Prof.Asc.Dr.Gëzim MUSTAFAJ
Presidënt i Shoqatës “Skëndërbej”
Kosova është krahinë Shqiptare në Europën Juglindore, ka një sipërfaqe 10877 km2 me shtrirje nga veriu në jug ka gjatësi 147 km dhe nga lindja në perendim 152 km, me vise malore 63.5% dhe kodrinore fushore 36.5%. Kufizohet me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e ZI, një kufi tokesorë 570 km.
Në pikpamje gjeografike Kosova ndahet në dy pjesë të mëdha, Fushë Kosovë dhe Rafshi i Dukagjinit. Toka e trevave kosovare është mjafte e pasur dhe pjellore, në veçanti Fushë – Kosova, Kombinati i Trepces ndër prodhuesit më të mëdhenjë të plumbit e zingut në Europë.
Në aspektin gjeostrategjik dhe gjeopolitik gadishulli i Ballkanit është mjaftë i rëndësishëm. Ai është udhëkryqi që lidh Europën, Azinë dhe Afikën.
Kjo rëndësi shprehet qartë në fjalimin e ish Presidentit Bill Klinton, se: “Kosova është një vend shumë i vogël, por ajo shtrihet pikërisht në vijën ndarëse të Evropës, Azisë dhe Lindjes së Mesme, është shenja ndarëse ndërmjet islamit dhe kristianizmit; pranë aleatëve tanë turq dhe grekë në jug, aleatëve tanë të rinj Hungarisë, Polonisë dhe Republikës Çeke në veri.”
Eshtë kjo arsyeja që kulturat, njerëzit dhe ushtritë e të tre kontinenteve janë përplasur dhe mposhtur në këtë gadishull. Kosova shihet si nyje nëpërmjet së cilës kontrollohen të gjithë boshtet natyrore të Ballkanit, prandaj quhet ‘‘zona kritike e Ballkanit” pasi ndodhet në trekëndshin gjeografik Kraljevo-Shkup-Sofje.
Pozita gjeografike e Kosovës është e volitshme dhe kundrejt vendeve të Europës Qëndrore, për shkak të relievit fushor dhe me shumë lugina lumore. E ndodhur brënda trekëndëshit gjeografik Kraljevo-Shkup-Sofje me një sipërfaqe rrethë 20, 000 km katrore, në qëndër të së cilës ndodhet qyteti i Nishit dhe ku kryqëzohen akset më të rëndësishme të ballkanit si: aksi Vjenë-Nish-Stamboll; Budapest-Nish-Selanik; Varnë-Sofje-Nish-Prishtin-Durrës. Brënda këtij trekëndëshi strategjik përfshihet dhe Kosova Lindore, ndërsa po ta shëndërronim trekëndëshin në rreth, Kosova përfshihet tërsisht brënda tij.
Në këndvështrimin gjeostrategjik zona e Nishit e cila konsiderohet si ‘‘qëndra e rëndesës” e trekëndëshit gjeostrategjik, është e lehtë për tu pushtuar si, nga veriu nëpërmjet luginës së Moravës, nga jugu nëpërmjet luginës së Vardarit, dhe nga lindja nëpërmjet Pirotit, por Kosova ka një mbrojtje natyrore nga çdo lloj sulmi tokësor. Pikërisht për t’u mbrojtur nga inkursionet pushtuese që vinin nga veriu, në shekullin e 13-të, Patriakana Serbe u transferuan nga Zica në Pejë.
Kosova nuk ka dalje të drejtpërdrejtë në det. Lidhjet e saj me Detin Adriatik realizohen nëpërmjet Grykës së Rugovës me gjatësi 20 km në veri perëndim të luginës së lumit Ibër nga ku dilet në Malin e Zi, në Ulqin e Tivar, si dhe rruga e Kombit që lidh Kosovën me Shqipërinë. Lugina e Drinit të Bardhë lidh Kosovën me Shqipërinë, e më tej me Detin Adriatik e Mesdheun. Lugina e Lepenicit përmes grykës strategjike të Kaçanikut, e lidh me luginën e Vardarit dhe më tej me Selanikun. Kështu gjatë Luftës së Parë Botrore, ushtria serbe megjithëse e rrethuar nga të gjitha anët nga ushtria Austro-Hungareze dhe Bullgare, u tërhoq dhe u strehua në Alpet Shqiptare të Kosovës, një zonë mjaft strategjike në pikpamje ushtarake, ku mundësuan edhe të shpëtonin.
