*Koncert madhështor në “Symphony Space”, Manhattan, për 10 Vjetorin e TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”/
* Artiste te shquar u ngjiten ne Skenen e “Symphoni Space” per 10 vjetorin e Shkolles shqipe dhe TV”Alba Life”Nga Keze Kozeta Zylo*/Artistët dhe nxënësit shqiptarë shfaqën një koncert madhështor në Symphony Space në festimin e 10 të vjetorit të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, New York.
Qindra shqiptarë të Diasporës në Amerikë u mblodhën në Symphony Space për të festuar së bashku 10 Vjetorin e themelimit të Televizionit dhe të Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Në këtë festë kishin ardhur nga trishtetëshi i Nju Jorkut si dhe nga Çicago, Kanada Vancouver, Uster, Shqipëria etj. Ishte një festë e bukur shqiptare.
Manhattani kryeqendra e botës rrezëlliti dhe më shumë nga shkëlqimi i syve të nxënësve shqiptaro amerikanë si dhe artistëve të shquar që debutuan me plot kulturë dhe talent në Symphony Space në një ndër sallat më prestigjioze të artit dhe kulturës. Ndonëse mësuesit si dhe nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut kishin kohë që po përgatiteshin për koncertin ata përsëri erdhën ditën e festës për të bërë provat gjenerale dhe për çudi nuk e ndjenin lodhjen fare. Ata janë fëmijë kaq hyjnorë sa vërtetë e meritojne kur shumëkush i quan Ëngjëjt Mbrojtës të Gjuhës Shqipe dhe kjo na bën të ndihemi tejet krenarë për këtë pasuri të krijuar dhe që do të mbetet e patundshme.
Mësueset e shkollës plot elegancë dhe bukuri, të cilat dalloheshin nga stema që kishin varur në fustane si anëtarë të stafit të “Alba Life” mirëprisnin të pranishmit. Çiftet Laçaj, Xhemaili dhe Todd Watkins iu shpërndanin të pranishmëve buletinet që ishin printuar nga designer, mjeshtri Ismer Mjeku…
Spektatorët kalonin në tapetin e kuq dhe kush e kush bënte foto të ndryshme nga kompania e famshme “Alba Pro” drejtuar nga i taelntuari Amir Suka dhe bashkëpunëtorët e tij si: Agron Ceka, Fatmir Sela, Admir Memeti, Shuk Dule, Dzemo Halilovic. Në qendër të banerit ku ishin sponsorit të shkruar, ishin dy gazetaret si Elona Pajo ish gazetare në TVSh dhe Dëshira Balidemaj të cilat vazhdonin me intervista me artistët, politikanët, prindërit etj. Secili anëtar i stafit ishte në punën e tij dhe me përkushtim vazhdonin punonin papushim. Qendra e zërit që drejtohej nga stafi i Symphony Space midis tyre ndihmonte dhe artisti shqiptar Andrea Lole e bënte dhe më me efekt kur bashkohej me gumëzhitjen e zërave, nxënësve, bilbilave të Gjuhës Shqipe.
Bordi kishte dy ditë më parë që kishte lajmëruar se biletat ishin shitur “sold out tickets”, çka tregonte për suksesin e radhës dhe respektin e bashkatdhetarëve të nderuar për të shpërblyer punën plot kulturë dhe profesionalizëm të “Alba Life”. Prapa skenave artistët i rregullonte dhe i bënte më të bukur Stilisti i mirënjohur Noli së bashku me stafin e tij si stilistet: Noli Nazim Salihu. Hana Mirdita, Blertta N. Ejupi, Adelina Ejupi, si dhe makeup artist Shkurta Makolli Kukaj dhe Flatrim Amrllahu, asistent.
