet të ruajnë nderimet ushtarake që bëheshin në atdhe dhe asesi nuk duheshin harruar zakonet e mrekullueshme shqiptare.
Në vjeshtën e vitit 1933 pasi mbaroi me rezulltate të larta Akademinë Mbretërore në Romë,Rauf Fratari me detyrën e nëntogerit emërohet në Gardën Mbretërore Shqiptare.Për gjashtë vjet me radhë ai do të shërbente në këtë Gardë me përkushtim dhe devocionin më të lartë.Veçanërisht në këto vite,duhet pranuar se italianët nuk lanë gur pa përdorur,për ta kthyer Mbretin Zog në instrument të politikave kolonizuese të tyre.Kur e panë se në këtë drejtim karakteri i Mbretit të Shqiptarëve ishte i papërkulur,ata u përpoqën me anë të mercenarëve shqiptarë të kërcënonin deri fizikisht jetën e tij. Rauf Fratari,në çdo moment u gjend kurdoherë në situatën më të vështirë,duke shmangur në kohë çdo rrezik.Betimi si oficer besnik i Gardës Mbretërore,do të ishte për birin e Mallakastrës jo vetëm një udhëheqje por edhe thirrje për të sakrifikuar gjithshka vetëm që nderi i Gardës Mbretërore dhe i vetë Mbretit Zog të mos cenohej,është kjo arsyeja që brenda gjashtë vjetëve të detyrës së tij në atë vend,Rauf Fratari arriti të marrë gradën e majorit të Gardës Mbretërore.
Ndërkaq 7 prilli 1939 do të shënonte ditën e zisë kombëtare shqiptare.”Raufi ishte ndër ata qindra oficerë të Monarkisë së Zogut i cili e priti me indinjatë të madhe pushtimin fashist të vendit dhe në shenjë proteste ai grisi flamurin italian.Pas atij xhesti ndoshta simbolik,por që shprehte gjendjen e tij shpirtërore dhe indinjatën e madhe të një shqiptari të vërtetë,autoritetet italine e arrestuan Raufin dhe embajtën për disa kohë në burgun e Tiranës”(Gazeta Shqiptare,Tiranë,10janar2003)
Ka qenë pikërisht ndërhyrja e Fejzi bej Alizotit ( gruaja e të cilit ishte motër me gruan e Raufit) që ky i fundit të lirohet nga burgu.Meqenëse autoritetet italiane i njihnin aftësitë ushtarke të Raufit,në kuadrin e thirrjes për t’u kthyer të gjithë oficerët shqiptarë në detyrat e tyre,ky shkon në garnizonin e Kuçovës.Disa muaj më pas,në fund të vitit 1940,Rauf Fratari thirret në komandën e lartë të ushtrisë italiane dhe i bëhet thirrje të grumbollojë sa më shumë vullnetarë nga vendlindja e tij,Mallakastra për të luftuar në frontin italo-grek që niste nga Saranda.Sidoqë nën parrullat se do luftohej për Shqipërinë Etnike,Raufi e kuptoi se kjo gjakderdhje e shiptarëve sish gjë tjetër,pos zbatimit të planeve strategjike për territore të reja të pushtuara nga fshistët.Ka qenë kjo arsyeja që Rauf Fratari nuk pranoi të luajë këtë rol,me ç’rast u arrestua përsëri dhe u dërgua në burgun e Gjirokastrës.Edhe aty nuk munguan presionet,ndërsa burri i Mallakastrës me një italishte të kulluar i kumtonte karabinierëve italianë se shqiptarët një fjalë kanë.Edhe këtë radhë me ndërhyrjen e Fejzi bej Alizotit autoritetet italiane detyrohen ta lirojnë nga burgu duke e porositur që të shkoj në shtëpi ndryshe e priste internimi.Në vitet 1941-1943,Rauf Fratari akademist i shkëlqyer i Romës dhe mbretëror i sprovuar,bashkëpunon ngushtë me nacionalistët shqiptarë.Ai bie në kontakt me Hysni Lepenicën,Ismail Golemin,Tefik Cfirin dhe sidomos me Abaz Kupin,heroin e rezistencës shqiptare të 7 prillit 1939.Dihet se në fillimet e veta lëvizja nacionaliste shqiptare lindi si nevojë imperative e luftës kundër fashizmit italian,i cili kishte robëruar vendin.Rreth 70-80 burra të Mallakastrës së Epërme,në janarin e vitit 1943 lidhin besën so do të luftonin nën komandën e Rauf Fratarit.Brenda dy-tri muajve radhët u shtuan dhe kjo njësi luftarake u pagëzua batalioni “Hajredin Fratari”.Në mars të vitit 1943,do të vinte aksioni i parë i madh i këtij batalioni,kundër forcave italiane që lëviznin në autokolonën prej Fieri në Tepelenë.Në vendin e quajtur kthesa e Greshicës,Rauf Fratari ndërton një pritë model duke iu përshtatur terrenit,si edhe aftësive luftarake të batalionit që udhëhiqte.Duke shfrytëzuar befasinë vullnetarët nacionalistë,hapin një zjarrë të fuqishëm në drejtim të autokolonës italine dhe brenda dy orë luftimesh lënë dhjetra të vrarë dhe të plagosur.Komanda e qarkut të Fierit, lajmëronte Tiranën për “dërgimin e trupave të tjerë pasi prita ka qenë e befasishme dhe shiqptarët nuk përmbahen në sulmin e tyre”.(A.Q i shtetit-Tiranë,Fondi Mëkëmbësia,dosja.47,fleta 233 ).