Gjatë sundimit pesë shekullor otoman, Kosova konsiderohej një nga 4 vilajetet e Shqipërisë së nënshtruar. Më pas, në kohët moderne, Kosova u vu nën sundimin serb pas luftrave ballkanike (1913). Gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore e ndihmuar nga Austro-Hungaria dhe Gjermania, ajo njihej e bashkuar me Shqipërinë. Theksojmë se Gjermania e njihte dhe si shtet neutral.
Serbia gjithmonë ka tentuar që problemin e Kosoves ta zgjidhë nëpërmjet debimit me dhunë të shqiptarëve:
Shqiptarët të vriten ndonëse gjithmonë kanë qënë paqësorë. Të burgosen mijëra djem e vajza, të diskriminohet inteligjenca, arsimi, gjuha e kultura shqiptare, të pastrohen trojet shqiptare për të zhdukur lashtësin e banimit, sa më tepër shqiptarë të zhdukur, aq më të mëdha janë meritat e çdo serbi para atdheut (Serbisë), kjo me qëllim zhdukjen e identitetit të tyre.
Të shfarosen krerët më të rrezikshëm shqiptarë, të çarmatosen të gjithë shqiptarët dhe të armatosen serbët, kryesisht ata me banim në Kosovë dhe në kufirin me Serbinë. Çdo shqiptar duhet të pagëzohet me fenë ortodokse, duke bërë të mundur që brenda disa brezave të serbizohet e gjithë Kosova. Analfabetizmi të jetë një nga fushat e mbajtjes së shqiptarëve nën sundim.
Duke ndjekur këtë rrugë gjatë periudhës nga viti 1912 deri në vitin 1976, nga serbët jane zhdukur fizikish 227 mijë shqiptarë dhe janë shperngulur nga trojet e veta 973 mije të tjerë.
Historikisht, por në veçanti pas viteve 80-të, në Kosovë ekzistonte një frymë e përgjithshme proteste. Shqiptarët e Kosovës i kishin shpallur tashmë qëllimet politike dhe rrugët e arritjes së tyre. Për më shumë se një dekadë iu përmbajtën vendosmërisht rrugës së protestave paqësore, por autoritetet serbe, formave demokratike të shprehjes së vullnetit të shqiptarëve iu përgjigjën me anullimin e të gjitha institucioneve politike dhe kulturore të vetëqeverisjes krahinore, duke arritur deri në mosnjohjen e Kosovës si njësi federative shtetformuese, status që ajo e trashëgonte nga Kushtetuta e vitit 1974.
Në vitin 1981 në Prishtinë u zhvillua një nga manifestimet më populiore të asaj periudhe e cila ishte vullnet i një populli të tërë për qëndresë paqësore.
Rigrupimet politike që ndodhën në Kosovë në fillimet e viteve 90-të bënë që nisma e rezistencës paqësore dhe aktive të kalonte në duart e protagonistëve të rinj. Klasa e re poiitike ndërtoi programin e forcave të reja, duke premtuar se Republika e Kosovës do të formohej e do të njihej nëpërmjet bisedimeve politike dhe me dialog. Ajo i ben thirrje popullit të Kosovës të ruajë gjakftohtësinë, të ketë durim, të besojë në “institucionet paralele”, të shmang luftën, të ruajë traditat kombëtare, duke siguruar se një proces referendumi dhe vetëvendosjeje do të kurorëzonte së fundi shpresat e shqiptarëve për ndryshimin e statusit të tyre politik. Një ndikim pritës dha dhe faktori i jashtëm politik, i cili mendonte se problemi shqiptar do të zgjidhej me rënien dhe ndryshimin ideoiogjik në shkallë botërore, si dhe me demokratizimin e rendit politik në ish Jugosllavi.
Megjithëse premtohej se, do të gjendej një zgjidhje politike për shqiptarët. Konferenca e Dejtonit ia delegoi problemin e Kosovës Grupit të Kontaktit, pra duke e bashkuar me çështje dytësore të saj. Në situatat e krijuara, shqiptarët në Kosovë u nxitën të besonin, se tashmë e kishin shtetin e tyre, kishin kushtetutë, qeveri, parlament etj, si dhe iluzioni se pak nga pak Kosova po shndërrohej në nje subjekt më vete sipas së drejtës ndërkombëtare. Këto dhe propaganda të tjera se, problemet e shqiptarëve do të zgjidheshin me vonë, shkaktuan një mpirje të përkohshme të lëvizjes për pavarësi. Kjo gjëndje përkohësisht ishte edhe në interes të regjimit të Beogradit, i cili tashmë ishte i angazhuar në një luftë të tmerrshme në Bosnje.