Senatori veteran Martin Golden nderoi me proklamatë nderi “Alba Life”, në emër të Senatit të shtetit të Nju Jorkut
Senatori veteran i shtetit të Nju Jorkut Marty Golden erdhi me anëtarin e stafit të tij dhe na nderoi me pjesëmarrjen pranë Symphony Space. Për shkak të angazhimit me evente të tjera senatori veteran Marty Golden nuk qëndroi gjatë, por në emër të Senatit foli para kamerave dhe tha se kam ardhur këtu për të vlerësuar punën e madhe të një TV dhe të Shkollave shqiptare në New York që punojnë me aq dashuri dhe nderim për Kombin amerikan dhe shqiptar. Unë e kam ndjekur personalisht punën e tyre dhe kam shkuar nëpër klasa dhe nëpër aktivitete, por jam magjepsur me punën e mësueseve dhe të nxënësve se si ata punojnë duke sakrifikuar dhe fundjavën. Ai falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen në veçanti kontributit të themeluesit të “Alba Life” z.Qemal Zylo.
Senatori Golden në statusin e tij në publik shkruan si:
“Congratulations Qemal Zylo honored to spend time with you and your lovely wife Kozeta at the 10th Alba life Anniversary Gala.
Senatori veteran Marty Golden i dorëzoi Z.Qemal Zylo proklamatën me këtë motivacion ku midis te tjerash shkruhet: Senate NO: 4487.
Rezolutë legjislative duke përgëzuar Alba Life. është ndjenja e trupit legjislativ të Senatit të shtetit të Nju Jorkut të nderojë organizatat që mbajnë gjallë traditat, kulturën, gjuhën etj.
Familja Zylo emigroi në vitin 1997 nga Shqipëria gjatë luftës civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe njohu shumë fëmijë emigrantësh që nuk flisnin shqip prandaj i vunë si qëllim vehtes të hapnin shkollat shqipe…
Suksesi i Alba Life është bashkëpunimi i presidentit Qemal Zylo me stafin e tij me suksese impresionuese, entuziazëm të jashtëzakonshëm, me standarde të pakompromentuara dhe përpjekje të eksellencës…
Programi i koncertit Gala
Vetë mbushja e sallës plot e përplot si dhe llozha lart që njerezit thoshnin se s’kishje ku të hidhje kokrrën e mollës të vinte në një detyrim sa moral po aq dhe shpirteror për të realizuar një program serioz dhe tejet me art.
Në ekran të gjerë shfaqeshin fotot e ndryshme të punës së jashtëzakonshme të mësuesëve ndër vite për të cilat gjithmonë dhe kurdoherë në publik kemi shprehur mirënjohjen e pakufishme dhe ato i kishim lajmëruar kokë më kokë për të ardhur dhe kujtuar vitet e punës së tyre. Filmimet, intervistat, kronikat, reportazhet e ndryshme që TV “Alba Life” ka bërë ndër vite i jepte një atmosferë tejet festive sallës. Montazhi me fotot u realizua nga fotografi proefsionist Adriatik Berdaku.
Çfarë kënaqësie më jepte kur shikoja nxënësit midis mësuesëve, prindërit e tyre, politikanët që kanë marrë pjesë, personalitete të ndryshme nga Diaspora, Shqipëria, Kosova, Ulqini, Dibra, Çamëria dhe ata parakalonin si në një paradë pambarim sespe pambarim do të jetë puna e Diasporës shqiptaro-amerikane si dhe e Alba Life…
Salla ndriti dhe shpërtheu në duartrokitje kur në skenë dolën dy prezantuesit e talentuar, Rea Ulaj me një fustan të zi dhe tejet elegant, me plot bukuri dhe sharm si dhe Bledar Maqellara veshur bardhë e zi, nje artist i vërtetë i cili ka hyrë qysh fëmijë në botën e artit.
Ata njëzëri thanë:
Të dashur miq, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur të festojmë dhe gëzojmë së bashku 10-të Vjetorin e Televizionit dhe të Shkollës Shqipe “Alba Life.” Lulja është simboli i së bukurës. Lulja e zbukuron festën dhe pikërisht sot në këtë
10 vjetor kemi mbledhur një buqetë lulesh shumëngjyrshe për ta bërë më të bukur këtë festë. Sot në këtë skenë do të vinë artistë të mirënjohur nga të gjitha trojet ku flitet shqip. Janë këta artistë, aktorë, dhe instrumentistë të shquar që do ta bëjnë madhështore festën. Unë jam Rea Ulaj dhe pranë meje është Bledar Maqellara. Ne jemi moderatorë të kësaj mbrëmjeje. Por mos të flasim shumë gjatë dhe le t’i lëmë surprizat për më vonë.
