Pajazit Kaloshi 1930 – 2015-ishte pinjolli i fundit i Murat Kaloshit/
Nga Beqir SINA Neë York/
BROOKLYN NY : Të dielën në Nju Jork, pas një beteje tre-vjeçare me sëmundje të zemrës, vdiq – në moshën 85 vjeçare, në spitalin Maimonides Medical Center në Brooklyn – New York, i rrethuar nga bashkëshortja dhe fëmijët, nipat e mbesat, të afërmit e tij – Pajazit Kaloshi, i cili ishte dhe djali i fundit e Murat Kaloshit, njërës prej figurave qendrore dhe nga më të njohurat në çështjen kombëtare në gjithë krahinën e Dibrës, patriot dhe atdhetar i madh.
Funerali i të ndjerit u krye në Xhaminë Shqiptare në qytetin e Brooklynit, një xhami, e njohur në komunitet, e cila është e para dhe e ndërtuar me përpjekjet dhe kontributin e komunitetit shqiptar ( simbol i bashkëjetes fetare shqiptare – kontributin edhe të shqiptarëve katolik dhe ortodoks) –
Varrimi i të ndjerit, në të cilin morën pjesë qindra vetë, kryesishtë anëtarë, të familjes Kaloshi dhe Lamçe, të afërm të tyre, miq edhe shok, dashamirë ,(mysliman, katolik dhe ortodoks), ish të arratisur politik, në kohë të ndryshme, dhjetra ish të burgosur politik, nga burgu famëkeq i Spaçit, ku ai së bashku me ta kaloj jetën, ish të interrnuar nga kampet e interrnimit, Gradishtë, Savër, Gjazë, Shtyllas, Lubonjë, veprimtar të komunitetit, u krye të Mërkurën më datën 4 Shkurt, në varrezat shqiptare në Laurel Grove Cemetery në Totowa, New Jersey.
Aty, ku prehen edhe disa nga njerëzit më të afërmit e tij – dy vëllezërit Hasani dhe Abdullai, motra Atifete, nipi Roberti, por edhe disa nga njerëzit më të shquar të komunitetit shqiptar të Amerikës.
Pajaziti, ishte njëri prej atyre, ish të burgosurve politik, ish të interrnuarve politik, qëndrestar i fortë , i pa-thyer nga diktatura dhe veglat e saj, i cili, do të mbahet mend më shumë, tek bashkëvuajtësit e tij – si një patriot i shquar, fjalë pak dhe fjalë urtë, i dashur dhe i respektuar me të gjithë. Ai ishte shumë bujar, punëtor që gjithë jetën e tij, e ngrti me ndershmëri dhe djerësn e ballit, pa u lodhur, vetëm për të pasur një familje të shëndoshë, lënë pas një emër të mirë, familjes së tij, dhe që të kujtohet, sot si njeri i dashur dhe i respektuar nga të gjithë, ata që patën rastin ta njofin atë.
Pajazit Kaloshi – gjithashtu, do të kujtohet gjatë, tek bashkëvuajtësit e tij ,sepse së bashku me fëmijët e tij – nipat e mbesat dha një kontribut të madh edhe në lëvizjet dhe zhvillimet e para për demokraci në Shqipëri,
Një nipi i tij, Bujar Kaloshi, ka qenë një figurë e rëndësishme e Partisë Demokratike, qysh në fillimet e saj, i vrarë barbarishtë 19 vjet më parë në Tiranë – nga banda kriminale në mëngjesin e datës 26 korrik 1996, me armë zjarri në rrugën përpara shtëpisë së tij në Tiranë.
Kurse, ish – Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, e ka dekoruar nipin e tij,, (ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve -Bujar Kaloshi) (pas vdekjes) me Urdhrin e Lartë “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Për kurajon e shfaqur në qëndresën ndaj diktaturës komuniste në Shqipëri, për kontributin e çmuar në vendosjen e demokracisë dhe konsolidimin e institucioneve të shtetit ligjor”. Bujar Kaloshi – është nderuar, gjithashtu, edhe nga ish Presidenti Berisha, me titullin “Pishtari i Demokracisë” dhe “Martir i Demokracisë”.
Vetë Pajaziti me fëmijët e tij, i është bashkëngjitur qysh në fillim Shoqatës së të Burgoserve Politik dhe asaj Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë, së bashku me shokët e burgut dhe interrnimit, në përkrahje dhe mbështetje të Partisë Demokratike, duke votuar gjithmonë për të- .
Mbasi ai u kthye në Tiranë, mbas gjithë atyre vuajtjeve, shtëpia e tij bujare u kthye në shtëpi mikpritëse për të gjithë, miqtë – dhe bashkëvuajtësit e tij, vendi i dhjetra takimeve të para politike, për mbështetjen e demokracisë, pavarësisht se demokracia, nuk ishte ajo që ai donte, por Pajaziti asnjëher nuk u pundua për mbështetjen e dhënë.
