




Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci.
Frascineto\ Calabri\ Itali/
Në qytetin e Lugos, në krahinën e Ravenës, më, datë 21 Dhjetor 2025 u mblodh konferenca me temë; Kosova Lindore dje, sot, dhe sfidat për të ardhmen, organizuar nga Federata Kombëtare shqiptare në Itali drejtuar nga zoti Granit Muçaj. Merrnin pjesë grupe nga shoqata të ndryshme në Itali, si dhe të ftuar nga Shqipëria, Zvicera, Gjermania, Austria, si dhe nga Kosova lindore Lugina e Preshevës, Bujanoci e Medvegja. Konferencën e hapi zonja Elena Zanon, Kryetarja e Bashkisë së qytetit të Lugos, e cila i priti në Kështjellën Alfonso Este, (ku u zhvillua konferenca) dhe përshëndeti komunitetin shqiptar të këtij qyteti. Ajo theksoi rolin e madh të shqiptarëve në zhvillimin ekonomik e kultural të këtij qyteti. Nga Mitrovica Prof Gani Pllana kishte sjellë një vepër arti, hartën e Italisë, të punuarme kristale nga “Trepça” të cilës ia dhuroi Zonjës Elena Zanon. Një dhuratë tjetër një Kristal të nxjerrë nga nëntoka e Mitrovicës, profesor Pllana ia dhuroi kryetarit të Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali, z. Granit Muçës.
Fjala në vijim iu kaloi një numër studiuesish me vlera shkencore të fushave të ndryshme. Temat kryesor i mbajti zoti Enkel Rexhepi Kryetar i këshillave të komunave shqiptare në Serbi i cili foli për atë situatë të rëndë ku po shkeleshin të drejtat e njeriut dhe jo vetëm por po bëhej një pastrim etnik në këto zona si në luginën e Preshevës, Bujanosi, Medvegjia. Mbi situatën e arsimit, fjala iu dha Profesor Rexhep Abazi. Profesor Refik Hasani, nga Gjilani,përshkoi situatën e rëndë të një spastrimi etnik që bëhej në këto zona.
Moderatorja e kësaj konference ishte Majlinda Shqiri, gazetare por edhe kandidate e vetme shqiptare për Kosovën Lindore. Ajo prezantoi në mënyrë dinjitoze këtë konferencë.
Murat Ajvazi,hisorian, Zvicër, mbajti një fjalim, dhe u prononcua se do të publikonte punimet e kësaj Konference në shumë gjuhë të huaja. I ftuar ishte edhe kryetari i qytetit të Belshit zoti Arif Tafani, me të cilën u bë edhe një binjakëzim midis këtyre dy komunave; Lugo dhe Belsh.
Konferenca doli me një Rezolutë, të cilën e lexoi Ornela Radovicka, drejtuesja e Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci. Në fund Zonja Ninfa Pema, sekretarja e Federatës ndahu disa Mirënjoje i titulluar “ Zëri i Kombit”
Fjalën përshëndetëse për të pranishmit e bëri z. Dritan Ferhati kryetari i Shoqatës Vatra. Një falenderim i vecantë i kalon grupit organizues të FNAI zotit Petrit Aliaj, aktivistet si zonja Erida Cela, sekretari i saj Ervis Hoxha, antarë si zotit Belul Shehu , zonja Fitije Picari, tranieri i skudrës së futbollit me lojtarët të gjithë shqiptarë zoti Alfred Salliu, që na pritën denjësisht e bujarisht dhe organizuan më së miri këtë konferencë për të ftuarit. Mes tyre ishte edhe Pirro Qendra, aktivist i botës arbëreshe.
Pas konferencës, organizatorët shtruan drekë për të gjithë pjesëmarrësit, ku sipas programit kënduan himni italian dhe shqiptar, kënduan këngë popullore nga shumë treva shqiptare. Nuk munguan simbolet e kombit edhe tek torta; Shqipëria jonë, flamuri ynë kombëtarë.
Fermo, 21.12, 2025.
REZOLUTË
Nga Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI), mbi Çështjen e Minoritetit Shqiptar të Luginës së Preshevës në Republikën e Serbisë, pas zhvillimit të Konferencës “Kosova Lindore dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”, në Lugo (Ravena) Italy, më 21.12.2025.
