Tërë jetën në shërbim të familjes traditës dhe të kombit!/
Nga Beqir SINA/
PASAIC NEW JERSEY : Familja Derti, miq dhe dashamirë të saj – qindra njerëz, me të gjitha nderimet e përcollën të dielën – për në jetën e amnueshme, njeriun më të dashur të tyre, Nazmi Derti. I cili, lindi në katundin Blliqe – Peshkopi në 15 Maj 1933 dhe vdiq të premten (10 prill 2015) në një spital në kantonin Allentown – Pennsylvania – SHBA, i rrethuar nga bashkëshortja, fëmijët, nipat e mbesat e tij.
Ngushllimet, dhe shërbimet fetare, për dy ditë me radhë u mbajtën në Xhaminë “Qendrës islame Shqiptare” në Garfield, nga Imam Rifat Halili . Kurse, ceremonia mortore dhe varrimi u krye në Laurel Grove Memorial Cemetery Totowa NJ, në të cilën morën pjesë mbi 300 vetë. (vlen për t’u permendur me këtë rast – ndihma e policisë “Passaic County Sheriff'” në shoqërimin e kortezhit – në rrugën për në varreza me makinat e policisë, nga oficeri i policisë, Lirim Kaba)
Nazmiu, u nda nga jeta duke u bërë i njohur, si një veprimtar dhe intelektuali i shquar, sidomos për punën e tij të palodhshme, në ruajtjen e familjes, traditës kombëtare, dhe sedrës dibrane, arsimimit dhe intelektualitetit të tij shqiptar, në Diasporë.
Ai, shkollën katërvjeçare e kreu në fshatin Blliqe, tetëvjeçaren në Kastriot, kurse të mesmen në Normalen në Prishtinë, e cila, më vonë u bë sic dihet edhe djepi i diturisë pra Universiteti i Prishtinës.
Ndërkohë, që mbasi përfundojë shkollën Normale në Prishtinë, për disa vjet deri sa qendronte me familjen e tij në Maqedoni – punoi si mësues i gjuhës shqipe në rrethinat e Shkupit, dhe në veçanti në fshatrat e Tetovës, ku dha një kontribut të madh në arsimimin e brezave të rinj dhe mësmin e gjuhës shqipe në mesin e shqiptarëve.
Shkollimin e lartë, Nazmiu, e mori duke filluar me studimet e tij, në Universitetin e Brukselit, dhe Parisit, dhe duke i përfundur ato në Filozofi në Universitetin “State University of New York at Geneseo”, ku Nazmi Derti, diplomua, aty duke qenë një student i dalluar në mësime.
Nazmiu, së bashku me familjen, e tij, axhallarët, dhe shumë anëtar të familjes në vitin 1949, u arratisën fillimisht, dhe dolën e qendruan për disa vjet në Maqedoni, më pas emigruan në kampet e refugjatve në Itali, deri sa u vendosën në Belgjikë, Francë, dhe, më vonë emigruan në SHBA, ku ai edhe e mbylli jetën e tij, në kantonin Allentown – Pennsylvania.
Gjatë, gjithë jetës së tij, Nazmiu u dallua si një njeri me të gjitha vyrtytet, bile ng ato më të vyera burrërore, kombëtare, dhe krahinore.
Duke u shquar si një prindër shembullor, i dashur , fjalë ëmbël dhe human i madh. Veprimtar dhe intelektual, i palodhshëm në punën e tij, burr i traditës dhe sedrës dibrane, arsimimit dhe intelektualitetit shqiptar në Diasporë. Ai ishte një patriot i flakët, i cili e donte shumë, Shqipërinë, Kosovën, dhe viset shqiptare, ashtu si donte edhe këtë vend të bekuar SHBA. Gjithashtu, donte dhe e kujtonte me mall gjithmon Dibrën, vendlindjen e tij, “Dibrën e lashtë, Dibrën e mençurisë , trimërisë, Dibrën e bëmave historike”, që thoshte shpesh her, ai.
Duke qenë i lidhur familjerisht me familjet më të mira në Dibër (parinë e Dibrës), Kaloshi, Ndreu, Kaziu, Spata, Lita, e për rreth saj, Kukës, e tjer, ndërsa, për sa qendroi në Maqedoni, me shumë familje të njohura nga Kosova dhe Maqedonia, qe gjithmon i afruar rreth patrioteve të njohur, dhe figurave më eminente të diasporës edhe në emigrim, në Itali, Francë, Beligjikë dhe SHBA. Nazmiu, u bashkua gjithmonë me ta, në të gjitha veprimtaritë e përpjekjet e tyre, për demokratizimin e Shqipërisë, lirinë, çlrimin dhe pavarësinë e Kosovës, për Çamërinë dhe të drejtat e shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Ku në këtë aspekt një kontribut të paçmuar, ka dhënë ai dhe vëllai i tij, një veprimtar mjaft i njohur në diasporë, Dinë Derti.
Në kujtesën e tërë atyre, që e njohën të ndjerin Nazmi Derti, natyrisht që ai do të mbetet një prindër shëmbullor, një familijar i mirë, mik dhe shok i fortë me të gjithë shqiptarët. Ai ishte një intelektual, dhe studiues i shkencës së Filozifisë, njeri i ndershëm, patriot dhe publicist i dalluar në shtypin shqiptar në, diasporë, Maqedoni dhe Shqipëri. Zotronte dhe fliste shumë mirë, shqip, anglisht, frengjisht, italisht, serbo-koratisht, maqedonisht.
