BRONX NY : Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, njoftoi dje se ka vazhduar furnizimin me tekste mësimore të shkollave me mësim plotsuëse në gjuhën shqipe. Në këtë kuadër, dje Konsullata ka dorëzuar një kontigjent librash për shkollën Alba Life në Brooklyn dhe Staten Island. Ndërkohë, që të shtunën (9 nentor 2013), Konsulli i Përgjithshëm, ambasadori Bekim Sejdiu vizitoi Shkollën Shqip në Bronks – New York, me ç’rast dorëzoi kontigjentin e teksteve mësimore për këtë shkollë.
Konsulli Sejdiu qëndroi disa orë në Shkollën Shqip ë Bronksit, ku me ç’rast vizitoi disa klasa të kësaj shkolle, si dhe bisedoi me drejtuesit e shkollës, arsimtarët dhe prindërit, lidhur me procesin mësimor në këtë Shkollë shqip me mësim plotësues. Konsulli Sejdiu kishte edhe një arsye më tëpër për të qëndruar disa orë në Shkollën Shqip të Bronkist, mbasi ai me këtë rast dhe një shembull teksa regjistroi vetë dy vajzat e tij në këtë Shkollë shqip (Melisa 11 vjeçare dhe Samira 8 vjeçare).
Gjatë një prononcimi për medien shqiptare këtu në Amerikë, Konsulli i Përgjithshëm, Ambasadori Bekim Sejdiu informoi se me angazhimin e Republikës së Kosovës dhe sidomos Ministrisë së Diasporës dhe Konsullatës në Nju Jork, për të mbështetur shkollat shqipe në SHBA dhe Kanada do të bëhet furnizimi me materialet e nevojshme për shkollat me mësim plotësues në diasporë. Me këtë rast ai u shpreh me admirim për edhe punën e shkollave shqipe në ShBA dhe i bëri thirrje diasporës që të vazhdojnë të mbështesin këto shkolla, si institucione jetike për ruajtjen e identitetit dhe kulturës kombëtare në SHBA.
Në dekleratën e kësaj konsullate theksohet se kontigjenti i teksteve mësimore që ka filluar të shpërndahet nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës është dërguar nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës. Ky është kontigjenti i dytë i teksteve mesimore që dërgohen që nga viti i kaluar dhe shpërndahen në SHBA dhe Kanada nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës dhe Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork. Tekset mesimore janë hartuar nga ekspert të lëmisë dhe janë të përgatitura enkas për shkollat shqipe në diasporë.
Gjatë ditëve dhe javëve në vijim, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës do bëjë shpërndarjen e teksteve mësimore edhe për shkollat tjera me mësim në gjuhën shqipe në SHBA dhe Kanada. Në fund të dekelratës së saj Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës bënë thirrje komunitetit shqiptar në Amerikë dhe Kanada që shkollat e hapur rishtazi, për të cilat Konsullata nuk ka informacion, t’i drejtohen Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës, në numërin e telefonit 212 949 1400 ose në postën elektronike në adresën: consulategeneral.ny@rks-gov.net /Beqir Sina/
SALI BOLLATI says
Gjithe jeten qendroj I bindur se KOSOVA ESHTE KRAHINA ME ATDHETARE SHQIPTARE-LIBRI SHQIP PER FEMIJETE E EMIGRANTEVE E VULOS ATDHETARIZMIN. Ndersa qeveritaret e Tiranes, hapin shkolla allajanullatos, ku femijeve Shqiptare u “mesohet” historia Shqiptare me germa greke??!!