Le ta fillojmë programin me bashkëthemeluesen e shkollës shqipe dhe Televizionit Alba Life, ish-prezantuesen e emisionit “Pafi” në të vetmin Televizion Shqiptar, si dhe në disa show të tjerë, Klodiana Zylo Halsted.
Klodiana me një elekuencë në të folur dhe plot dashuri solli përvojën e saj dhe përjetimet si bijë e themeluesve të TV dhe Shkollave Shqipe dhe kënaqësinë që i dha salla e mbushur me njerëz që tregonte qartazi respektin dhe nderimin për punën e gjithë stafit.
Ndërkohe Klodiana pasi u përcoll me duartrokitje ftoi pjesëmarrësit të ndiqnin një video të shkurtër nga vitet e punës së Televizionit dhe Shkollës Shqipe “Alba Life” realizuar nga Amir Suka drejtor i programit të TV “Alba Life”.
Vidioja u përcoll me emocion dhe duartrokitje nga të pranishmit.
Rea në shqip dhe Bledari në anglisht kanë ftuar spektatorët t’i mirëpresin me duartrokitje nxënësit e Shkollës Shqipe Alba Life. Ata thanë se këta janë Ëngjëjt Mbrojtës të Alfabetit Shqip këtu në Amerikë. Ata interpretuan Hymnin e Shkollës Shqipe kënduar nga Kristina Melo dhe shoqëruar nga kori.
Për herë të parë në historinë e diasporës në një skenë kaq dinjitoze si Symphony Space u ngjitën nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” dhe interpretuan këngë Shqip. Ata dhanë ngrohtësi, dashuri, emocion dhe po aq krenari. Bota e tyre është e magjishme dhe gjithmonë të japin një ndjesi kaq të bukur sa zor se e provon ndër debutime të tjera.
Rea tha se kam një ndjenjë kënaqësie kur mendoj se në një të ardhme shumë të afërt, dy prej këtyre fëmijëve do të udhëheqin një program të tillë si sonte.
Bledari me nje sens humori përgjigjet: “Pse nuk do ta udhëheqim ne”?!
Atëhere Rea vazhdon se: -Jo Bledar! Radhën do t’jua lëmë të rinjve që vinë pas nesh!
Si përshembull, Dea Watkins, një nxënëse 7 vjeçe e Shkollës Shqipe për tri vite. Përveç që mëson si të shkruajë dhe të lexojë. Dea ka mësuar disa këngë nga repertori muzikor shqiptar nën drejtimin e mësuesit te talentuar të pianos, artistit Gusti Daija. Sonte do të interpretojë këngën “Zilja po na fton.” Interpretimi i Deas në piano u mirëprit nxehtësisht si nga spektatorët po ashtu dhe nga nxënësit e Shkollës Shqipe.
Nxënësit e Shkollës Shqipe do të vazhdojnë programin me këngën “Globi rrotullohet” shoqëruar nga artistja e shquar dhe drejtoreshë e programit artistik, Dëshira Ahmeti-Kërliu.
Si bijë emigrantësh, unë ndihem shumë krenare kur dëgjoj këta fëmijë, edhe pse të lindur dhe të rritur jashtë trojeve shqiptare ata të mahnisin se si këndojnë dhe flasin shqip vazhdoi Rea. Këta janë frymëzim kombëtar.
Skena rregullohej mjeshtërisht nga menaxheri i saj, anëtar i stafit Odise Salillari.
