Nga Albano Kolonjari/
Christian Panucci eshte trajneri i ri Kombetares Shqiptare. Wikipedia personale e Christian Panucci ka ndryshuar pak caste me pare. Ne te Christian Panucci cilesohet trajner i Shqiperise. Duket se telenovela kuqezi ka marre fund. Mediat sportive shqiptare, italiane por edhe disa media te tjera sportive te europes, dje dhe sot kane beret e ditur se marreveshja eshte arritur, dhe brenda disa dites do te behet prezantimi i Christian Panucci ne krye te kuqezinjeve. FSHF hesht. Ne listen e saj kane qene emra te njohur te futbollit europian, si Clarence Seedorf, Lugi De Canio, Filippa Inzaghi, Walter Zenga, dhe ne oret e fundit edhe Alberto Malesani. Qellimi I Federates Shqiptare te Futbollit eshte i qarte. Nje trajner qe te pranoje pagen e saj simbolike prej 20 mije dollareve ne muaj, dhe te kualifikoje Shqiperine ne Eleminatoret e Kampionatit Europian 2020. Bisedime te gjata, takimeve dhe propozimeve po u vjen fundi. SkSport.it (web Italian) vetem pak ore me pare thote:”eshte e kryer. Tashme ka ngelur vetem firma perfundimtare. Christian Panucci do te jete trajneri i ri i Shqiperise”. Christian Panucci ish-mbrojtesi i Genoa, Milanit, Realit, Interit, Monoco, Parma, dhe Romes ka qene ndihmes trajner I te njohurit Fabio Kapello kur ky drejtonte Kombetaren e Rusise. 44 vjecari Panucci gjithashtu ka qene drejtues I A.S Livornos ne sezonin 2015-2016. Panucci ka mbi “shpatulla” 57 ndeshje me Kombetaren e Italise, ku ka shenuar 4 gola. Ai ka qene pjese e U-21 Italise ku ka zhvilluar 19 ndeshje dhe shenuar po 4 gola.