Nga Keze Kozeta Zylo/
Në zyrën e Marko Kepit, Shqiptaro Amerikanët vinin grupe grupe për të mbështetur kandidaturën e Marko Kepit për Këshilltar në Bashkine e Nju Jorkut si dhe për ish Kongresistin Amerikan Vito Fosellën, kandidat per president në Staten Island, New York.
Marko Kepi ka qenë me dekada në krye të organizatës së mirënjohur “Rrënjët shqiptare” dhe pikerisht me këtë organizatë kanë dalë në pah tiparet e një lideri të vërtetë. Marko Kepi në fjalën e tij përshëndetëse tha midis të tjerash se: “Ne duhet ta mbështesim kandidaturën e ish kongresistit Vito Fosella, pasi ai e ka mbrojtur shumë kauzën tonë kombëtare. Ai është një lider i vërtetë dhe në se ne fitojmë do të punojme fort së bashku për Staten Island ku jetojmë dhe punojmë si dhe për Nju Jorkun për një vend më të mirë dhe më të sigurtë”.
Marko Kepi ka ardhur në moshë shumë të re, por ai nuk ka harruar rrënjët nga vjen si dhe shpreh një mirenjohje të pakufishme për Amerikën që e priti. Për këto arsye ai u regjistrua në Marine Corp të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të demonstruar dashurinë dhe vlerësimin e tij për një vend që i dha atij dhe familjes kaq shumë Liri dhe mundësi.
Ai është diplomuar nga John Jay, Kolegji i Drejtësisë Penale, drejtimi në Shkenca Politike dhe Histori, dhe fitoi per Master Ekzekutiv i Administrimit të Biznesit (EMBA) nga Kolegji Wagner.
Marko Kepi së bashku me ekipin e tij mblodhi më shumë se çdo organizatë tjetër në Diasporë fonde për t’ju ardhur në ndihmë familjeve shqiptare që u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019ës. Ai mblodhi 1.6 milionë dollarë për të pa strehët.
Kongresisti Amerikan Vito Fosella në fjalën e tij përshëndetëse shprehu mirënjohjen e pakufishme për të gjithë komunitetin shqiptar të cilët janë një forcë aktive dhe e konsiderueshme në Staten Island dhe Amerikë. Unë kam shumë miq shqiptarë dhe ndihem krenar pasi shoh çdo vit se si komuniteti juaj po rritet veçanërisht intelektualisht, pasi midis jush ka disa avokat, doktor, mesues, inxhinier, profesor, sportist, artist, politikan, biznesmenë të cilët e bëjnë qytetin tonë dhe më të bukur dhe më me vlerë, do të shprehej ish kongresisti Fosella para kamerave për TV “Alba Life”.
Z.Fosella tha se gjithmonë e dënoj genocidin serb ndaj shqiptarëve të Kosovës., kur ishja në Kongres e kam ngritur me force zërin kundër genocidit serb, por për ta njohur më mirë situatën më duhej të shkoja dhe t’i takoja direkt popullin e Kosovës. Unë shkova dy herë në kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë dhe pashë me dhimbje njerëzit e vuajtur, torturat që kishin ushtruar serbët ndaj popullit të pafajshëm të Kosovës, fëmijët me lot në sy, pleqtë të shpërngulur nga trojet e tyre. Këto takime në kampin e refugjatëve do të ngelen përgjithmonë në memorjen time. Populli shqiptar ka një vend të veçantë në zemrën time.
Vito John Fossella Jr. ka lindur më 9 mars 1965 dhe është një politikan republikan amerikan nga shteti i New York-ut i cili më parë përfaqësonte rajonin e 13-të të kongresit të shtetit në Dhomën e Përfaqësuesve të SH.B.A.-së për gjashtë mandate, nga 1997 në 2009 duke shërbyer si republikan i vetmuar nga New York City. Z. Fossella ka lindur në Staten Island, në një familje që përfshinte disa politikanë. Z.Fossella fillimisht mori detyrën në 1997, pasi fitoi një zgjedhje speciale të mbajtur për të zëvendësuar Susan Molinarin në dorëheqje.
Plot shqiptarë dhe aktivistë të njohur si z.Mundija, Jasin Gjoka, Agron Damzi etj të cilët kishin ardhur për të mbështetur Marko Kepin dhe kongresistin Vito Fosella u shprehën me fjalë miradie dhe po punojnë që të fitojnë, që siç tha studenti i shkëlqyer Gjoka po shkojmë derë me derë për të siguruar votat.
Z.Mundija dhe Gjoka janë në ekipin e z.Marko Kepi që po kandidon si këshilltar për në Bashkinë e Nju Jorkut.
Ata u shprehën optimist për fitoren e tyre!
Vëllezër dhe motra shqiptarë ju ftoj të votoni Marko Kepin këtë bir të Kombit dhe le të bëjmë histori si shqiptarë në Staten Island!
29 Maj, 2021
Staten Island, New York