Mark Gjonaj politikan i lartë dhe mik special i mbrëmjes
Rea ftoi ne skenë nje mik special të shqiptarëve Mark Gjonaj
Ky vit ka qenë gjithashtu një vit simbolik per komunitetin Shqipëtar për arsye se një bir emigrantësh për here të pare në historinë e diasporës Shqiptare është zgjedhur në një pozitë shumë kyçe si Këshilltar i Bashkisë së New Yorkut, ish-Ansambleist i shtetit të New Yorkut, dhe njëkohësisht, themelues i Shkollës së parë dy-gjuhëshe…anglisht dhe shqip ne Bronx. Ai është shembull i suksesit në diasporë. E përshendesim dhe e ftojmë në skenë. Mark Gjonaj gjithmonë të befason se si e gjen kohën dhe shkon pothuajse në të gjitha aktivitetet që organizon komuniteti. Shpirti i tij që kullon mirësi dhe dashuri kombëtare medoemos e ka bërë politikanin dhe vizionarin më të besueshëm për ëështjen Kombëtare.
Mark Gjonaj u mirëprit me duartrokitje dhe vlerësoi punën e stafit të TV duke i nderuar me dhënien e proklamatës me këtë motivacion ku midis te tjerash shkruhej:
Une Mark Gjonaj Këshilltar i Bashkisë së Nju Jorkut jam krenar të nderojë TV dhe Shkollat Shqipe “Alba Life” për një punë të jashtëzakonshme në shërbim të komunitetit shqiptaro amerikan. TV dhe Shkolla Shqipe “Alba Lfie” ka qenë një shembull i shkëlqyer i suksesit dhe integrimit në Amerikë.
Z.Mark Gjonaj ftoi në skenë Kozeta dhe Qemal Zylo dhe iu dorëzoi proklamatën. Z.Qemal Zylo falënderoi me plot respekt dhe i shprehu mirënjohjen e pakufishme Këshilltarit të Nju Jorkut dhe tha se ndjehej krenar që një shqiptar ka arritur në nivelet e larta tëpolitikës amerikane. Z.Zylo u shpreh se kjo proklamatë iu takon të gjitha mësueseve ndër vite, dhe ftoj në skenë mësueset e vitit akademik 2017-2018 si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Thaqi, Dr.Valbona Zylo Watkins, Luljeta Xhediku, Ardita Miloti Vadahi, Klaus Sharra. Vleresimi i lartë nga z.Mark Gjonaj u mirëprit me duartrokitje të nxehta.
A jeni gati për “Margjelon” pyesin prezantuesit? Para jush artisti i mirënjohur në disa skena prestigjioze, Ergin Oda shoqëruar në piano nga Lekë Saliu, Gjilberta Lucaj, cello.
Rea recitoi: “O Moj Shqypni e mjera Shqypni kush të ka qitë me krye në hi” … sa të bukura që jan këto vargje të kësaj poeme, por nuk do ta recitoj unë tha ajo, këtë poemë do ta dëgjoni nga aktori i mirënjohur në të gjitha trojet Shqiptare…
Pajazit Murtishi.
Në skenë erdhi sopranoja e shquar Lindita Mezini-Lole e cila interpretoi “Valsi (waltz) i Lumturisë.” Mbas valsit, Lindita interpretoi “Këngen e Nënës” së bashku me ish-nxënësen e Shkollës Shqipe, Kristina Melo-n, artiste e talentuar qe premton shumë në të ardhmen!
Agron Llakaj i ftuari special nga Shqipëria për koncertin madhështor
Prezantuesja tha se në këte natë magjike që po kalojmë së bashku, me mijëra kilometra ka fluturuar mbi oqean dhe ndodhet midis nesh një bashkatdhetar shumë i suksesshëm. Ky është artisti i shquar kombëtar, komediografi dhe moderatori i emisionit “Al Pazar” si dhe moderatori i koncertit madhështor që po dëgjojmë së bashku, Agron Llakaj. Agron Llakaj Mjeshtër i Madh me mimikën e fytyrës, humorin e hollë plot mesazhe tërhoqi sallën si me magnet dhe njerëzit kishin hyrë në rezonancë dhe nuk pushonin së qeshuri. Detajet me plot mjeshtëri që përdor gjatë aktrimit, imitimet e personaliteteve të ndryshme si dhe karakterin e “Anesë”, aktori i humorit i realizon me një përsosmëri ekspresive, duke i sjellë të gjallë dhe konkret figurat e ndryshme pranë spektatorit. Agroni komunikoi mjaft ngrohtë me publikun, doli nga skena dhe shkoi pranë publikut duke i krijuar bisedat me nota të holla të humorit dhe sarkazmës therrëse që ai di t’i realizojë mjeshtërisht. Bukur ishte kur nga salla solli në skenë artisten e mirenjohur Ludmilla Baballëku e cila intepretoi “Moj e bukura more”.
