ASLLAN BUSHATI/
Ndjesë miq për mungesën e mëposhtëme të modestisë. Por unë nuk jam lajmtar i kronikës së zezë, as i ndjellakeqes e as i teorive antihumane, konspirative, iluzive e corjentuese. Përkundrazi, jam një ish ushtarak i lartë i sferave të mbrojtjes nga armët e dëmtimit në masë (ADM). Si i tillë kur flas në publik kam gjithë përgjegjësinë për ate që them. Ndërgjegjen e kam të qetë vetëm kur e them hapur rrezikun që “nuhas”. Këtë mungesë modestie po e them se që më 10 mars 2020 kam deklaruar në masmedia se Covid-19 është thjeshë një armë biologjike, në një kohë që shumë njerëz më quajtën të cmendur. Por sot ka plot fakte që e mbështesin “cmendurinë “ time.
Gazeta britanike “Sunday Time”, gjatë muajt qershor 2023 i u rikthye disa herë koronavirusit duke dhënë fakte e detaje të pa njohura më parë. Kështu ajo konfirmon se hetuesit amerikan shqyrtuan qindra dokumente, raporte konfidenciale, memorandume të brendëshme, dokumenta shkencore të institutit të virologjisë së Uhanit, ku arritën në përfundimin se shkencëtarët kinez po drejtonin një projekt sekret të armës biologjike. Në fillim të marsit 2023 Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) Christopher Wray, tha për Fox News se:” institucioni i tij beson se: “koronaviruesi e ka origjinën nga një laborator i kontrolluar nga Qeveria Kineze”. Dhe më poshtë shton se: ”FBI-ja tani e një kohë vlerëson se origjina e pandemisë besohet shumë se është rezultat i një incidenti në laboratorin e Uhanit”.
“Sunday Time” shkruan se :”hetuesit amerikan janë të bindur se një program ushtarak kishte si qëllim ti bënte disa viruse të gjetura në minierën e Mojiang më infektive (më vdekjeprurëse) me programe laboratorike shtesë, për të cuar më pas në krijimin e virusit Covid-19”.”Po bëhet gjithnjë e më e qartë se si Instituti i Virologjisë së Uhanit ishte i përfshirë në krijimin dhe përhapjen e pandemisë Covid- 19, tha njeri nga hetuesit federal.
Profesori i Universitetit Rutgers, Richard Ebright i cili punon në Institutin e Mikrobiologjisë Waksman, tha se: ”eksperimentet ishin ndër më të pamendurat dhe më të rrezikshmet e ndërmarra në histoirinë njerzore.” Po ashtu nga gazeta e mësipërme britanike bëhet e ditur, se ekspertët e huaj nuk lejohen më nga autoritetet kineze të eksplorojnë në asnjë hapsirë që lidhet me hulumtimin e të dhënave për Covid-19. Pyetja shtrohet pse?
Ka të dhëna që edhe SARS (nga familja e koronavirusit) është krijesë laboratorike midis disa viruseve të provincës kineze të Guangdong dhe Institutit Ushtarak të Virologjisë. Ndërsa në 2012 një virus i SARS u bashku në laborator me WIVI (virus nga shpella Shitou) prej të cilëve doli një koronavirus shumë më vdekjeprurës, i testuar në minjt me “mushkri njerzore”. Mbi këtë eksperiment u provu vaksina përkatëse e parapergatitur e cila nuk rezultoi efektive në më shumë se 75 %.
Sipas hetuesve amerikan një nga arsyet pse nuk kishte informacion publik për këto studime, ishte për shkak se eksperimentet në institutin e Uhanit financoheshin drejtpërdrejt nga ushtria kineze. Kjo e fundit ishte e interesuar të prodhonte një vaksinë për viruset e mësipërme që ato të mund të përdoreshin në të pastajmen si armë biologjike.
Në këto kushte pyetja më e thjeshtë mund të jetë: a ka shanse që pandemia e koronavirusit të përsëritet? Për këtë qetësisht le të shtrojmë disa opsione.
Kur pandemia u përhap, teorikisht u tha se rezulton se mund të ketë 2700 mutacione. Në fakt masmedia njoftoi se praktikisht u cfaqën 540-542 mutacione. Po ashtu teorikisht nga 543 deri tek 2700 mutacione është një hapsirë e madhe. Aktualisht kjo mundësi teorike duket si në një “gjumë latent”. Ky gjumë është nga vaksinat, është natyrshëm i përkohshëm apo po ecën drejt vetasgjesimit? Nuk dihet.
Përjashtuar një përdorim të mirfilltë ushtarak të armës biologjike, mutacionet 543- 2700 a mund ti bashkangjiten SARS-it, gripeve sezonale, apo të cfaqen si një koronavirus i ri? Të gjitha opsionet janë të mundëshme.
Cmendurisht mund të shtrohet edhe pyetja: A ka qarqe të caktuara sot në botë që mbipopullimin global e konsiderojnë kërcënimin më madhor të së ardhmes? Në se po, a ka zhvillime të interesuara për uljen e numurit të popullatës me armë biologjike (kamufluar si semundje natyrale) sic ndodhi me pandeminë që mori gati 8 milion jetë njerzish, që dëmtoi miliona të tjerë në kujtesë, zemër, mushkëri, enët e gjakut, sistemin imunitar etj.? Ndoshta po, por nuk kam argumenta tani për tani. Ndryshimet e aferta gjeopolitike, a ka shanse te provokojne nje stuhi te re botrore? Ndoshta, cmenduria nuk njeh kufi normaliteti.