Në fjalën e lamtumirës, para arkivolit me trupin e tij – Faik Lita, do ta quante atë mentorin e tij .
Lita, duke e portretizuar atë në mes emocionesh të mëdha, tha se :”Nazmiu, mbi të gjitha ka qenë një burrë i ndershëm, i zgjuar, punëtor, dhe serioz njeri me tiparet më të larta njerëzore dhe shqiptare; njeri i fjalës, dhe i besës, mik i përjetëshëm i dashur dhe i respektuar me të gjithë”, tha ai.
Për, Nazmiun, duket se gjithçka në këtë botë fillonte, qysh nga familja, të cilën në çdo aspekt të saj, të cilën ai e ndërtojë si një familje të shëndosh në mënyrën më shëmbullore, tha Lita. Ndërsa, shtoi se “Nazmiu, ishte besnik deri në vdekje ndaj bashkëshortes fisnike Lies, ishte një babë i mrekullueshem i tre djemëve ; Bashkimit, Gëzimit dhe Petritit, dhe një vëlla i dashur dhe i respektuar i motrës – Majunes, dhe i vëllait të tij Dinës” që e kishte edhe si një shok të pandarë gjatë gjithë jetës së tij.
Mirëpo, gjatë fjalës së lamtumirës, Lita, “zbuloi” atë se përveç familjes Nazmiu, kishte edhe disa pasione të tjera të veçanta për jetën e tij: siç ishin u shpreh ai :”Çështja kombëtare, Filozofia për të cilën ai studioi dhe u diplomua, librat që ai i donte aq shumë dhe sporti i Golfit, që e luante me shumë pasion”
Nazmiun , Faik Lita, e quajti “njeriun e dashuruar me librat”, dhe sidomos me ato të veprave të shkrimtarëve të mëdhenjë, qofshin ata shqiptarë apo të rangut botërorë. Duke marr si shembull disa prej tyre si: Fan Noli, Faik Konica, Patër Gjergj Fishta, Tajar Zavalanin, e të tjerë. “Ai, kishte lexuar më shumë se 1000 vepra të shkrimtarëve më të mëdhenjë botëror, ku Lita veçojë, Spinotin, Montanin, Hygoin, Servatesin, Shekspirin dhe Volterin, e të tjerë. Ndërsa,, ai kishte studiuar mirë Aristotelin dhe Platonin, shpesh her thoshte se ata janë shqiptarë” tha Lita në fjalën e lamtumirës.
Duke u ndarë me lot në sy dhe me mirënjohjen e thellë shpirtërore për tërë atë që ai ka bëre, çdo njeri në lamtumirën e fundit përcjelljen për në botën e amnueshme përshpëriti :”Të qoftë e lehtë toka këtij vendi të bekuar, që ti e adhuroje për tërë jetën”.
I ndjeri u varrosë me të gjitha nderimet, duke i hedhur një dorë dhe, dhënë lamtumirën e fundit, dhe lutur për shpirtin e tij – nga bashkëshortja fisnike Lija, fëmijët me emrat e bukur Gëzimi, Bashkimi dhe Petriti,( fëmijë të cilët ai i edukojë dhe shkollojë, në universitet më larta amerikane), vëllau dhe shoku i jetës, veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare Dinë Derti, motra e dashur Majunia. Por, edhe në praninë e të gjithë familjarëve, nipave e mbesave, farefisit dhe shokëve e miqve të shumtë nga Dibra, Kosova, Shqipëria dhe shumë qytete të Maqedonisë, Malit të Zi, e viseve të tjera.
* PS: I ndjeri Din Derti ishte vatran i regjistruar ne degen e Queeinsit,NY, duke qene se ne Pennsylvania nuk ka dege te Vatres.
Llazar says
I nderuar kujtimi i tij! Nazmi Dertin e kam takuar vetem nje here dhe mbeti perhere nje mik i nderuar ne mendjen dhe zemren time. Ishte nje ATDHETAR me vlera dhe njeri i kulturuar qe te bente pervete me mecurine,kulturen dhe sinqeritetin e tij. Femijet e tij kane perse te jene krenar. Kush e njohu qoft edhe per pak nuk do ta harroj kurre.
sami repishti, USA says
Pushofte ne paqe shpirti i te ndjerit Nazmi Derti!
Tonin Mirakaj says
Ngushllimet t’ona me te ndieshme familjes Derti per humbjen e rende.Do e kujtojme gjithmone te ndierin Nazmi me dashuri dhe
rrespekt.
Shag-u says
Ngushellimet me te sinqerta.Personalisht ndjehem i privilegjuar qe kam patur fatin ta njoh Nazmiun. Ai kishte nje kulture poliedrike, ishte mesues mendjendritur, patriot i shquar, punetor i palodhur, aktivistit i dedikuar i ceshtjeve kombetare. Ai ska reshtur kurre se ndihmuari njerezit ne nevoje. Ishte njeri i beses, trim i papare dhe i afte te perballej me cdo lloj situate per te mbrojtur te drejten.
Nazmiu ishte nje “kampion i mirësisë”. Ishte nder ato njerez qe prej te cilit mesoje shume gjera.
Zoti ia befte jeten tjeter drite e ju prefte shpirti ne parajse.
Gjithmone do ta kujtojme me admirim, respekt e dashni.
Shkelqim Agolli