Kosovë-Ambasada e SHBA-ve mirëpret marrëveshjen për murin në Mitrovicën e Veriut/
PRISHTINË, 6 Shkurt 2017-B.Jashari/ Ambasada e SHBA-ve në Kosovë në një deklaratë dërguar sot mirëpret marrëveshjen e 4 shkurtit të arritur mes ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shalës, dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç, lidhur me planin urban të reviduar për shndërrimin e Rrugës “Mbreti Pjetër” në zonë për këmbësorë.
“Ne përshëndesim Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore për aprovim të shpejtë të planit të ri. Marrëveshja e arritur do të rezultojë me ndërtimin e një zone të bukur për këmbësorë që përmbushë marrëveshjen e 2015-ës për lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e Kosovës. Shumë mund të arrihet kur të gjitha palët bashkohen për të punuar për të mirën e përbashkët”, thekson deklarata e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë për marrëveshjen për murin në Mitrovicën e Veriut.
February 6, 2017
U.S. EMBASSY PRISTINA STATEMENT ON AGREEMENT ON THE WALL IN NORTH MITROVICA
PRISTINA – The U.S. Embassy welcomes February 4 agreement between Environment and Spatial Planning Minister Shala and North Mitrovica/e Mayor Rakic on a revised urban plan for the pedestrianization of King Peter Street. We applaud the municipal assembly of North Mitrovica/e for its prompt adoption of the new plan. The agreement reached will result in the construction of a beautiful pedestrian area that fulfills the 2015 agreement on freedom of movement for all of Kosovo’s people. Much can be accomplished when all sides come together to work for the common good.