Megjithëse, dekadën e fundit jetojë në SHBA, aty ku për më shumë se 50 vjet jetuan dhe vepruan dy vëllëzërit e tij, disa kushurinjët e parë të tij ( nga familja Ndreu e të tjerë), veprimtar të shquar, atdhetar e patriot të flakët, duke jetuar me ëndrrën amerikane, Pajaziti, dhe njerëzit e tij, për asnjë minutë nuk e harruan se nga kishin ardhur, dhe të kujt prindërve ishin – mbasi e mbrojtën dhe e mbajtën me krenari emrin dhe prejardhjen e tyre – një prejardhje fisnike, patriotike, adhetare nga Dibra,
Pajazit Murat Kaloshi – 1930 – 2015
I lindur në maj të vitit 1930 ne katundin Kandër – komuna e Kastriotit – Dibër e Vogël – ai vdiq në moshën 85 vjeçare në Brooklyn – New York. Lindi dhe kalojë një pjesë të mirë të jetës, së tij, pikërishtë, aty ku lumi Drini i Zi , shkruante historinë e tij shekullore. Atje, ku Korabi kryeneçë ushtinte nga krismat e armëve për liri e pavarësinë e Shqipërisë. Atje ku sofrat rrinin gjithmonë shtruar dhe Odat dibrane dhe ishin palamenti i kohës i burrave më të mirë të kësaj krahine. Aty u rritë dhe u formua, ky burr, që u nda nga jeta këto ditë, aty ku dhe lindi adhedashuria, dhe burreria , mençuria dhe bujaria dibrane.
Pajaziti – pasi mbaron shkollën fillore, tetvjeçare dhe të mesme në Kastriot(një ndër shkollat e njohura në këto anë të asaj kohe, dalluar për nivelin e lart të arsimimit) deri sa erdhi dhe koha për të përfunduar ato – ai përfundojë vetë në burg. Në moshën më të bukur, në lulen e saj 19 vjeçare, ai u burgos si burgosur politik, duke vuajtur në burgjet e Enver Hoxhës.
Më 28 Mars 1946 – atë dhe familjen e tij, e internuan në Berat, më pas në Bençë – Tepelen , Porto Palermo, Fabrikën e Tullave, Gramsh të Elbasanit, kriporen e Svernecit, dhe më në fund në kampin famëkeq të Gradishtës në Lushnje, me disa familjet më të mira të kombit shqiptar, nga veriu, jugu,Çamëria, Kosova e trojet shqiptare, dhe Shqipëria e Mesme.
Ne vitin 1949 e arrestojnë vetëm e vetëm, se ishte i biri i Murat Kaloshit. Gjatë kohës që ishte në hetusi(10 muaj rresht) u përballua me torturat nga më çnjerëzoret. Dhe, po nga ato tortura – kalojë edhe një ftofje të madhe në mushkri, e cila e la me pasoja gati gjithë jetën në shendetin e tij- megjithse falë Zotit, ai kishte një trup të fort dhe shëndetmirë.
Jeta e Pajazitit, në burg, në Lozhan, Beden dhe Kafaraj, ishte shumë e vështirë dhe e mbushur plot me halle dhe brenga. Ndërsa, ai ishte në Burg – dy vjet mbasi ishte arrestuar, simbas kujtimeve, të djalit të xhaxhait të tij, Abdurraman Kaloshit, (edhe ai një bashkëvuajtës i tij), i vdiq në kampin famëkeq të Tepelenës, e ema e tij Rabija, e cila la pas vetes 5 djem dhe 3 vajza.
“Jeta në kampin e tmerrshëm të Turanit në Tepelen , kujton Abdurramani, ishte shumë e tmerrshme, aty vdiqën dhjetra fëmijë nga uria edhe nga fëmijët e prosalindur. Aty vdiq nga uria edhe nëna e Jonuz Ndreut, Sulltana – e cila la pas 7 djem dhe 3 vajza” kujton sot ai..
Nëna e Pajaziti dhe ajo e Jonuz Ndreut vdiqën shumë afër njëra tjetrës dhe u varrosën dhe u rivarrosen tre herë ngaqë varret ishin afër lumit dhe sa herë vinte dimri varret duheshin lëvizur – se i merrte lumi të gjitha kufomat – Dhe, të burgosurit mblidhin kufomat dhe i rivarrosnin derisa për herën e fundit – lumi doli nga shtrati dhe i mori të gjithë varret e të interrnuarve. Dhe, sot e kësaj dite nuk dihet më gjë për eshtrat e asnjerit prej tyre.