MOTIVET
Duke u mbështetur në parimet universale të të drejtave të njeriut dhe
standardet evropiane për mbrojtjen e pakicave kombëtare;
- meqenëse Neni 14 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut
- (1953) garanton se “gëzimi i të drejtave dhe lirive të përcaktuara në
- këtë Konventë sigurohet pa asnjë formë diskriminimi, përfshirë atë
- mbi bazë të përkatësisë kombëtare, gjuhësore apo etnike”;
- meqenëse Neni 27 i Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe
- Politike (1966) garanton “të drejtën e personave që u përkasin
- pakicave etnike, fetare ose gjuhësore për të gëzuar kulturën e tyre,
- për të përdorur gjuhën e tyre dhe për të ushtruar identitetin e tyre
- kolektivisht”;
- duke pasur parasysh Aktin Final të Helsinkit (1975), i cili obligon
- shtetet pjesëmarrëse të “respektojnë barazinë para ligjit të
- personave që u përkasin pakicave kombëtare” dhe të “krijojnë
- kushte për ushtrimin efektiv të të drejtave të tyre”;
- meqenëse Deklarata e OKB-së mbi të Drejtat e Personave që u
- përkasin Pakicave Kombëtare ose Etnike, Fetare dhe Gjuhësore
- (1992) garanton “ushtrimin e të drejtave pa diskriminim dhe pa
- pasoja negative për individët apo komunitetet”;
- duke pasur parasysh Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për
- Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare (1998), e cila “ndalon ndryshimet
- artificiale të strukturës demografike dhe garanton të drejtën e
- lidhjeve të lira ndërkufitare të pakicave kombëtare”;
- duke vërejtur me shqetësim të vazhdueshëm raportimet e
- institucioneve ndërkombëtare, organizatave joqeveritare dhe
- organeve shtetërore partnere mbi praktikat diskriminuese ndaj
- pakicës kombëtare shqiptare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë;
- meqenëse praktika e ashtuquajtur "pasivizim i adresave" është
- zbatuar në mënyrë selektive dhe targetuese ndaj qytetarëve të
- Republikës së Serbisë me përkatësi etnike shqiptare, duke prodhuar
- pasoja serioze juridike, politike, sociale dhe ekonomike;
- duke marrë parasysh Rezolutën e Parlamentit Evropian të datës 6
- korrik 2022, Raportin e Departamentit të Shtetit SHBA për të Drejtat
- e Njeriut (2022), si dhe raportet e Komitetit të Helsinkit për të
- Drejtat e Njeriut në Serbi;
- duke u mbështetur në kërkesën zyrtare të Kryetarit të Nënkomitetit
- për Evropën në Kongresin Amerikan, z. Keith Self, të datës 2 dhjetor
- 2025, për përgatitjen e një raporti gjithëpërfshirës mbi
- diskriminimin e shqiptarëve në Serbi;
- duke theksuar se Republika e Serbisë është vend kandidat për
- anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe, si e tillë, ka detyrimin të
- përmbushë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes
- së të drejtave të njeriut;
- si organizim shoqëror kërkojmë:
1. Republika e Serbisë të respektojë plotësisht detyrimet që rrjedhin
nga e drejta ndërkombëtare dhe instrumentet ndërkombëtare për
mbrojtjen e pakicave kombëtare, përfshirë pakicën kombëtare
shqiptare.
2. Republika e Serbisë të zbatojë në mënyrë të plotë dhe të
qëndrueshme të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me
përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në vitet 2001, 2009, 2013 dhe
2022.
3. Të rishqyrtohet dhe pezullohet zbatimi i Nenit 18 të Ligjit për
Rezidencën e Qytetarëve, për shkak të zbatimit të tij diskriminues
ndaj shqiptarëve në Serbinë jugore.
4. Të rivendoset statusi juridik dhe civil i të gjithë qytetarëve shqiptarë
që janë fshirë nga regjistrat civilë pa njoftim dhe pa procedurë të
rregullt ligjore.
5. ë garantohet ushtrimi i plotë i të drejtës së shtetësisë, votës,
pronës, sigurimit shëndetësor, pensioneve dhe përfitimeve sociale
për qytetarët shqiptarë të prekur nga praktika e pasivizimit.
6. Republika e Serbisë të ndërpresë menjëherë çdo praktikë
administrative që prodhon efekte të spastrimit etnik përmes
mjeteve burokratike.
7. Të sigurohet përfaqësim proporcional dhe i drejtë i shqiptarëve në
institucionet shtetërore, administratën publike, policinë, gjyqësorin
dhe organet e sigurisë.
8. Të garantohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe dhe simboleve
kombëtare shqiptare në përputhje me ligjin dhe standardet
evropiane.
9. Të sigurohet arsim cilësor në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet,
përfshirë njohjen e diplomave, tekstet shkollore dhe përfaqësimin e
historisë dhe kulturës shqiptare.
10. Të hartohen dhe zbatohen politika të veçanta zhvillimore për
Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, me qëllim ndalimin e
emigrimit dhe sigurimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm.
11. Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut
të dërgojë një mision monitorues në Luginë të Preshevës dhe të
raportojë mbi gjetjet e saj.
12. Bashkimi Evropian dhe institucionet e tij të kushtëzojnë
avancimin e procesit të anëtarësimit të Republikës së Serbisë me
përparim konkret dhe të verifikueshëm në respektimin e të drejtave
të shqiptarëve.
13. OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe partnerët transatlantikë të
intensifikojnë monitorimin dhe dialogun institucional lidhur me
pozitën e pakicës shqiptare në Republikën e Serbisë.
PS: Kjo rezolutë paraqitet nga këndvështrimi i përfaqësuesve politikë e
institucionalë të shqiptarëve, me qëllim nxitjen e dialogut, respektimit të
ligjit dhe harmonizimit të legjislacionit me standardet evropiane.
* Kjo Rezolutë do t’u dërgohet:
- OKB dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut pranë OKB.;
- Këshillit Europian dhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut;
- Parlamentit Europian;
- Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Parlamentit Shqiptar,
- Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Jashtme të
- Republikës së Shqipërisë;
- Presidentit të Republikës së Kosovës, Parlamentit të Republikës së
- Kosovës, Kryeministrit të Republikës së Kosovës; Parlamentit të
- Republikës së Kosovës, Ministrisë së Jashtme të Kosovës;
- Presidentit të Serbisë, Parlamentit të Serbisë, Kryeministrit të
- Serbisë, Ministrisë së Jashtme të Serbisë.
- Parlamentit të Malit të zi;
- Parlamentit të Maqedonisë së Veriut;
- Parlamentit italian.
Ornela Radovicka
Qëndra albanologjike për gjuhën dhe kulturën arbëreshe themeluar nga Atë Bellusci.
Frascineto\ Calabri\ Itali