Në foto: Korrespondenti i Gazetës Dielli në Kosovë, Behlul Jashari flet në një film dokumentar derisa raportonte për ATSH-në në mbrëmjen e 31 majit 1993 nga telexi në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, ku zhvillohej greva e urisë e gazetarve e shkrimtarëve shqiptarë në mbrojtje të fjalës shqipe dhe në kërkim të lirisë/
-Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla, Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur./
LIDHJA PER DOKUMENTARIN:
https://www.youtube.com/watch?v=Qn0U61s8GQo