By Frut Bezhan*
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
… Po binte shi nderkohe qe Muzeini bante lutjet e se premtes ne xhamine kryesore te Prishtines. Me qinda burra e djeme te ri, hyne ne xhamine e Sulltan Mehmet Fatiut, e cila asht ndertue ne qindvjeteshin e 15-te, ne zonen e vjeter te kryeqytetit te Kosoves. Jashte xhamise te mbushun plot e per plot me besimtare, shume njerez, shtruen plastika ne oborr dhe filluen te gjunjesoheshin per t’u lutun, ndekohe qe vazhdonte te binte shi, te tjeret zune vende ne trotuaret rreth e per qark.
Kjo lloj skene ne xhamine e kohes Otomane, e cila asht ma e madhja ne ate qytet, asht tuej u ba njifar rregulli ne Kosove ,qe tradicionalisht asht nji shtet laik, me nji popullsi muslimane me parime liberale ku konservatizmi Islamik ka fillue te krijoje cerdhen e vet.
Haki Sikiroca, i cili perkujdeset per xhamine e nalt-permendun thote:”Ka shume njerez, e ne vecanti te rinjte, po vijne e bajne lutjet e tyne,” Sikiroca, i cili asht ne moshen 70-te vjecare,dhe ne krye mban nji ksule tipike Islamike, i cili tash 14-te vjet, perkujdest per xhamine shtoi: ” Ne menyre te vazhdueshme , ma shume Kosovare po perqafojne Islamizmin,”
Kosova ka nji popullsi prej 2 milione banorve, 96 per qind e te cileve asht muslimane, asht ende pro-perendimore dhe me shumice pro-Amerikane, ku shume pijatore, ndodhen po ne te n jejten rruge ku ndodhet xhamia. Shume rruge te Prishtines jane emnue per ish presidentin Klinton, si shenj nderimi per ndehymjen e NATO-s, e cila filloi fushaten e bombardimeve, kunder ish Jugosllavise, qe i dha fund luftes ne Kosove; si edhe per perkrahjen e Uashingtonit per pavaresine e Kosoves. Por ka shenja , ne shtim e siper, se Islamizmi konservative asht tuej krijue nji baze ne shoqni..
Mbas luftes se 1999-nes ne Kosove kishte 200 xhami, tashti ka ma shume se 800. Ne Kosove tashti ndertohet nji xhami cdo muej.
RINGJALLJA E BESIMIT
Ne rruget e Prishtines, vazhdimisht e ma shume gra, shetisin, te veshuna me rrobe te zeza Islamike, qe mbulojne trupin e tyne nga maja e krese deri te gishtat e kambeve.Tashti shifen ma shume mashkuj me mjekrra dhe pantallon te gjate, qe simbolizojne konservatizmin Musliman. Ne Prishtine ka me dhjeta dyqane qe jane hapun per t’u sherbye atyne qe adhurojne Islamizmin konservativ. Nji nga keta, Al Xhihab, ka vendosun para dyqanit, manekene lakuriq. Mbrenda atij dyqani, pronari me mjekerr thote se ai shet , librin e shejte Kuranin, si edhe mjete ku jane te incizueme per femijet, menyrat se si me u lutun. Ne fund te dyqanit ka rrobe me disa ngjyra te tipit Islamik per femnat, kurse ne ane tjeter gjinden veshjet e tipit Islamik per burrat.
Naim Rashiti, i cili asht antar i grupit qe merret me ceshtjet politike te Ballkanit, qe e ka qendren ne Prishtine thote:”Vazhdimisht e ma shume, elemente te shoqnise ne Kosove, e ne menyre te vecante, ne disa zona, njerezit po behen ma besimtare.”Ai shtoi se njerezit po behen ma besimtare, se sa jane ba ndonjihere, te pakten ,gjate 60-70 vjetet e fundit. Kjo asht nji pervoje e re per ne.
