Konsullatë e Përgjithshme e Republikës së Kosvës në Nju Jork përherë e gjenë veten pranë Komunitetit shqiptar, në shërbim të tij, jo vetëm në veprimtarinë konsullore, por edhe në ato kulturore. Ambasadorja Teuta Sahatcija së bashku me stafin e saj gjendet në cdo veprimtari, herë si pjesmarrëse e herë si organizatore. Në veprimtaritë e Federatës Panshqiptare të Amerikës dhe organizatave të tjera të komunitetit, përherë pjesmarrës aktivë.
Në mbrëmjen e së Martës, 27 Dhjetor, Konsullata e Kosovës , ishte nikoqirja e një koncerti të shkëlqyer të titulluar”Koncert me Perlat e Muzikës shqiptare”, koncert ky i organizuar në mjediset komode të Studios të mjeshtrit të Fotografisë, ambasadorit të bukurisë dhe imazhit pozitiv të Shqipërisë, Kosovës, dhe i gjithë Kombit Shqiptar, Fadil Berisha.
Sopranoja Sanije Matoshi dhe tenori Riad Ymeri nën shoqërimin e pianistes Elona Muca dhe te Lekë Salihu, treguan klasin e tyre të lartë në një koncert me muzikë nga kompozitorët:L. Gjoka, S. Gjoni, L. Deda, L. Dizdari, C. Zadeja, V. Beqiri, K. Gashi, P. Jakova, A. Mula.
U duartrokitën interpretimet e këngëve: Kroi i fshatit tonë, Pranvera, Lule Bore, Vajzë e vogël, Kur perndon Dielli, Fjalët e Qiririt, Asaman trandafili celes, Haliti i vogël, Mallëngjimi, Dashnor u bana, Unë ty moj të kam dasht, Margjello, dhe Valsi i Lumturisë, i interpretuar nga vogëlushja Matoshi. E ftuara speciale ishte Isra Abazi.
Përballë një publiku elitarë, ku mbizotëronin artistët, të rinjët, interpretuesit janë shpërblyer me duartrokitje. Ambasadorja Teuta Sahatcija i ka falenderuar artistët interpretues dhe publikun e zjarrtë dhe u ka uruar gëzuar Festën e Vitit të Ri 2017!
Në koncert ka amrër pjesë edhe një grup nga Federata Vatar: Zv. Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, Zef Balaj, Marko Kepi, Lek Përlleshi, editori i diellit, si dhe artisti haxhi Dauti, i anëtrësuar kohëte fundit në Vatër.Në fund është shtruar një koktejl.(Dielli)