Light Armored Reconassaince Battalion patrol in Gnjilane . The Marines and sailors of the 26th Marine Expeditionary Unit are helping to enforce the implementation of the military technical agreement and to provide peace and stability to Kosovo. (Official United States Marine Corps photograph by: Sergeant Craig J. Shell) Date:12 June 1999 Location: Kosovo Photographer:Kevin Capon Engr /Bridge 2 A Sapper from 9 Independent Parachute Squadron Royal Engineers looks towards a noise in the tree covered slopes of the Kacnik pass. Behind him is the strategic bridge that was vital to the route into Pristina if the British columb was to pass over it. As he guards the bridge Engineers check for hidden explosives. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 01722433677 Date:13June 1999 Location:Kosovo Photographer:Kevin Capon Garry OÕBrien-Kissing Fusilier Garry OÕBrien receives a bouquet of flowers and a kiss from a grateful Kosovar girl as he drove through a ransacked village. Garry who is 21 years of age and comes from Loch Lomond near Glasgow, is a Warrior Armoured Fighting Vechicle driver with the (Princess Margrets Own Glasgow and Ayreshire) Royal Highland Fusiliers and has only been in the Balkans for two weeks. He said ÒBefore we crosssed the border we were besiged with waving cheering refugees from the camps. They mobbed the vehicles and kept giving us fruit, flowers and packets of cereal. When we drove through Skopje there were thousands of people lining the street – it was like a cup final crowdÓ. Garry who was worried about what the bombing was doing to the Kosovars, before he came out said. ÒIt all seems worth while when you seee how happy the people are they are treating us a liberators and you can see why when you drive through the trashed villgesÓ. Crown Copyright G3 Media Ops HQ Land Command Wilton,Wilts SP2 OAG Tel No 01722 433315 Fax No 01722433677
-Para 20 viteve, në 24 Mars 1999, nisi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s për Kosovën, forca më e madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me aviacionin luftarak godiste caqet e forcave kriminale serbe/
-Më pak se një vit para ardhjes së NATO-s në Kosovë, Presidenti Ibrahim Rugova në Uashington në takim me Presidentin Amerikan Bill Clinton: Duhet të na ndihmosh…Po në vitin 1998, edhe Kryeministri i Britanik Tony Blair ia kishte dhënë “besën” Presidentit historik të Kosovës se do të ndihmonte/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
Reporteri i vetëm që transmetonte nga Prishtina/
PRISHTINË, 24 Mars 2019/ Në Kosovë para 20 viteve, në 24 Mars 1999, kur ndodhi fillimi ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, forcës më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me aviacionin luftarak që godiste caqet e forcave kriminale serbe vinte zëri i shpresës dhe besimit, fjala e Presidentit Bill Clinton që i drejtohej kombit Amerikan.
“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Clinton, derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s.
Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Amerika…Nga Amerika dhe aleatët…
Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të Aleancës Veriatlantike mbi pozicionet e forcave serbe.
Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”.
Vijoja se “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike.
Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”.
Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve.
Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës.
Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia e Lajmeve as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar.
Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s për Kosovën shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës.
Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme, edhe fjalën e Presidentit Amerikan Clinton, në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin.
Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.
Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar…
Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999, u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.
Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars paralajmëronte nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…
Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë.
Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën, ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s…
Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë, në vendin që në 2019-tën feston 20 vjetorin e lirisë e 11 vjetorin e pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.
UASHINGTON, 29 MAJ 1998: PRESIDENTI RUGOVA NË TAKIM ME PRESIDENTIN CLINTON:DUHET TË NA NDIHMOSH
Më pak se një vit para ardhjes së NATO-s në Kosovë, në 29 Maj 1998 Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…
Njëmbëdhjet vite pas takimit në
Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti
Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne
të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin
e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik
Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte
dhuruar.
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një
universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur
edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan
Clinton.
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”, ka përkujtuar
ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.
Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…
Po në vitin 1998, edhe Tony Blair, atëherë Kryeministër i Britanisë së Madhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte.
Këtë e tregoi vetë Blair në Prishtinë në 9 Korrik 2010, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës:
“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Downing Street
e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha
një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë
tërë qëndrimit tim në Downing Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në
shtëpinë time mbi kaminë.
Ai (Rugova) më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj,
nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste,
nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por
me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: ‘Ju lutem, po ju
kërkoj vetëm një gjë: Mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për të siç
ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni’.
I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë ‘besën’ time. Detyrimin tim.
Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin
tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”.
Duartrokitjet frenetike në Kuvend shprehnin fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjetëshme për Presidentin Amerikan Bill Clinton dhe Kryeministrin Britanik, Tony Blair, të cilët kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën.
Dhe NATO me aviacionin e saj nisi ndërhyrjen shpëtimtare për Kosovën në mbrëmjen e 24 Marsit 1999…
FORCAT SERBE EKZEKUTOJNË SHQIPTARË NË MITROVICË E PRISHTINË, DJEGIN EDHE ZYRËN AMERIKANË NË KOSOVË
Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet e fundit që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha.
Ai mëngjes i 25 Marsit 1999 sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.
Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta. Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte.
Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet.
“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999 i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës.
Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mbrojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte:
“Shumë banorë
të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të
qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për
disa ditë me
radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”.
Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë.
Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 5 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit, kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.
DHE ERDHI 12 QERSHORI 1999, DITA E LIRISË DHE PAQES, E HYRJES SË NATO-S NË KOSOVË
Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi,
bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në
Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë,
ishte arritur Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për
tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe
hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës
Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të
NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor
1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën
05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s
hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë
– Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të
nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar
kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit…
Edhe në atë ditë e orë historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës – në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut…
Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik 2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 116 shtete të botës.
REPORTERI I VETËM QË TRANSMETOJA…SI ARRITA TË RAPORTOJA NGA PRISHTINA NË TIRANË PËR NDËRHYRJEN E NATO-S QË PRITEJ
Në fillimet e pranverës së para 20 viteve, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në 6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. Edhe derisa bisedohej në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës.
Ndërkohë, për shkak të rreziqeve, shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me MisioninVerifikues të Organizatës për Suguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri, edhe kur dukej e pamundur…
E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura.
Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain, Demë Jashari, në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vellai me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës…
Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999.
“PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata, i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike.
“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës.
Behlul jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”…