-Në Prishtinë ka filluar debati profesional-shkencor për çështjen e shënjimit të kufirit Kosovë-Mali i Zi/
PRISHTINË, 3 Gusht 2016-Gazeta DIELLI/ Sot, në mjediset e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ka filluar debati profesional-shkencor mes Komisionit shtetëror për Shënjimin e kufirit dhe Grupit të njohësve që kanë kërkuar debatin për diskutim dhe ballafaqim faktesh për çështjen e shënjimit të kufirit, Kosovë – Mali i Zi.
Në këtë tryezë po marrin pjesë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, presidenti, kryeministri, anëtarët e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, ekspertë të propozuar nga grupi i deputetëve që e kanë kërkuar debatin, përfaqësues të institucioneve relevante të fushës, organizata joqeveritare, media, diplomatë të akredituar në Republikën e Kosovës. “Dilemat dhe kundërshtimet rreth shënjimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi duhet të sqarohen, në mënyrë që vendi të ecë përpara”, thanë pjesëmarrësit. Debati me pikëpamje e vlerësime të ndryshme po vazhdon dhe në përfundimin e tij do raportojmë gjerësisht edhe nëse do të ketë edhe përfundime të përbashkëta apo jo./b.j/
Kole Juncaj says
Debati piksepari duhej te behej per “KOQEKOMANDANTIN LEGJENDAR, HAMDREQ THAQIN” qe ua premtoj, ua fali dhe ua nenshkroi malazezeve ato troje kosovare, buze kufirit me Malin e Zi.
Lexues te nderuar a ka dikush nga ju t’me tregoni se si Hashim Thaqi mund te ishte komandant i UCK-se, I cili nuk ka ndjek as diplomue nga ndonje akademi ushtarake. Si O,O,O burra mund te ishte Hashim Thaqi eprori i legjendarit,AGIM CEKU, i cili ka ndjek dhe krye shkolla te larta dhe akademi me renome Ushtarake. Kur ndonjehere I ka prire, gomari, kalit. Ju te DIELLIT, rrini me shendet. Pershendetje TYYY, DALIP GRECA, miku I Zef Gjeloshit.
sami says
UN MENDOJ SE KI DEBAT KADESHTU
por fatkeqsisht se disa politikaj jan nfavor favori tyre nukdihet kujt i shërben se KOSOVES jo aspak
mekeç ardhje se disa politikaj dhe [ diplomat ] kanqen nfavor ktifar demarkacijoni athu ko diplomat kuj i shërbejn mos vall dojn meishitur si gjithmon tokat sllave si gjithmon
kifar ambasadori i U S A polobon nfavor të serbis ather shtetët e BASHKURA jan ndijoni se kujt i shërben ki diplomat apo mos vall dojn me vazhdu psikollogjin e vjetër kundër KOMBIT TON