Ishte pikërisht kjo periudhë, kur në Europë dhe më gjërë mendohej se çështja shqiptare në Kosovë do të zgjidhej vetëm “duke njohur barazinë e të drejtave të qytetarëve”,
Zgjedhjet parlamentare të 22 Marsit 1998 u kontenstuan edhe nga faktorët e brendshëm në Kosovë.
Dhuna policore e ushtarake serbe, shkatërrimi i të gjitha institucioneve shqiptare, zhgënjimi prej rrugës paqësore, dhe humbja e shpresës të faktori ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes kosovare, bënë që në vitin 1998 në Kosovë të shpërthente një lëvizje popullore me karakter çlirimtar.
Pas vitit 1989 Millosheviçi likuidoi përfundimisht autonominë e Kosovës.
Pjesa më e madhe e Shqiptarëve u ngritën në një lëvizje të gjërë për demokraci, ku në krye të kësaj lëvizje u vunë intelektualët më të mirë dhe më në zë të Kosovës. E gjithë kjo arriti që 114 deputet shqiptarë të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 të shpallnin “Republikën e Kosovës” brënda Federatës Jugosllave.
Si domosdoshmëri e kohës dhe e vetmja alternativë për të ardhmen e Kosovës dhe të popullit të saj kishte mbetur lufta çlirimtare. Pavarësisht se populli i Kosovës nuk ishte i përgatitur sa dhe si duhet për luftë, pavarësisht se forcat politike kishin krijuar një lloj komoditeti nën robëri duke propaganduar kundër luftës, pjesa më e vetëdijshme e popullit të Kosovës, e bindur se nuk ka ngelur asnjë rrugë tjetër për të realizuar lirinë, demokracinë dhe progresin, i hynë këtij projekti madhor dhe organizuan luftën çlirimtare.
Qysh në mesin e viteve 80-të në Perëndim ekzistonte një organizatë me ndikim në mërgatën e re shqiptare, që njihej me emrin Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK), e cila trashëgonte mendimin e atdhetarëve për të krijuar një bashkim të ri të shqiptarëve, dhe që gëzonte anëtarësinë edhe të simpatizantëve me veprim ilegal brenda në Kosovë. Në vitin 1992, në kushtet e reja që u krijuan pas shpalljes së Republikës së Kosovës, Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës (LPRK ndërroi emrin dhe riformuloi strategjinë e veprimit, duke nënkuptuar me “Kosovë” të gjitha viset shqiptare në Jugosllavinë e mbetur.
E njohur më tej si “Lëvizja Popullore e Kosovës” ajo mbajti një qëndrim të kujdesshëm ndaj të gjitha veprimeve që kryente, por pa hequr dorë nga përpjekjet për organizimin e shqiptarve të Kosovës në një lëvizje proteste që do të konsolidonte vetëveprimin për pamvarësi.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi për t’i dalë zot Kosovës. Misioni i saj kombëtar ishte: Shporrja me luftë të armatosur dhe pa kompromis i të gjitha forcave ushtarako-policore serbe nga trojet e Kosovës, rikthimi i lirisë dhe i krenarisë së humbur të çdo qytetari dhe ndërtimi i një shteti demokratik e ligjor të standarteve Europiane në të ardhmen.
Në këtë kohë u krijua edhe fondi “vendlindja thërret” i cili ishte edhe struktura e mbështetjes financiare për UÇK-në. Në maj të vitit 1993 UÇK-ja u pagëzua për herë të parë me emrin që e njohim edhe sot. Aksioni i parë ku u shfaq UÇK-ja ishte në nëntor 1994 në Gllogovc, aksion pas të cilit u shpërnda një komunikatë ku UÇK-ja merrte përsipër të gjitha goditjet kundër policisë e ushtrisë serbe të bëra deri në atë kohë.
UÇK-ja doli hapur me uniformen e saj në varrirnin e mësuesit dëshmor Halit Geci, më 28 nëntor 1997. Në mars 1998, vrasja e Adem Jasharit shënoi pikën kulmore të rritjes së shpejtë e të menjëhershme të UÇK-së e cila tashmë nga njësitë e formacionet e vogla kaloi në formacione të mëdha luftarake. Duke qënë nën presion shumë të madh nga propoganda serbe e eila e quante atë, herë “organizatë terroriste”, herë “marksiste” dhe herë “fondamentaliste”, në maj të vitit 1998 u mor vendimi për krijimin e Drejtorisë Politike të UÇK-së, e cila do të ishte edhe busulla e kësaj ushtrie.
