Me Lutjen”Na ndihmoftë të gjithëve” janë mbledhur shumë bashkatdhetarë mbrëmjen e së Premtes, 19 Janar 2018, në restorantin East WoodManor në Bronx, nën organizimin dhe sponsorizimin e familjes së madhe të biznesmenit dhe Humanistit Mhill Gjuraj për Lutjen e SHMASIANIT.
Në këtë natë Lutjesh ka qenë i pranishëm edhe Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto me bashkëpunëtorë të tij vatranë.
Darkën e Lutjeve dhe ndezjen e qiririt e ka bërë dom Viktor Dedaj nga kisha Zoja e Shkodrës. Në emër të mysafirëve ka përshëndetur z. Asllan Bushati.
Mhill Gjuraj është biznesmen dhe veprimtar i njohur i komunitetit shqiptar në SHBA, humanist bujar, një nga dhuruesit e spikatur për Katedralen Shen Tereza në Prishtinë, si dhe dhuruesi i Shtatores së Nënë Terez ës në Peje, inauguruar me 13 gusht 2013.