-Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi/
PRISHTINË, 10 Mars 2016/ Kosova dhe Shqipëria janë të përkushtuara në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri i Drejtësisë në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim Prokurorin e Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni, të cilët po qëndrojnë në Kosovë me ftesë të Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.Prokuroi i Përgjithshëm, Llalla gjatë këtij takimi ka prezantuar tё arriturat dhe reformat e ndërmarrura nё sistemin e drejtësisë duke theksuar nё veçanti luftën kundër terrorizmit dhe krimit tё organizuar. Si hap tejet tё rёndёsishёm, Prokurori i Përgjithshëm Llalla ka theksuar pavarësinë e sistemit tё drejtësisë nga politika, pavarësi e cila do tё ketë ndikim pёr një punë mё efektive dhe profesionale tё aktorëve relevantë.Llalla tha se bashkëpunimi në mes të dy prokurorive do të jetë efektiv, me ç’rast do të rezultojë me një bashkëpunim më të madh institucional ku edhe do të ketë rezultate në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Ministri Kuçi e ka falënderuar Prokurorin e Përgjithshëm Llalla duke u shprehur fillimisht i kënaqur me vizitën dhe në veçanti me bashkëpunimin që kanë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës, përfshirë gjykatat dhe prokuroritë.Ministri Kuçi gjatë këtij takimi ka njoftuar për arritjet e deritanishme në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, duke theksuar njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në ngritjen e llogaridhënies së sistemit të drejtësisë.
Ministri Kuçi ka theksuar se puna e Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij mandati po përqendrohet në konsolidimin e kornizës ligjore sipas standardeve evropiane, hartimin e Kodit Civil të Republikës së Kosovës, si dhe në ngritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi. Z. Kuçi tha se Kosova sot ka ndërtuar atë qё quhet arkitekturë e drejtësisë, ka ligje tё mira dhe demokratike, gjyqtarë dhe prokurorë profesionistë qё kanë kushte tё mira për punë tё pavarur, tё paanshme dhe profesionale. Kuçi tha se gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë tani më janë të angazhuar në luftimin e terrorizmit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në anën tjetër Kryeprokurori kosovar i Shtetit, Lumezi e ka vlerësuar këtë takim shumë të rëndësishëm, duke i vënë në pah arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sistemi prokurorial në të dyja shtetet. Gjatë kësaj vizite të delegacionit shqiptar, prokurorët do të kenë mundësinë t’i shkëmbejnë pikëpamjet për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim arritjen e rezultateve konkrete./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.