Publiku ka më shumë se kurrë nevojë të qesh dhe të rrok mesazhet që përcjellin aktorët të cilët nëpërmjet aktrimit godisin pa mëshirë veset e shoqërisë, politikanët dallkauke dhe llumin që ata lenë prapa punës së tyre…
Agron llakaj ka një kohë të gjatë në këtë zhanër dhe per rrjedhojë janë shumë skena që ai i realizon në përsosmëri. Regjisor, producent dhe ideator i showt Al Pazar, ai ka arritur që show i tij të jetë një nga showt me shikueshmërinë më të lartë dhe me plot profesionalizëm. Këtë e pamë direkt në skenë në Symphony Space kur në fund gjithë publiku u çua në këmbë dhe e përcolli me duartrokitje të fuqishme! Faleminderit Agron Llakaj që iu përgjigj ftesës së Alba Life me plot gjenerozitet dhe dashamirësi të pashoqe për të ardhur pranë shfaqjes duke thënë se për Gjuhën Shqipe do të vija dhe në fund të botës… Ai shoqërohej nga bashkëshortja e tij fisnike Kostandina dhe mbesa bukuroshe dhe e ëmbël Adea.
Ulaj tha se ka kënaqesinë t’ju prezantoj kolegun tim që sonte nuk është vetem host, por edhe një bariton i shkëlquer me një sfond ne klasik-xhaz që është vetëm një ndër zhanret e tij të shumta që ai fokusohet në muzikë. Bledar Maqellara kendoi “Po ta dirigjoja botën!”
Skena mori një pamje karamel, u mbush si me petale kur pranë erdhën princi dhe princesha e baletit Klevis Tafaj dhe Kylie Brown të cilet luajtën “Sleeping Beauty,” një përrallë e hershme klasike e cila përfshinte një princeshë dhe princ të bukur.
Lauren Guci aktori 12 vjeçar që ka luajtur si djali i Katherina Zeta Jones, me aktoren botërore
Në këtë natë madhështore, nderoi me pjesëmarrjen e tij një aktor i Hollywoodit nga Vancouver, Canada. Ishte shumë impresionuese dhe krenari që një artist me moshë12 vjec u zbulua nga Alba Life, dhe ky ishte: Lauren Guci. Lauren Guci është një yll kinemaje dhe futet ndër aktorët e rinj në Vancouver dhe u përzgjodh nga regjjisorët e Hollivudit për të luajtur në filmat e tyre.
Laureni me prindër shqiptarë nga Marricaj e Tepelenës ka arritur shumësukses, duke luajtur me aktroren e famshme botërore si Catherine Zeta-Jones, si djali I saj në filmin Cocaine …Ai kishte plot kujtime me të gjatë aktrimit në Vanquver, por ajo qëtregoi gjatë shfaqejes ishte në lidhje me marrëveshjen që kishin bërë bashkë si: Në se Catherina do të fliste ndonjë fjalë të pistë ajo do t’i jepte djalit (Laurenit në film) 20 dollarë… Dhe ajo vetëm dy herë foli, kështu që fitova 40 dollarë.
Lauren Guci është aktor, i njohur për filmat si: Karen Kingsbury’s Maggie’s Christmas Miracle (2017), si Jordan, A Heavenly Christmas (2016) si Boy Narrator, and Cocaine Godmother (2017) si: Young Michael. Lauren Guci edhe pse në moshë shumë të vogël ka luajtur me aktorët e famshme si Jill Wagner e cila është një aktore amerikane, modele, Ajo ishte një bashkë-organizatore për konkurrencën e shfaqjes Wipeout të komikëve ABC nga 2008 në 2014.
