Familijaret njoftojne se, mbas nji semundjeje te rande vdiq Ndue Gjoke Berisha ne mbramje e dites se diele me 8 qeshor 2014 ne spitalin White Plains, NY.
I ndiejemi len mbrapa bashkeshorten Drande Buçaj dhe femijet, Kristina, Liza, Zhakline, Shpresa, Leka dhe Florina, si dhe vllaznit Zefi, Markun e Luigji, motrat Filja dhe Lula, me shume nipa, mesa e familijare te tjere.
Prindet Gjoka dhe Prenda, iken nga Shqipnija kur Ndou ishte 10 vjeçare. Ky qift me 5 femije te vegjel, pjese e nji grupi prej 17 vetesh, nder ta edhe Genc Kortsha, kaluen Drinin naten e vitit te ri dhe kapercyen kufinin ne mengjesin e 2 janarit 1953. Kjo ikje dramatike prej diktatures komuniste asht pershkrue mjeshterisht ne detale nga Genc Korça ne librin e kujtimeve te tija ne gjuha anglishte, “One Man’s Journey to Freedom – Escape from Behind the Iron Curtain” (botue 2010 prej Joseph Karl Publishing, MI).
Mbas 13 vjetesh familja Berisha emigroi ne Belgjike, mandej, neper Itali, ne Shtetet e Bashkueme ne vbitin 1970.
Vatra dhe redaksija e gazetes “Dielli” u shprehin ngushllime familijarvet me urimin te kene gezime tash e mbas.
**********
Familjaret don te presin vizita ne Ballard Durand Funeral Home – 2 Maple Ave., White Plains, NY 10601, diten e marte me 10 qeshor, prej ores 2pm-9pm; te nesermen, mbas meshese pershpirtjes ne oren 11am te kisha Zoja Shkodres ne Hartsdale, trupi i te Ndjemit do te percjellet te vorret e familjes ne St. Raymond’s Cemetery ne Bronx, NY. 10530
he was the best man, I knew him in Italy I was his daughter age. God already expected him , he said ” mire se na erdhe”