Ka më shumë se një vit që bashkatdhetari ynë, studiuesi dhe veprimtari i palodhur, Fatbardh Veli Doçi, nuk ëshët shfaqur më në komunitet. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, që i dha goditjen përfundimtare të mërkurën me 22 Korrik 2020. Fatbardhi u lind në në Tplan të Tropojës me 1 tetor 1933. Ai u nda nga jeta në moshën 86 vjeçare.
Të premten, me 24 Korrik 2020 në orën 10 -12 të drekës do të organizohen shërbimet funerale, ku do të respektohen rregullat e shtetit për kohën e Koronavirusit. Në Funeral nuk mund të jenë më shumë se 50 vetë në të njëjtën kohë.
Shtëpia Mortore: BALSAMO FUNERAL HOME
Adresa: 3188 Westchester Avenue
BRONX, NY 10461
Tel: 718-597-8380
Më pas do të kryhen shërbimet dhe ceremonia e varrimit.
Vatra dhe gazeta e saj Dielli ngushëllojnë familjen Doçi për humbjen e njeriut të tyre të dashur.I pushoftë shpirti në Paqë!