Nga Haradinaj tek treni nacionalist serb me ndihma ruse, Kosova pret trenin e demokracise Europiane/
NGA RRAPUSH SHARKA/NJU JORK/Ka dite qe Kosova nuk po fle e qete duke mos i patur fort mire punet! Serbia po rifshaqet serish ne endrrat e Kosovareve, per t’ua prishur gjumin! Here nga veriu e here nga Beogradi, pala Serbe na jep sinjale te forta mbi planet qe ajo gatuan nen institucionet me te larta. Nese do te isha cinik do te thoja se hija tyre aty ka qene dhe shpeshhere bejne gogolin per te na trembur ne caste pabesie! Nese do isha nacionalist, do te shprehesha se boll kemi duruar, tu pergjigjemi me njejten monedhe, fqinjit te lig dhe dashakeqes. Nese do te vazhoja me teper , si guximtar, do thoja pse nuk dergon ushtrine ne veri Kosova, qofte edhe perkrah KFOR-it dhe EULEX. Nese do isha naiv do te vazhdoja te kerkoja, dhe pse jo, ta hidhnim ate tren ne ere sic desh na dali nje Mic Sokol, ne daten 14 Janar. Ne leter Kosova eshte me e mbrojtur si asnje shtet ballkanik. Forcat paqeruajtese jane aty, nese fillojne konfliktet ata do te nderhyjne, sic thane dhe ne deklarate. Po situata ne realitet s’me rezulton keshtu!
Nga Haradinaj tek incidenti i trenit nacionalist serb me grant Rus, mendoj se jane dy ngjarje qe po ndertojne krizen ne ballkan, duke filluar nga Kosova, e ndoshta me pas duke rreshkit aty ky embrioni vazhdon te jete i ruajtuar ne ekupator. Kriza qe po shfqet nuk mund te themi se lindi si rrufe ne qiell te hapur, por e ushqyer nga faktore te jashtem dhe te brendshem. Po te rendisim ngjarjet ne kronologjine kohore, faktoret e jashtem mund te themi qe jane shkaku kryesor i destabilitetit, e i hovit te marr nga Serbia. Politikat evrpiane te paqarta, fitorja e Presidentit Trump ne SHBA, shkeputja e Anglise nga BE, e sere faktoresh te tjere jane disa teza qe Serbia po i analizon mire keto kohe, duke dashur te beje Krime veriun e Kosoves. Sapo u arrit fitorja e presidentit Trump ne SHBA, Serbia u rizgjua endrra Kosove, per ta nisur aty ku e pati lene. me pantallona ne fund te kembeve ata u kthyen tashme nga SHBA. Per te qene te sakte nga Rusia por qe rruga e re te shipe ne SHBA. Duhet ta pranojme pavarsisht se ata po na hiqen me evropian se perndimoret, peshorja e tyre anon nga lindja. Nacionalizmi arrit kulmin dhe nxorri ne pah gjith llumin e asaj shoqerie, saqe dy dite pas fitores se presidentit te SHBA-ve, neper rrjete sociale u shpalosen flamujt e propogandes dhe u be fakt i kryer qe marrja e Kosoves tani eshte ceshtje kohe. Amerikanet nuk do ti kushtezonin me, keshtuqe kjo fitore e Donald Trump, ishte si nje fitore edhe per ta. U desh sqarimin i Tadic, ku ne nje te perditshme me keqardhje shprehej se ata nuk mund ta merrnin dot Kosoven edhe me Trump president. Por ky shperthim folkloriko-qesharak sherbeu per lideret serb, kryesisht kryeministrin, per te forcuar poziten e liderit meqe jane edhe ne prag zgjedhjesh dhe makina e propogandes duhet te jete edhe me e forte. Ata arriten te bejne ate qe dine me mire, te mbajne ndezur pishtarin e nacionalizmit, kjo dhe sipasaoje e deshtimit te politikave dhe ringritjes se tyre. Politikan e rinj pretendonin te benin hapa kolosal kur erdhen ne pushtet, por qe nuk rezultoi keshtu. Ne rastin e provokimit te trenit, keto politikan te rinj vertetuan qe jane bijte politik te Milloshevicit. Ndalimi i Ramush Haradinajt nuk ishte jo pak befasues. Pala Serbe me politiken e saj, filloi te luaj me dy porta, njera si shtet qe kerkon te jete ne krah te bashkimit Evropian, duke insituar ne ca aleanca si p-sh Franen takimet me Merkel! Bisedat per te dalur nje lider ballkani nen frymen evropiane, ishte pamja fallco qe po na krijonte Vucic! Nderkohe qe ne lidhje me Kosoven, nuk na u treguan kaq evropian, e post modern, por vulgar dhe injorante! Dokumente shtese per “Bajlozin”, Ramush qe ne dy raste nuk e kishte denuar as Gjykata e