Duke parë me vëmendje kronologjinë e ngjarjeve të mëvonëshme do të vëmë re se udhëheqja politike e UÇK-së kreu me sukses katër detyra mjaftë të rëndësishme, të cilat do t’i jepnin një shtytje jo vetëm opinionit brënda vendit, por do të sensibilizonin dhe faktorin ndërkombtar, si:
-Paraqitjen e misionit të saj si ushtri e rregullt.
-Bindjen e faktorit ndëkombëtar, se UÇK nuk ishte ashtu, siç e paraqisnin qarqet serbe.
-Sigurimin e mbështetjes së mundeshme nga Shqipëria duke shmangur përfshirjen e Shqipërisë në luftë.
-Sigurimin e mbështetjes Europiane, dhe NATO-s, me SHBA-në në krye.
Në qershor 1998 në Junik, Ricard Hollbruk u takua me përfaqësues të UÇK-së, ky ishte edhe një moment historik për vetë UÇK-në që shënon edhe njohjen e saj nga SHBA. Më tej pas takimit të 6 nëntorit të 1998 me Kristofer Hill (në atë kohë Ambasadori i SHBA në Maqedoni), Amerika dhe faktori ndëkombëtar e vlerësonin UÇK-në si një partner serioz në bisedimet për zgjidhjen e çështjes Kosovare.
Veprimtaria rezultative në terren, veprimtaria diplomatike e politike, si dhe mbështetja e panderprerë e SHBA, sollën Rambujenë. Në këtë proces të vështirë e intensiv një rol të padiskutueshëm në njohjen e UÇK-së kanë luajtur SHBA me diplomatet e tyre. Aq i fuqishëm ka qënë roli i SHBA dhe në mënyrë të veçantë i zonjës Ollbrajt në këtë luftë saqë operacioni i NATO-s në Kosovë shpesh u quajt nga shtypi i kohës edhe “Operacioni Ollbrajt”.
Në të njëjtën linjë me strategjinë politike ka qënë edhe strategjia ushtarake e UÇK-së. Fillimisht ajo u shfaq si një luftë guerile deri në kalimin në luftë të përgjithëshme por pa vijë fronti. Në këto kushte UÇK-ja organizoi edhe operacione si ai “shigjeta”, beteja e Llapushnikut, apo ndonjë tjetër. “Shigjeta” është një operacion historik për vetë faktin se ai zhduku njëherë e mirë kufirin midis shqiptarëve. Në fjalët e Gjeneralit Amerikan Wesli Klark dallohet lehte se si po ecte UÇK-ja, kur ai theksonte: “ në kohën kur përpjekjet diplomatike po lëviznin përpara, unë me komandantët po përcillnim se si javët e fundit Ushtria Çlirimtare e Kosovës ngadalë po ringjallej”.
Presidenti Klinton ka shprehur hapur simpatinë dhe vlerësimin e tij për UÇK-në, kur thotë “Megjithëse Milosheviçi, ka dëbuar me qindra mijëra shqiptarë kosovare nga shtëpitë e tyre, ai nuk ka mundur të eleminojë UÇK-në. Madje radhët e saj po shtohen dita ditës, ajo ka filluar të ndërmarrë ofensiva kundër forcave serbe, të cilat fshihen skutave për t’u shpëtuar goditjeve”. Ja si e përkufizon Mira Milosheviç, një gazetare serbe që jeton në Spanjë rolin e UÇK-së: “ Gandi i Bailkanit” (kështu e quan ajo Rugovën) ka njëzet vjet që denoncon gjëndjen e shqiptarëve të Kosovës, porse këtij problemi ju kushtua vëmendje vetëm kur u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës”.
Gjatë vitit 1998 UÇK-ja pati një rritje jashtëzakonisht të madhe në të gjitha drejtimet, dhe pikërisht kjo bën që të ndryshojë rrënjësisht vlerësimi politik për UÇK-në. E cilësuar për një kohë të gjatë si një “lëvizje ideologjike dhe sektare marksiste-leniniste”, “fondametaliste islamike”, ose si një “produkt i terrorizmit ndërkombëtar” etj, për herë të parë gjatë kësaj kohe UÇK-ja, u njoh nga administrata Amerikane si një “bashkim luftëtarësh të lirisë”.
