-Takim koordinues me shtetet e Kuintit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe për proceset e tjera integruese/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 6 Tetor 2015/ Kosova pret që Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s të votojë gjatë këtij muaji rezolutën për pranimin në UNESCO. Kështu u tha sot në një takim koordinues me shtetet e Kuintit për procesin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe për proceset e tjera integruese, bën të ditur MPJ kosovare.
Njoftimi i sapodërguar sonte thekson se, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur sot në takim pune ambasadorët dhe përfaqësuesit e shteteve të Kuintit në vazhdën e koordinimit të aktiviteteve në kuadër të procesit të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) dhe për proceset e tjera integruese.
Zëvendësministri Selimi falënderoi ambasadorët dhe përfaqësuesit e vendeve të Kuintit për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në UNESCO dhe në organizma të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë dhe kërkoi vëmendje të shtuar ndaj gjuhës negative dhe pozicionit tejet negativ të Serbisë që rrezikon edhe vet procesin e normalizimit.
Selimi u zotua për vazhdimin e fushatës pozitive të Republikës së Kosovës, duke përfshirë angazhimin e të gjithë aktorëve relevantë në mesin e të cilëve edhe mediet, universitetet, institucionet shkencore e kulturore, shoqëria civile e kështu me radhë.
Në 28 shtator edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. “Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah Kosovës në kërkesën që çështja e anëtarësisë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor”, bënte të ditur zëvendëskryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nga Nju Jorku. “Po ecim përpara hap pas hapi”, shprehej ai.
Ndërsa zëvendësministri i Jashtëm kosovar, Selimi në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi në 12 shtator bënte të ditur se Kosova bëri hapin e parë drejt anëtarësimit në UNESCO. “Kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të UNESCO-s, që përbën një numër rekord të bashkësponsorizuesve në historinë e re të UNESCO-s”, theksonte Selimi.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.