Hages. Serbia kerkonte te testonte dhe poltiken evropiane. Ajo ne reagimet e saj, hidhte posht vendimet e Gjykates Nderkometare, duke paraqitur deshmitar shtese dhe duke e koklavitur ceshtjen ne me menyre juridike, sido qe ecte procesi, ne rast deshtimi(sic edhe ndodhi), te gjithe te dilnin te pa lagur. Po ajo cka pame, ishte se pala Serbe, po kerkonte shikonte ne mos ndizej ndonje drite jeshile edhe nga shtet evropiane. Ndersa kjo ceshtje ishte me shume juridiko – politike, serbia ndermerr dhe hapin tjeter, po kete radhe me kafshaten e madhe. Futjen e trenit ne Mitrovice, me parrullen “Kosova eshte Serbi”, sic gje tjeter vecse se nje provokim i paster per te nxitur konfliktin deri ne perleshje. Fatmiresisht Presidenti i Kosoves reagoi si nje “burre shteti” dhe dipolomat kariere dhe puna e trenit na u mbyll. U desh nje jave qe te mbylleshin dhe zerat sepse ata deshtuan ne menyre te turpshme, me provokimin e radhes, por pyetja qe duhet te shtrojme eshte se:” Cfare na la mbrapa ky tren”. Qe te jemi te qarte dhe te vertete. Serbia marrjen e Kosoves e ka ne tryezat e saj politike, pavaresisht sesa ajo mund te arrije. Gjithe investimi amerikan dhe evropian nuk mund te hidhet posht se ashtu do Serbia, por ata nuk do te lodhen dhe nese do te gjejne qofte dhe nje shteg te vogel, ata jane aty, duke nxjerr nga sirtaret dosjet e tyre qe kurr nuk kane per tu djegur, po vetem do ndryshojne format nga, p-shembull nga leter, ne dixhitale. Do te jene te gateshmen te bejne rrugen e Sizifit vetem qe ta dine se nje dite do ta marrin Kosoven. Ata do te jene gatshem te paguajne dhe fatura finaciare dhe sanksione me te larta vetem e vetem te shohin Kosoven nen urdhrat e tyre. Ata jane te marrepsur mbas Kosoves, duan ta marrin me cdo kusht. Duke pare deshirat e tyre e duke jetuar nen makthin se nje dite ata mund te rikthehen serisht, Kosova ka bere shume pak per veten. Serbia e di mire kete gje. Ata i njohin me mire politikat e brendshme kosovare sesa nji zyrtar i Kosoves. Ata e pane qarte sesi u telendisen Kosovaret e Shqiptaret me arrastimin e Harajdinat. Ata e pane edhe pse e dinin si udheheqesit Kosovar apo institucionet e shtetit te Kosoves u sollen te paorganizuara e te percara. Madje sikur ndihej nje pershtypje, sikur dikush i gezohej arrestimit te zotit Haradinaj. Ata e dine shume mire arken e Kosoves, te ardhurat eksoportet dhe imoprtet. Ata kane deputete qe i raportojne cdo jave se cfare ndryshimesh kushtetuese behen ne Parlamentin e Kosoves dhe sa i prek interesat e tyre! Ata e dine qe politikat e ndyra te liderve Kosvare do te favorizojne fillilisht biznesment e tyre dhe pastaj ato vendas. Ata tallen dhe duartrokasin kur ne parlamentin e Kosoves hidhet gas lotsjelles, e kur studentet Kosovare terhiqen zvarre per bulevard. Ata e pane shume mire si Kosova me emigrimin qe i ndodhi, pothuajse u pergjysmur. Shifarat ishin te frikshme saqe barazoheshin me ato Sirianeve , te cilet vazhdojne te braktisin vendin e tyre nga bomardimet qe i ndodhin per dite ne cdo cep. Ata duartrokasin dhe sponsorizojne konfliktin Shqipri-Kosove, duke u invesuar indirekt qe midis nesh te krijohet nje hendek. Serbo- filet na derdhnin lot ne pse shqipria po fut hundet tek punet e brendshme tuaja, por nuk flasin per cka politika serbe ben perdite mu ne qender te Prishtines. Ata nxjerrin perdite kosovare me mjekerra neper ekrane te tyre si luftetaret me te zote te ISIS. Ata po i paraqesin shqiptaret si turko-fil duke i shkeputur nga realiteti evropian, e duke i bashkuar me Islamistat ekstrem. Ata po investohen fort ne median Kosovare. Ata po investojne direkt, per nje corientim te opinionit, duke dashur ta veshin ujkun si dashin e kopese. Ka ardhur momenti qe ti te flasesh Kosove, largoje ato maskarenj prej vetes. Fol Kosove qe te shpetosh nje here e mire, e lejo vetem nje tren te bredh ne ato troje, ate evropian.