Mbremja Gala vazhdoi me programin e radhës. Viti 2018 është viti i Gjergj Kastriot Skënderbeut për gjithë Kombin, sepse Heroi Ynë Kombëtar ka 550 Vjetorin e vdekjes. Aktori i shquar kombëtar Xhevat Limani interpretoi “Monolog Për Skenderbeun”.
Ndërsa tenori i shquar me një zë brilant Riad Ymeri, interpretoi “Aria nga Opera “Skënderbeu.”
“Unë Biri Yt Kosovë” e interpretoi sopranoja e mirënjohur, shqiptarja e parë dhe e vetme e Teatrit Kombëtar të Shkupit…Dëshira Ahmeti-Kërliu, shoqëruar nga mjeshtrit instrumentistë si Igli Tuga klarinet, Mialtin Zhezha violinë, Gjilberta Lucaj cello, Gusti Daija piano.
Një këngëtar tjetër mjaft popullor mbarë kombëtar erdhi nga trojet e Ulqinit. Hajro Ceka i cili këndoi: “Jam Shqiptar.”
Nderoi me pjesëmarrjen e tij këngëtari i njohur i muzikës amerikane i cili ka arritur suksese të dukshme si Arian Kërliu me këngën “New York, New York.”
Emocionuese ishte ku me kënaqësi Bledari prezantoi në skenë artistin e dashur mbarë kombëtar, dhe njëkohësisht xhaxhain e tij, Haxhi Maqellarën që këndoi këngën “Falemnderit Moj Tiranë.”
Me plot profesionalizëm debutoi artisti dhe pianisti i shquar Petrika Melo i cili interpretoi: “Canon in D”
Në këte koncert madhështor luajti mjeshtri Raif Hyseni si: “Fantazi Për Fizarmonikë”.
Të dy artistët, dy bashkëshortët, dy ambasadorë të kulturës si Merita Halili e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Raif Hyseni, interpretuan “Jelekun Kadife” dhe “Dola në Penxhere.”
Me këngën e pijes “Brindizi” nga “La Traviata” interpretuan artistët e talentuar Riad Ymeri, Dëshira Ahmeti-Kërliu dhe Lindita Mezini-Lole shoqëruar nga instrumentistët profesioniste dhe plot sukses si: Igli Tuga klarinet, Mialtin Zhezha violinë, Gjilberta Lucaj cello, Gusti Daija piano.
Në mbylljen e programit erdhën të gjithë artistët e mrekullueshëm që plot kulturë, profesionalizëm, elegancë në të veshur i dhanë publikut një natë të bukur artistike dhe të paharrueshme, ata kënduan të gjithë së bashku: “Këngë Arbëreshe”, këngë që i ka mbijetuar kohërave, këngë që këndohet në të gjithë rruzullin tokësor ku frymojnë shqiptarë.
Ata kaluan në këngë, gjithë Kalabrinë, por askund nuk gjetën si Shqipërinë… Interpretimi i tyre ishte i mahnitshëm, sa që duket se kënga dhe arti bashkojnë zemrat shqiptare, ashtu siç dhe dolën nga shpirtrat e tyre të zjarrtë si: Dy manushaqe në dorën time/ Ja zgjata njërën Arbëreshës sime.
Të dy prezantuesit simpatik e mbyllën programin me duartrokitje të zjarrta ku nuk munguan buqetat me trëndafila të kuq nga Top modelja shqiptare, bukuroshja Lola Luma, gazetarja e talentuar Kozeta Turishta etj…
Ishte një natë magjike, një natë që s’do të harrohet kurrë. Ishin nxënësit e Shkollës Shqipe që kënduan Shqip dhe mbushën zemrat e spektatorëve me krenari të ligjshme për Kombin, ishin artistët e shquar që performuan mjeshtërisht dhe sollën aq emocione pranë nesh, ishte publiku i jashtëzakonshëm që i mirëpriti me duartrokitje të stuhishme dhe që shumë prej tyre u shprehën se do të jetë kënaqësi të vimë përsëri në 15 Vjetorin e TV dhe Shkollës Shqipe “Alba Life”.
Na rezervoni vendet për 2023-in!
Manhattan, New York
Fillim Maji, 2018
*Per me shume foto-Shihni ne Facebook dielli vatra