–Për kalimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi duhen së paku edhe 2 vota për të arritur numrin 80 – dy të tretat e nevojshme të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh. Mbetet të shihet a do të sigurohen nga dy partitë që janë deklaruar kundër – Lëvizja Vetëvendosje opozitare me 32 deputetë dhe Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, me 10 deputetë/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 25 Shkurt 2018/ Shtesa “si orientim” është krejt ajo që u ndryshua në Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi me dakordimin dje së bashku të tre liderëve të partive të koalicionit qeverisës, PDK, AAK e AKR, e që është mirëpritur nga partia opozitare LDK si “gatishmëri për të pranuar propozimin” e saj.
Tash, pas këtij konsensusi, për në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila pas tre shtyrjeve pritet të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme, janë të sigurta edhe 27 votat e grupit parlamentar të LDK dhe bashkë me 23 të PDK, 10 të AAK, 6 të Nisma-s e 2 të deputetëve të AKR që janë pa grup parlamentar bëjnë gjithësej 68.
Kur këtyre u shtohen edhe 6 votat e grupit Gjashtë Plus të komuniteteve pakicë joserbe dhe 4 të deputetëve tjetë pa grup parlamentar, mes të cilëve një serb që është deklaruar për ratifikimin e marrëveshjes që është edhe një kusht për liberalizim vizash, numri total i votave pro arrin në 78, ndërsa për kalimin e Projektligjit duhen së paku edhe 2 vota për të arritur 80-shin – dy të tretat e nevojshme të Kuvendit të Kosovës 120 anëtarësh.
Mbetet të shihet a do të sigurohen të paktën edhe 2 votat e nevojshme pro nga dy partitë që janë deklaruar kundër – Lëvizja Vetëvendosje opozitare me 32 deputetë dhe Lista Serbe, pjesë e koalicionit qeverisës, me 10 deputetë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri të ditur në mbrëmjen e djeshme se “me marrëveshjen e re konsensuale, ndryshimi që ka pësuar Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror është shtesa ‘si orientim’, me kërkesë të LDK-së”, ndërsa shtoi se “kjo fjalë ishte ajo që pengonte ratifikimin e marrëveshjes”.
Të premtën e kësaj jave në seancën e Kuvendit, që u shty për herë të tretë, pas të enjtes e më herët në mbrëmjen e 28 shkurtit, kryeministi Haradinaj tha se ka dy vjet e gjysmë që skena politike kosovare është ndarë për një temë që ka të bëjë me territorin vendit, me kufirin me Malin e Zi, ndërsa duke iu drejtuar LDK-së tha se “asnjë germë nuk i hiqet” asaj që ka proceduar qeveria për Projektligjin.
“Projektligji për demarkacionin ratifikon marrëveshjen e 26 gushtit 2015. Për të parë dilemat, qeveria ka formuar një komision, i cili ka nxjerrë një raport”, tha kryeministri.
Lidhja Demokratike e Kosovës në seancën e jashtëzakonshme kishte shkuar me qëndrimin se është unanimisht pro, por “nuk mund të mbështesë ratifikimin e Projektligjit nëse i bashkëngjiten dokumente kontradiktore”.
Lëvizja Vetëvendosje, e cila ëshët shprehur kundër dhe ka bërë edhe “thirrje për mosvotim”, u pa në sallën e seancave planare të Kuvendit e “armatosur” jo me gaz lotsjellës siç ka ndodhur viteve të kaluara, por me pako të mbushura me peticionin me mbi 200 mijë nënshkrime të qytetarëve kundër demakacinit të organizuar në kohën kur edhe partia e kryeminisrit të tashëm ishte në opozitë.
Ndërsa, nga ana e Listës Serbe 10 deputetet e saj mungonin në sallën e seancave planare të Kuvendit e më parë 3 ministrat e saj në qeveri abstenuan në votimin për Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
“Neni 3” i Projektligjit, pas shtesës së dakorduar dje, ka këtë përmbajtje:
“Pjesë përbërëse të këtij ligji janë:
1.1.Marrëveshja për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, e nënshkruar në Vjenë me datë 26 gusht 2015;
1. 2.Dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror për shënimin e Kufirit Shtetëror si orientim dhe
1.3.Deklarata e përbashkët e Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Presidentit të Malit të Zi, Sh.T.Z. Filip Vujanoviq e datës 16.02.2018.”
Në mbledhjen e paraditës së 20 shkurtit 2018 qeveria mori vendimin për tërheqjen nga procedurat e miratimit në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Procedimi më i ri, me vendimin e mbledhjes së pasditës së 20 shkurtit 2018, i projektligjit për ratifikimin e demarkacionit nga qeveria në Kuvend është i treti.
Procedimi i dytë ishte me vendim të mbledhjes së qeverisë të 4 dhjetorit 2017.
Procedimi i parë ishte në 4 gusht 2016 me vendim të mbledhjes së qeverisë së udhëhequr atëherë nga kryeministri Isa Mustafa me miratim njëzëri të Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror
Por, në 1 shtator 2016, në seancën plenare të Kuvendit, të zhvilluar mes
Më pas, qeveria Mustafa u rrëzua në 10 maj 2017 në seancën e Kuvendit të Kosovës me 78 vota pro mocionit të mosbesimit, 34 kundër e 3 abstenime, derisa në sallë ishin 115 deputetë të parlamentit 120 anëtarësh. Ky votim në Kuvend u pasua me shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare për datën 11 qershor 2017.
Plot tre muaj pas zgjedhjeve, në ditën e parë të punës të qeverisë së
Marrëveshja për Kufirin
Dëshmitarë të nënshkrimit ishin atëherë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç, si dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.