Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Prishtina, verë 2016/
-Ditëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur dy sulme me mjete shpërthyese/
PRISHTINË, 11 Gusht 2016-B.Jashari/ Në një deklaratë për shtyp sot nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë / Përfaqësuesi i Posaçm i BE-së shprehet shqetësim për veprimet e dhunshme ditëve të fundit në kryeqytet, duke theksuar se janë të papranueshme.
“Zyra e BE-së në Kosovë / PPBE është e shqetësuar që sheh kthimin e veprimeve të dhunshme gjatë ditëve të fundit në Prishtinë. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe si e tillë nuk është e pranueshme për Bashimin Evropian”, thekson deklarata e dërguar.
Ditëve të fundit në Prishtinë kanë ndodhur dy sulme me mjete shpërthyese, drejt Kuvendit të Kosovës dhe në shtëpinë e kryetarit të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit të Kosovës.
Në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, subjekti më i madh opozitar, ka hedhur gaz lotsjellës në dy mbledhje, të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe të Kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe pas këtyre veprimave dy deputetë janë arrestuar.