
Hysen S. Dizdari
RRETHANAT HISTORIKE KU U MBAJT KONGRESI I LUSHNJËS:
Kongresi i Lushnjës i zhvilloi punimet nga 21-31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua akti kushtetues për Pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi Këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar prej 37 vetash.
Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Kongresi i zhvilloi punimet në shtëpinë e patriotit lushnjar, Kaso Fuga.
Në atë Kongres morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i Kongresit ishte studimi i situatës së brendshme dhe të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin nga rreziku i copëtimit të Shqipërisë.
Delegateve u uroi mirëseardhjen në Kongres patrioti, Ferit Vokopola , i cili ishte delegati i Prefekturës së Beratit, Lushnjës dhe Skraparit.
Pas Vokopolës, foli patrioti Aqif Pashë Elbasani.
Aqif Pasha iu përgjigj shkurt të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët duke mbyllur kështu ceremoninë e hapjes së Kongresit.
Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë.
Në mbledhjen e dytë të këtij kongresit, e cila u mbajt më datën 24 janar 1920, u zgjodh si kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani.
Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së këtij kongresi.
Patriotin Abdyl Ypin e vranë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së mbledhjes me qëllim që të frikësoheshin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjës.
KONGRESI I LUSHNJËS MORI KËTO VENDIME:
-Rrëzimin e qeverisë së Durrësit
-Zgjodhi përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar në delegacionin e Konferencës së paqes në Paris: Imzot, Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin.
-Më datën 30 janar 1920 kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të lartë: Imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin.
-Kongresi i Lushnjës, zgjodhi qeverinë e re, e cila kryesohej nga kryeministri, Sulejman Delvina.
Antarë të kësaj qeverie u zgjodhën: Ahmet Zogu, ministër i brendshëm, Mehmet Konica, ministër i punëve të jashtme, Hoxhë Kadria, ministër i drejtësisë, Ndoc Çoba, ministër i financave, Sotir Peci, ministër i arsimit, Ali Riza Kolonja, ministër i luftës, Eshref Frashëri, drejtor i përgjithshëm i punëve botërore dhe Idhomeni Kosturi.
-Në mbledhjen e datës 31 janar 1920 Kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit.
Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve, duke vendosur: Qyteti i Tiranës, të jetë kryeqytet i Shqipërisë.
Kongresi i Lushnjës ishte në ngjarje me rëndësi të madhe historike në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare, sepse arriti të hedhë themelet e shtetit shqiptare dhe të pavarësisë, të arritur më 28 nëntor 1912 në Vlorë.
Kongres ishte një shprehje e vullnetit të popullit shqiptar, por edhe një akt i rëndësishëm guximi e trimërie në mes të dëshpërimit të vendimeve të pa drejta të Konferencës së paqes të vitit 1919, i cili u ndërmor nga intelektualët dhe patriotët shqiptarë, në momentin e rreziku për pavarësinë e Shqipërisë.
Përfaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare u mblodhën në Lushnjë dhe vendosën të shpallnin Lidhjen e bashkimin kombëtar shqiptar me qëllim që t’i jepnin fund anarkisë në vend dhe të vendosin të ndërtojnë një shtet shqiptar të pavarur dhe të mbështetur mbi forcat e veta.
dhe filatelia shqiptare në historinë e saj mbi 112 vjeçare ka dhënë një kontribut të vyer në edukimin patriotik dhe atdhetar të brezave të rinj.
Një nga emisionet më të rëndësishme të pullave postare kushtuar Kongresit Lushnjës u emetua më 21 janar 2020.
Me rastin e 100 vjetorit të Kongresit Lushnjës, më 21 janar 2020, Posta shqiptare emetoi një emison me pulla postare të emertuar: “100 VJET PARLAMENTALIZËM SHQIPTAR”
Ky emision përmban një seri me pesë pulla postare me vlerat: 20 lekë, 30 lekë, 40 lekë 60 lekë 200 lekë dhe zarfin e ditës parë, FDC.
Pulla me vlerë 20 lekë ka pamje të ndërtesës historike, ku zhvilloi punimet Kongresi i Lushnjës.
Një karakteristikë e kësaj pulle është se në pjesën e sipërme majtas kanë të vendosur shqiponjën dy krenare, mbi një sfond ngjyrë të kuqe, ku është shkruar me germa të mëdha: “100 VJET PARLAMENTARIZEM SHQIPTAR”
Pulla me vlerë 30 lekë, paraqet një pamje të ndërtesës historike ku zhvilloi punimet Kongresi i Lushnjës nga viti 1920-1925.
Pulla me vlerë 40 lekë, paraqet në sfond, një logo të flamurit kombëtar shqiptar, ku mbi të shkruan 100 vjet, kurse në pjesën e sipërme të kësaj pulle shkruan me germa të mëdha:
“100 VJET PARLAMENTALIZEM SHQIPTAR 1920 -2020”.
Pulla me vlerë 60 lekë paraqet ndërtesën historike ku zhvilloi punimet Parlamenti shqiptar në Tiranë pas vitit 1925-1944.
Sot kjo ndërtesë shërben si Tetari i kukullave.
Pulla me vlerë 200 lekë, paraqet një pamje ballore të ndërtesës ku zhvilloi punimet Parlamenti shqiptare nga viti 1945-2020.
Të dhënat teknike të kësaj serie me pulla postare janë:
Përmasat e pullës: 44 x 34 mm
Kompozimi i tabakut: 4 seri në tabak
Data e emetimit: 21. 03. 2011
Tirazhi filatelik: 20 lekë,30 lekë,40 lekë,60lekë – 3000 pulla.
Tirazhi filatelik: 200 lekë -13000 pulla, FDC: 300 copë.
Tiranë më, 28 janar 2026