
Ambasador Blerim Reka/
Dje, prita 15 ushtarakë të: SHBA, Spanjës dhe Kanadasë, bashkë me nënkolonelin e FSK Vegim Krelani, specializantë të US Army War College, si dhe zyrtarët e Kolegjit të Luftës së Ushtrisë Amerikane.
Në kuadër të vizitës së tyre në OKB, eprorët ushtarak të këtyre shteteve, vizituan edhe Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, me ç’rast i njohtova për rrugëtimin e sukseshëm reformues të Republikës së Kosovës: 27 vjet pas çlirimit dhe 18 vjet pas pavarësimit.
Pas luftës çlirimtare të UÇK-së dhe mbështetjes së SHBA dhe NATO-s, Kosova, shteti më i ri evropian, është aktualisht vendi më pro-amerikan dhe më demokratik në rajon.
Pas çlirimit kundër pushtuesit serb dhe fitores kundër: kolonializmit, apartheijdit dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve, sot Kosova është rrëfim sukesi i shtet-ndërtimit demokratik.