Mbas këtij aksioni i cili bëri jehonë në krejt Shqipërinë e Jugut,forcat ushtarake italine ndërmuarën një operacion të gjërë,në Mallakastër duke djegur qindra shtëpi,duke vrarë e burgosur shqiptarë të pafajshëm.Nuk mundet kursesi të jetë rastësi që e para shtëpi e djegur prej italinëve ishte ajo e Hajredin Fratarit.Pas djegjes së parë që i bënë shtëpisë së madhe forcat e Haxhi Qamilit,në vitin 1915,kjo ishte e dyta e cila rrënoi deri murat e lashta prej guri.Raufi me ndihmën e miqve të vet mundi ta largojë familjen dhe në krye të batalionit u hodh në aksion luftarak akoma më të rreptë,kundër pushtuesit italian.Tashmë emri i tij përcillej me respekt në çdo vatër mallakastriote.Sigurisht ka qenë kjo arsyeja që Qarkori Komunist i Mallakastrës,ngarkoi Mehmet Shehun të bisedonte me Raufin,me qëllim që ky të rreshtohej në batalionin e vet,në radhët e nacionalçlirimtarëve.Sipas kujtimeve të bashkëkohësve të tij,takimi ishte kryer në vendin e quajtur Poçen disa ditë përpara se aty,të mblidhej populli e të jepte besën për të luftuar okupatorin italian.Rauf Fratari me horizontin e gjërë dhe personalitetin që zotëronte,i tha Mehmet Shehut se nuk mund të virej asesi në komandën e komunistëve,e para,sepse ajo doktrinë nuk përshtatej Shqipërisë dhe se e dyta,sepse komunistët shqiptarë të rangjeve të larta,pothuaj të gjithë merrnin urdhëra nga Beogradi.Kjo bisedë e çiltër do t’i kushtonte shumë shtrenjtë Rauf Fratarit,dhe se prej atij momenti ai u shpall armik i partisë komuniste e cila udhëhiqej nga motoja bolshevike “O me ne ,O kundra nesh”.Sidoqoftë as premtimet dhe as presionit nuk do të mund t’a përkulnin burrin e Mallakastrës.Ai do të ndërmerrte një varg aksionesh të tjera kundër italainëve,pa i ndërprerë kontaktet,veçanërisht me heroin Abaz Kupi.Madje me insistimin e këtij të fundit,çeta e Raufit do të kordinonte veprimet luftarake me çetat e Ismail Golemit dhe Tafik Cfirit.Më pas po në shoqërinë e ngushtë të Abaz Kupit,burri i Fratarit do të njihej nga afër edhe me Mit’hat Frashërin,i cili me urtësinë e vet do të thellonte më tej ndjenjat antikomuniste të birit të Mallakastrës.Falë urtësisë dhe veprimit energjik luftarak kundër fashistëve italianë,Rauf Fratari do të ftohej nga Mit’hat Frashëri dhe Abaz Kupi për të marrë pjesë në kuvendin historik të Mukjes.Dihet tanimë se delegacioni i nacionalistëve shqiptarë,përbëhej nga figurat e shquara si ;”Mid’hat Frahsëri,Hasan Dosti,Thoma Orollogaj,Skënder Muço,Hysni Lepenica,Isuf Luzaj,Kadri Cakrani,Rauf Fratari,Xhevat Peshkëpia ,Halil Mëniku,Vasil Andoni dhe Ismail Petrela”.(A.Q.i shtetit-Tiranë.Fondi 40,dos.173.fle.19-20).
