![](https://gazetadielli.com/wp-content/uploads/2024/06/448498799_873456064822917_4426779749695665232_n.jpg)
Prof. Dr. Sylë Ukshini/
Në nëntor 1912 qyteti i Prizrenit të Vilajetit të Kosovës, me 44.000 banorë, që asokohe akoma ishte pjesë e Perandorisë Osmane, u bë epiqendër e konfrontimit austro-hungarez dhe serb, për shkak të incidentit me diplomatin Oscar Prochaska dhe shkeljes të rregullave ndërkombëtare nga ushtria pushtuese serbe gjatë Luftës së Parë Ballkanike. Në fakt, afera me diplomatin Prochaska, ngjarje e cila paraqiste një ngacmim serb ndaj shtetit perandorak austro-hungarez, i cili për pak sa nuk çoi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.
Në shërbimin diplomatik të Perandorisë Habsburge, emërimi në Prizren ishte një nga detyrat më pak magjepsëse. Megjithatë, në nëntor 1912, emri i konsullit Oskar Prochaska, i cili këtu përfaqëson shqiponjën dykrenare, mbushi të gjitha gazetat në monarkinë e Danubit për javë të tëra, pas konfliktit që kishte pasur me autoritet ushtarake pushtuese serbe. Fati i diplomatit austro-hubgarez, i njohur si yll argëtues i femrave, po diskutohet edhe në kancelarinë shtetërore të Berlinit, Parisit, Londrës dhe Shën Petersburgut.
Për një moment historik duket se rasti me konsullin nga Vjena mund të çonte në një luftë evropiane. Ballkani, një rajon krize shpërthyese për dekada, kërcënohet me shpërthimi e luftës botërore.