Si nji krahine autonome e ish Jugosllavise komuniste, te pas Luftes se Dyte Botnore, Kosova ishte tradicionalisht laike{shekullore}. Per dhjetra vjete me radhe, autoritete jugosllave e shtypen, si perkatsine fetare, po ashtu ate kombetare. Por mbas shpartallimit te Jugosllavise, mori hov ne Kosove,rimkabja e besimit fetar.
KRIZA E IDENTITETIT
Ka vetem tete vjete qe Kosova, ne menyre te njianshme, shpalli pavarsin ndaj Serbise. Si rrjedhim, ky vend, si pasoje e luftes, natyrisht, qe gjindet ne nji gjendje te dobet, dhe persa i perket identiteti te tij, asht ende i pa percaktuem. Shume Shqiptare te Kosoves, ne pikpamje emocionale, nuk e ndiejne veten te lidhun me flamurin e tyne, bojnat e te cilit jane shume te ngjashme me ato te flamurit te Bashkimit Europian. Ne Prishtine, edhe ne ndertesat qeveritare, flamuri i Shqipmis, i kuq me shqipen e zeze dy krenare perdoret shume. Shume prej tyne e ndiejne veten si Shqiptare dhe deshirojne te ribashkohen me vllaznit e tyne te gjakut; por gjithashtu e ndiejne veten te ndame, nga Shqiptaret e Shqipnise.
Kosovarja Gentania Sadiku, e cila vazhdoi shkollen ne nji Madrese dhe mandej shkoi ne shkollen ku baheshin studime mbi Islamizmin thote:”Islamizmi me ka frymzue me pas nji qellim dhe me ka motiviue, me nji fjale me ka nxite me shkue perpara,” Ajo shton: Une kam gjete paqe ne vetvedi gjate procesit te Islamizimit.
NDIKIMI I RADIKALIZIMIT
Organizata Komuniteti Islamik i Kosoves, e cila mbikqyr ceshtjet Islamike te vendit, nepermjet te nji Myftinie, te cilin e ka caktue per kete qellim, asht perpjekun te kontrolloje plotesisht veprimtarin Islamike. Por ky insitut asht kritikue se asht tregue i bute rreth regjistrimit te xhamive, qe nuk njihen zyrtarisht, dhe per lejimin e shkollave te parregjistrueme, dhe te xhamive qe jane ndertue pa leje ne te gjithe vendin. Per autoritet e Kosoves, ajo qe asht ma shqetsuese, asht ajo qe e shikojne e, si ndikimi i radikalizmit qe po shkaktojne donatoret e huej. Nga fundi i 2014-tes zyrtaret e Kosoves mbyllen 14-te organizata bamirese te Lindjes se Mesme, te cilat dyshoheshin se kishin lidhje me grupet ekstremiste Islamike. Pervec kesaj, grupet qe merrshin fonde nga Arabia Saudite, Turqia dhe Irani, jane mbyllun gjithashtu, gjate dy vjeteve te fundit.
Ne menyre te vecante, rritja e konservatizmit fetare ne Kosove ka marre hov ne zonat qe jane lane mbas dore nga qeveria e vendit,ku papunesia asht rreth 50-te per qind, gja qe shkton qe te rinjte te bien viktime e indoktrimit Islamik. Ma shume se 300 vete nga Kosova, u jane bashkangjitun grupeve terroriste ne Lindjen e Mesme, gja qe e ban Kosoven, kontribusin ma te madh per fryme ne Europe. Ma shume se njiqind vete ne Kosove jane arrestue se kane rrekrutue njerez, ose kane luftue jashte vendit, per grupet ekstreme.
Nora Bezera, e cila asht ne moshen 28-te vjecare, dhe sherben si perkthyese ne Prishtine thote: “Ekziston njifar ndikimi i radiklalizmit, sepse njeriu mund te shoh neper rruge burra me mjekrra te gjata, me patallon te gjate, dhe vajza te mbulueme plotesisht,” Ajo shtoi se Kosova ka pase gjithmone nji popullsi, e cila ka qene ne shumice e besimit Musliman; por gjate vjeteve te fundit, Islamizimi radikal asht shtue. Si e re qe jam, e me parime perendimore, une jam e shqetsuem per kete gjendje te krijueme….