Deri në mesin e viteve 1998, UÇK-ja kontrollonte gati 80% të territorit të Kosovës. Ne luftë e sipër ajo bashkoi vullnetarizmin popullor me përpjekje të suksesshme për përgatitjen dhe veprimet luftarake, jo vetëm në shkallë taktike e operative, por edhe në shkallë strategjike. Tashmë e parë në këndvështrimin strategjiko-politik, UÇK-ja ishte përcaktuar për “lufte të armatosur dhe pa asnjë kompromis në çlirimin e Kosovës”. Ajo vijoi të organizohej në shumë njësi të reja, brigada dhe zona operative, dhe, në të gjitha nivelet, u krijuan komandat eprore. Gjatë kësaj periudhe u afirmuan aftësitë komanduese të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe hap pas hapi u krijuan shërbimet e specializuara, duke përfshirë Policinë Ushtarake dhe Drejtorinë Politike të Ushtrisë.
Brigada ishte njësia bazë e UÇK-së në përberje të së cilës kishte 800-1000 luftëtarë. Në strukturën organizative të saj ishin, komandanti, zëvendëskomandanti, shefi operativ, i zbulimit, i personelit, i informacionit, i stërvitjes, i punëve publike dhe shefi i komunikimit të mbrojtjes. Në organikën e brigadës kishte edhe një togë të forcave speciale, të ndërlidhjes, të policise ushtarake, të shendetësisë, të transportit, si dhe deri një kompani artilerie me 9-12 gryka zjarri.
Çdo gjë ishte e centralizuar dhe zbatohej në bazë të kompetencave dhe hierarkisë ushtarake. Me probleme të rëndësishme politiko-ushtarake merrej Shtabi Qendror i (Përgjithshëm) i UÇK-së, i organizuar me pesë drejtori kryesore, prej të cilave më me influence ishte Drejtoria Politike.
Shtabi Përgjithshëm kishte një personel me rreth 16 veta.
Roli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës ishte tepër i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm si për fillimin e fushatës ajrore të Aleancës ashtu edhe për zhvillimin dhe përfundimin me sukses të saj. Merita e parë më e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte dalja e saj hapur në luftë kundër regjimit serb, si një drejtuese luftarake e organizuar e popullit Shqiptar të Kosovës, duke luajtur një rol të madh në ngritjen e ndjenjës kombëtare dhe në kurajimin e popullit të Kosovës për kundërshtimin e regjimit diskriminues të Millosheviçit.
Nga shumë studjues pranohet se gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër Millosheviçit, Ushtria Çlirimtare e Kosovës jo vetëm që ishte aleate e NATO-s, por edhe realizoi misionin e saj si forcë tokësore e Aleancës. Në radhë të parë ajo ndihmoi NATO-n në sigurimin e të dhënave për objektivat që do të goditeshin si dhe të dhëna të tjera zbulimi mbi lëvizjet dhe dislokimin e forcave serbe.
Bashkëpunimi i UÇK-së me NATO-n u vu re në mënyrë të veçantë me fillimin e mësymjes së UÇK-së në malin e Pashtrikut, ku NATO siguroi asistencën e saj nëpërmjet sulmeve ajrore kundër forcave serbe që vepronin në këtë rajon. Aviacioni i NATO-s ishte mbështetja ajrore e Brigadës që sulmoi në këtë rajon. Drejtuesit e lartë ushtarakë të NATO-s e quajtën të rëndësishëm këtë sulm dhe e mbështetën atë.
Duke folur për këtë sulm, gjenerali Klark, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Europe, thotë se “unë e kuptova plotësisht se çfarë do të thoshte për ne sulmi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse ajo do të ishte e suksesshme, ajo do të tërhiqte disa batalione serbe në fushë të hapur, ku ne mund ti sulmonim”. Nga ana tjetër, mbajtja nga UÇK-ja, e Malit të Pashtrikut dhe e lartësive të tjera pargjatë kufirit Shqipëri-Kosovë, shikohej nga NATO si shumë e rëndësishme për sigurimin e futjes në luftim të forcave tokësore të aleancës në të arrdhmen, nëse një gjë e tillë do të ishte e nevojshme.
Lufta e një populli për liri e pavarësi dhe përpjekjet e tij për ruajtjen e identitetit kombëtar ka gjithmonë kulmet e veta. Edhe lufta e popullit të Kosovës gjatë viteve 1998-1999 është një nga këto periudha historike kulmore në jetën e kombit shqiptar. Rezistenca paqësore Rugoviane, lufta e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s me operacionin “Forca Aleate” u kurorëzuan me sukses, me spastrimin e Kosovës nga bandat ultranacionaliste çetnike dhe ushtria represive Serbe. Fati i Kosovës u gatua nga populli i saj luftëtar e liridashës dhe ndërhyrja ushtarake e NATO-s.
New York Janar 2023