Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë votoi për heqjen e stemës së Republikës së Kosovës nga fleta e votimit për zgjedhjet e 3 nëntorit. /
Propozimin e solli anëtari serb i KQZ-së, Goran Zdravkoviç, i cili po kështu propozoi edhe ndryshimin e përmbajtjes së dokumenteve të tjera, si libri i nënshkrimeve, listën e kandidatëve të subjekteve politike, formën e konfirmimit të kandidatëve, etj.
Votimi i këtyre dokumenteve nxiti reagimin e ashpër të dy anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje dhe Fadil Maloku nga Aleanca Kosova e Re, të cilët u shprehën kundër propozimit duke thënë se ky është një vendim i kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç.
Anëtarët e tjerë të KQZ-së nga radhët e LDK-së dhe PDK-së i kanë përkrahur. Ajo që befasoi ishte kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila në të gjitha votimet ka abstenuar. Për këtë ajo u kritikua nga anëtari i PDK-së, i cili e quajti votën abstenim si të papërgjegjshme.
Pas përfundimit të mbledhjes, kryetarja e KQZ-së Daka ka thënë se ka abstenuar sepse nuk është pjesë e marrëveshjes politike në Bruksel, duke lënë të kuptohet se vendimi për heqjen e stemës, sikurse të tjerat janë vendime politike.
Ajo ka shtuar se, si kryetare e KQZ-së është pjesë e gjyqësorit dhe nuk i takon të përzihet në marrëveshje që i bëjnë partitë politike.
SAMI says
zo dako keni shum tëdrejt meu shqetsue apo mos meu pajtur por fatkeqsisht se kreu politik jan shitur dhe nuk mundeni me vendosur kur jan shitur krejt kreu politik mekeq ardhje se nukan dinjitet e as baz e as vizijon KOMBTARE kjo ësht shkatrimi i KOMBIT dhe i trojeve KOMBTARE shkelja e gjakut të derdhur .