Ndonëse i ri në moshë,Rauf Fratari do të dëgjohej plot respekt në Kuvendin e Mukjes,në mënyrë të Veçantë ai do të këmbëngulte për të vendosur në nenin dy të Proklamatës,luftën pa asnjë kusht për zbatimin e parimeve të garantuara nga Karta e Atllantikut,për vendosjen e kombeve,ç’ka nënkuptonte bashkimin e trojeve të Kosovës dhe Maqedonisë shqiptare me shtetin amë,si edhe të drejtat e Shqipërisë Etnike.Por dihet tanimë nga të gjithë shqiptarët se si u tradhëtua Mukja.Për turp të historiografisë komuniste,kjo tradhëti u kërkua t’i transplatohej veprimeve të nacionalistëve,por balta e hedhur mbi ta një ditë u pastrua.Ajo baltë në vetvehte ka dashur të mbulojë lumenjtë e gjakut që komunistët e Tiranës dhe të Beogradit provokuar ndaj mijëra shqiptarëve të pafajshëm,duke i hedhur ata në vëllavrasje,dhe ç’prej këtij momenti Rauf Fratari shkon në Mallakastër dhe dërgon tek miqtë e vet gruan Ganimetin,me të birin,Hajredinin një vjeçar.Tashmë nuk ishin okupatorët ato që mund të hakmerreshin kundër tij dhe familjes,por forcat e verbërta të nacionalçlirimtarëve shqiptarë.Pas kësaj ai iu bashkangjit njësive luftarake të Abaz Kupit duke udhëhequr çetën e vet sa në luftë kundër italianëve po aq edhe kundër gjermanëve.Heroizmi dhe mjeshtëria e vet luftarake do të shkëlqente sa në Mat edhe në Krujë,sa në Zallher aq edhe në Prezë.Ai ishte i bindur deri në fund se fatet e Shqipërisë,e ardhmja e saj ishte lidhur ngushtë me autoritetin e padiskutueshëm të Mbretit Zog,i cili ashtu sikundër pati udhëhequr 15 vjet me radhë popullin e vet,do të dinte ta mbronte atë sa prej okupatorëve të huaj aq edhe prej mortajës komuniste.Mirëpo,me uzurpimin e pushtetit nga bollshevikët e shtetit amë,Rauf Fratari e parndjen tragjedinë që po pllakoste atdheun e vet.Ai largohet plot dhimbje nga Shqipëria,duke lënë aty jo vetëm historinë e ndritur të familjes së tij,por edhe nënën,gruan,dhe djalin dy vjeçar të cilin e kishte quajtur Hajredin,në kujtim të atit të vet.Duke iu drejtuar brigjeve të Italisë,së bashku me dhjetra nacionalistë të tjerë,ai ishte i ndërgjegjshëm se kudo të ndodhej do të luftonte me mish e me shpirt,për të shpëtuar kombin nga tragjedia e shekullit,komunizmi.Të shtatë vitet e qëndrimit të tij në Itali,Raufi do t’i kalonte duke u përballur me vështirësitë e shumta të jetës dhe privacioneve të mërgimit.Ai do të ishte kurdoherë përkrahë kulmeve të nacionalizmit shqiptar si Mid’hat Frashëri, Hasan Dosti,Zef Pali,Abaz Kupi,madje do të mbante lidhje edhe me Mbertin Zog.Në këto lidhje ai do të shihte kurdoherë mundësinë e organizimit të forcave antikomuniste shqiptare,pa dallim partie.Ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës së vet fatos i bashkimit të gjitha forcave politike,vetëm e vetëm për të shembur muret e komunizmit të përdhosur,ato mure që ndan për pesë decenie me radhë kombin shqiptar,prej kombeve të tjera të qytetëruara.
Në vitin 1951 pas disa kërkesave të herpashershme Rauf Fratari thirret në zyrën e Refugjatëve,në Romë dhe i jepet e drejta të mërgojë në SHBA.Atje fillimisht në shtëpinë e një mikut të vet,Hiqmet Delvinës (ish krytar i parlamentit në kohën e monarkisë) në shtetin e Nju Xhersit.Më pas filloi veprimtarinë ekonomike private,por duke ndjekur me vëmendje të madhe gjithë zhvillimet në Shqipëri.Malli për të afërmit në vendlindje e kapllon,sidomos kur mëson se ata keqtrajtohen nga qeveria komuniste e Tiranës.Merr pjesë në veprimtarinë e Komitetit “Shqipëria e Lirë” duke dalë në mbrojtje jo vetëm të bashkëkombasve të vet në shtetin amë por edhe për ata në Kosovë e Maqedoninë shqiptare.Ka qenë kjo arsyeja që në fund janar 1973,sapo del nga shtëpia e vet,Rauf Fratarin e qëllojnë për vdekje dy vrasës me pagesë.Dora gjakatare e sigurimit të shtetit shqiptar të asaj kohe,ishte shtrirë deri në Nju-Xhersin e largët,ajo dorë shtrinte përdhe burrin dhe nacionalistin e shquar,por asesi idenë dhe shpresën e tij,për një Shqipëri të çliruar nga mortaja komuniste, për një Shqipëri Etnike.
Bern-Zvicër