Nga Shefqet Kërcelli/
Këtë shkrim ja kushtoj gjithë detarëve shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanëve që kanë shërbyer në vite dhe shërbejnë aktualisht në Flotën e 6-të SHBA. Në respekt dhe të bashkëpunimit 26 vjecar që Forca jonë Detare ka me këtë Flotë.
Në një ceremoni të thjeshtë e tepër mbresëlënëse më datën 29 Janar të këtij viti, Komanda Mbështetëse e Flotës së 6-të të SHBA në Capodichino, Napoli, promovoi detarët e vitit të përzgjedhur nga specialitetet e fushat e ndryshme që shërbejnë si në anije ashtu dhe sektorët e Komandat mbështetëse. Në këtë ceremoni mori pjesë dhe Komandanti i Flotës së 6-të të SHBA{Mesdhe-Afrikë Perëndimore} Admirali Mark Ferguson dhe Kryekapteri i kësaj Flote Steven Giordano. Për profesionalizëm, aftësi të spikatura në realizimin e detyrave dhe besnikëri ndaj atdheut patën fatin të promovohen si detarët e vitit përkatësisht:
Nënoficere Ampora Balderos, Specialiste e Operacioneve Detare të Klasit të I-rë në Komandën e Rotës Spanjë.
Nënoficere Stephani Pavoni, Juriste e Klasit të I-rë në Komandën Mbështetëse Napoli.
Nënoficere Dawn Weston, Teknike e Sistemeve të informacionit Klasi i 2-të, pjesë e Komandës Task Forc 69 Napoli, u shpall detare më e re e vitit.
Në fund të ceremonisë Admirali Mark Ferguson i përshëndeti detarët e vitit me këto fjalë:
“Secili nga ju përfaqson vlerat më të mëdha që ne mishërojmë në punën tonë. Nga ky shërbim i cmuar ndaj atdheut, gjenerata pasardhëse e detarëve që po futet rishtazi në marinë do t’ju shikojë ju dhe do thotë:- Unë dua të bëhem një ditë si ai detar ose si ju”.
P.s. Nga kjo ceremoni duhet të marë shembull dhe liderat tanë për të vlerësuar detarët specialistë të cdo fushe.