Pajazitit, në interrnim, në kampin e Gradishtës, ashtu i ri dhe i bukur në moshën 29 vjeçare – i buzëqeshi edhe fati – Pra, ishte dashuria ajo që regjimi diktatorial nuk mundi ta burgoste dhe as ta interrnoj ose tu’a privoj – këtyre njerëzve fisnik nga familjet më të mira shqiptare –
Mbasi ata u fejuan dhe u martuan ndërmjet tyre – me djemt dhe vajzat e familjeve të mëdha. Kështu, i ra fati edhe Pajzitit, që u martua me një vajzë të një familje fisnike, patriote e atdhetare, nga më të mirat në rrethin e Elbasanit, të bijën e Emin Lamqes, vajzën e bukur dhe fisnike, Burbuqe Kaloshin.
Me këtë martes dhe këtë grua stoike, ky burr nga familjet më të njohura të Dibrës – me vajzën fisnike të Elbasanit, krijon një familje të dashur, dhe shumë të respektuar, për të gjithë ata që patën rastin t’i njohën në kampin e interrnimit në Gradishtë të Lushnjes dhe kampet e tjera. Ata krijuan një familje të mrekullueshme – ku Zoti i fali tre fëmijë – njëri më i mirë se tjetri – Dy djem petrita – Muratin dhe Fatbardhin, dhe një vajzë zanë, qe edhe emrin ja kishte vënë Zana.
Pajazit Kaloshi i përkiste një familje, të cilat ishin në atë kohë edhe kryeja e Dibrës, ose siç quhen ndër ato anë Nëntë Malet e Dibrës. Si bir i kësaj familje të madhe, me miqësi më familjet e mëdha, ai ishte krenar e bujarë, ku kënaqësia e tij, ishte vetëm të bënte mirë, me dhanë e me ndihmuar të gjithë ata që donte dhe që i njihte. Ai kishte shumë respekt për të gjithë bashkëvuajtësit e tij , të cilët të gjithë i kishte miq dhe shok të mirë( përfshirë edhe shokun e birucës së burgut, professor Sami Repishtin, të cilin e takoi dhe njohu, vetem këtu në SHBA). Ai i respektonte dhe i donte të gjithë ata, që ishin puntor, të ndershëm, të zgjuar, dhe të zotët, patriotin dhe atdhedashesin. Njëkohësishtë, nuk pajtohej dhe i kishte vdekje të keqin, të pabesin, të gjithë spiunët e sigurimit të Shtetit, ata që kish marrë në qafë jetra njerëzish dhe familjet e tyre.
Pajaziti, vdiq dhe nda nga jeta, duke lënë pas, dhëmbjen dhe krenarin tek bashkëshortja dhe shoqja e jetës së tij, ( afro 55 vjet bashkë) duke ndar nga anëtarët më të afërt të gjakut të tij – me miqt familja Lamçe. Fëmijët, e tij – që i donte si drita e syrit, dy djemtë Muratin dhe Fatbardhin – vajzë Zana, që tani nuk mori vizë – i mbetet vetëm qaj me gjithë shpirt për babin e saj . Pajaziti, u nda nga vllazëria, e tij – në Tiranë, Toronto dhe New York, nga plot nipat e mbesat, nga farefisi, nga bashkevuajtesit e tij – Gradishta, Savra Gjaza, , Pluku, , Shtyllasi, Lubonja e tjerë, të cilët me lotë në sy erdhën t’i hedhin një dorë dhe. duke thënë me gjithë zemër se po përcillnin në jetën e amnueshme një pjes të jetës, së tyre:”I lehtë të qofte dheu e kësaj toke!”-
Humbja e mikut tone te dashun, Bajazitit, na mbushi zemrat me idhnim e dhimbje tw thelle, tue kujtue vitet e gjata te miqesise se sinqerte mes familjeve tona, vite ne te cilat kemi nda mundimet, hidherimet e gezimet tona te pakta. Kemi punue se bashku, duke derdhe ndershmenisht djersen tone ne ndihmen reciproke me ndjenja vllaznore. Kemi varrose se bashku njerezit e dashtun e i kemi qendrue afer njani tjetrit ne perballimin e famekeqes “lufte te klasave”e cila nuk e uli kurre intensitetin e saj karshi nesh.
Ngushullimet ma te sinqerta e ma te perzemerta familjes se Bajazitit, Buqes se dashun e bijve te saj, Radit, Bardhit e Zanes me familjet e tyne. Ngushullimet tona i shkojne edhe kusherinjve te Bajazitit te ndiere, sivellezenve te tij, Abdurrahmanit, Xhevdetit, Sherifit, Gazmirit, bijve e bijave te tyne e familjeve te tyne.
Qofte i xhenetit shpirti i Bajazitit tone te dashtun e i paharrueshem kujtimi i tij.
Familja Merlika